Aktualitet

Ra në detyrë në Letoni, Petro Koci ngushëllon babain e Zarifes: Deri dje ishte bija jote

7 Maj 2019, 11:31 Nga DOSJA
Ra në detyrë në Letoni, Petro Koci ngushëllon babain e

Tiranë- Ditën e djeshme, ka humbur jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj në Letoni. Ajo ishte  pjesë e ekipit të Forcave të Armatosura dhe misionit të NATO-s në Letoni. 32-vjeçarja u dëmtua për shkak të shpërthimit të minës, ndërsa dy ushtarakë të tjerë shqiptarë u plagosën. (Lexo këtu)

Petro Koçi ka shkuar në familjen e vajzës së ndjerë,  Zarife Hasanajt dhe ka shprehur ngushëllimet e tij.  Koçi tregon se ka ngushëlluar  babain dhe familjarët e saj dhe shprehet se tashmë Zarife Hasanaj është bija e çdo shqiptari.

Reagimi i plotë:

Ne familjen Hasanaj:
I dashur Muharrem,
ju i dhate altarit te Deshmoreve te Atdheut nje zane trimereshe tropojane!
Shqiperia i dha altarit te deshmoreve te NATO s nje ushtarake dinjitoze kuqezi!
Deri dje Zarifja ishte bija jote, nga dje ajo eshte bija e cdo shqiptari!
Shqiperia do i beje nderet me te larta deshmores se Forcave tona te Armatosura!
Ajo do te jete flamuri i kurajos e trimerise per cdo ushtarak te Republikes tone kudo ku i ngarkon misioni dhe detyra!

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet petro koçi ushtarakja e vrarë zarife hasanaj petro koçi ushtarakja e vrarë zarife hasanaj

Sondazh

Poll