Aktualitet

Detaje të reja nga ‘Brezi i Gjelbër’/ Kush është kreu i grupit të drogës dhe bashkëpunëtorët e ngushtë

7 Maj 2019, 13:25 Nga DOSJA
Detaje të reja nga ‘Brezi i Gjelbër’/ Kush është

SARANDË– Zbulohen detaje të reja nga operacioni “Brezi i Gjelbër”, ku 61 persona ranë në prangat e policisë. Kreu i bandës së drogës mësohet se është Kledi Sadushi që njihet me nofkën “Kosta”. (Lexo këtu)

“Kosta” kishte disa muaj që ishte liruar nga burgu në Greqi, ku ishte dënuar për trafik droge dhe ishte deportuar në Shqipëri nga organet e drejtësisë Helene.

Pas kthimit nga Greqia, Sadushi është marrë me tregti të drogës dhe trafikimit të saj në vendin fqinjë përmes kufirit të gjelbër.

Mësohet se Sadushi ishte personi që siguronte drogën në qytete, ndërsa mbante kontakte me dy të arrestuarit e tjerë në Sarandë Adrian Xhibron, futbollistin e ekipit “Delvina” dhe Florenc Llanajn, zv/drejtorin e spitalit të Sarandës. Më pas Llanaj dhe Xhibro gjenin personat të cilët do trafikonin drogën.

Një ditë para arrestimit të tij, “Kosta” kishte udhëtuar për në qytetin e Fushë Krujës për të marrë drogë, të cilën do ta trafikonte për në Greqi. 

Operacioni “Brezi i Gjelbër” u finalizua me 61 të arrestuar. Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës, nga Shqipëria drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbët. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përshëndetur operacionin duke u zotuar për vazhdimin e luftës kundër krimit të organizuar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet kledi sadushi kledi sadushi operacioni brezi i gjelbër arrestohet kledi sadushi kledi sadushi operacioni brezi i gjelbër

Sondazh

Poll