Aktualitet

U përplas nga një makinë mëngjesin e sotëm, humb jetën 65-vjeçari në Vlorë

7 Maj 2019, 10:00 Nga DOSJA
U përplas nga një makinë mëngjesin e sotëm, humb

Vlorë-Mëngjesin e sotëm ndodhi një aksident në rrugën Trans-ballkanike në Vlorë. Dosja.al mëson se një makinë përplasi një person që ishte duke ecur me biçikletë.

Menjëherë para aksidentit drejtuesi i biçikletës u dërgua në spital por pas disa orësh në kujdesin  e mjekëve ai humbi jetën. Mësohet se viktma është Agim. S, 65-vjeç.

Pas aksidentit shoferi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është në kërkim të shoferit të makinës.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Më datë 07.05.2019, në orën 13:58 njoftohemi se në Spitalin Rajonal Vlorë ka ndërruar jetë shtetasi A.S., 66 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në lagjen “24 Maji” dhe është goditur aksidentalisht nga automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin A.Ç., 52 vjeç, banues në Vlorë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e policisë për veprime të mëtejshme.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore makina përplas qytetarin aksident ne vlore makina përplas qytetarin

Sondazh

Poll