Aktualitet

Thyen traun dhe bllokuan rrugën, përplasje mes banorëve të Astirit dhe policisë në Komisariatin nr 6

7 Maj 2019, 11:37 Nga DOSJA
Thyen traun dhe bllokuan rrugën, përplasje mes banorëve të

Tiranë- Banorët e Astriti pasi disa orë rezistence, u nisën drejt Komisariatit numër 6  në mbrojtje të të arrestuarve nga protesta e sotme.

Dosja.al mëson se tashmë ata janë në Komisariatin nr 6 në Tiranë dhe aty ka një  përplasje mes banorëve  dhe efektivëve të policisë.

Banorët kanë bllokuar rrugën dhe kanë thyer traun te hyrja e këtij Komisariati duke tentuar të futen në ambientet e këtij institucioni. Ata nuk janë lejuar nga policia, e cila me forcë i ka larguar banorët nga oborri i Komisariatit.

Banorët shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë që banesat e tyre të shemben. Mes tyre  të arrestuarve është edhe ish-deputeti Klevis Balliu.(lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët para komisariatit klevis balliu protesta te astiri banorët para komisariatit klevis balliu protesta te astiri

Sondazh

Poll