Aktualitet

Klement Balili trafikoi drogë, gjykata e nxjerr fajtor, ‘Eskobari’ dënohet me 10 vite burg (VD)

7 Maj 2019, 12:44 Nga DOSJA
Klement Balili trafikoi drogë, gjykata e nxjerr fajtor,

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë sot vendimin përfundimtar për Klement Balilin, i cili njihej ndryshe dhe si “Eskobari i Ballkanit”. Ai është dënuar me 10 vite burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Kjo do të thotë se dënimi ka qenë 15 vite, por 1/3-a e tij  ulet për shkak të gjykim me procedurë të shkurtuar dhe të përshpejtuar.  

Seanca zgjati gati dy orë dhe ka shkuar e qetë. Gjykata e shpalli fajtor Balilin, për të 4 akuzat e ngritura nga Prokuroria. Konkretisht, për trafikim të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit kriminal,  u dënua me 14 vite. Për grup kriminal me 2 vite e 6 muaj. Për refuzimin për të deklaruar pasurinë me 6 muaj dhe për pastrim parash me 5 vite.

Prokuroria ka lexuar relacionin dhe pretendimet e saj për këtë çështje, por për avokatin e “Eskobarit”, Theodhori Sollaku, akuzat e Prokurorisë nuk qëndrojnë. Mbrojtja e Balilit pretendoi pafajësi, ndërsa shtoi se edhe provat e vetme të prokurorisë, që ishin përgjimet, nuk vërtetonin që Balili është pjesë e grupit kriminal.

Avokati ka thënë se klienti i tij nuk ka mbajtur kurrë numër grek dhe nuk është ai pjesë e përgjigmeve, por ashtu ai ka kërkuar dhe ekspertizën e zërit në telefona, por kërkesat e tij nuk janë marrë parasysh.

Në fund ka qenë gjykata ajo që ka vendosur, e cila pasi dëgjoi pretendimet e të dy palëve ka vendosur që Balili të dënohet me 10 vite burgim. Në seancë ka qenë i pranishëm dhe Balili dhe familjarët e tij, të cilët nuk preferuan që të japin komente për mediet.

Hetimet për Klement Balilin, kanë nisur që në vitin 2016, ku ai ra në rrjetën e përgjimeve gjatë transportimit të një sasie të madhe droge në një ishull të Greqisë, Zakinthos.

Pas më shumë se tre vitesh në kërkim, Balili u vetëdorëzua mëngjesin e 15 janarit në Policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati. Sipas prokurorisë, Balili dyshohet se ka qenë një nga financuesit, ndërsa autoritetet greke nxorrën përfshirjen e tij në trafikimin e një sasie prej 700 kilogramësh kanabis sativa nga Saranda drejt ishullit Zakinthos në Greqi.

Po kush është Klement Balili?

Klement Balili ka qenë për 2 vite Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës në 2016, emëruar nga LSI-ja.

Pikërisht në këtë vit nisi edhe historia. Mediat greke në 2016 pohuan se një sasi prej 700 kilogramë Cannabis Sativa që u sekuestrua asokohe në vendin helen i përkiste Kelment Balilit, të cilin e quajtën edhe “Escobari i Ballkanit”. Hetimi ndaj Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke.

Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe nga policia shqiptare. Balili të vetmen dalje publike e ka në 2016 duke mohuar akuzat e drejtësisë greke më pas u arratis, pasi u shpall në kërkim.

Ai është pronar i disa bizneseve duke filluar nga “Santa Quaranta” në Sarandë, hotel Olivia në bregdetin e Butrintit, ndërkohë që së bashku me vëllezërit e tij ka qenë pronar i shoqërisë së sigurisë private “Balili shpk” në qarkun e Vlorës dhe disa bizneseve të tjera. Për arrestimin e Balilit nuk kanë munguar dhe qëndrimet e selive diplomatike. Ish-ambasadori amerikan Donald Lu gjatë mandatit që shërbeu në Shqipëri e cilësoi “peshk i madh”.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 10 vite burg per eskobarin denohet eskobari eskobari i ballkanit kelment balili theodhori sollaku 10 vite burg per eskobarin denohet eskobari eskobari i ballkanit kelment balili theodhori sollaku

Sondazh

Poll