Aktualitet

Vrau tetë pjesëtarët e familjes, shtyhet gjyqi për mostrën e Selenicës

7 Maj 2019, 11:54 Nga DOSJA
Vrau tetë pjesëtarët e familjes, shtyhet gjyqi për

VLORË- Është shtyrë për të disatën herë seanca gjyqësore kundër Ritvan Zykajt, të riut që vrau 8 persona verën e kaluar në Selenicë. Shkak për shtyrje të seancës është bërë mosformatimi i trupit gjykues.

Edhe pse Zykaj është dërguar në Gjykatë me forca të shumta policie, ai nuk është futur në sallë pasi është njoftuar se gjyqi ndaj tij do të shtyhej. Ndërsa mësohet se seanca e radhës është vendosur që të mbahet në 4 qershor.

Për të ndjekur gjyqin i pranishëm sot ishte dhe gjyshi i Zykaj, i cili nuk ka preferuar që të flasë shumë për mediat. Fjalët e vemte të tij ishin: Nuk e dimë ku kanë shkuar familjaret e tjerë. Dhe nuk e dimë pse na sjellin në gjykatë. Të marr denimin qëmeriton. Nuk e kemi takuar dhe nuk kemi pse ta takojmë. Na mbylli dyert, nuk kemi pse ta takojmë. Këto kanë qenë fjalët e gjyshit i cili është i vetmi që ka mbetur në fshatin Resulaj aty ku ndodhi dhe masakra me 8 viktima.

Masakra e Selenicës ndodhi në datë 10 shkurt në fshatin Resulaj të Selenices,ndersa Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë persona, nga të cilët dy të mitur. Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç ; Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit); Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47-vjeç (bashkëshorte e Azemit), ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt.

Me viktimat, autori i masakrës kishte lidhje të ngushta familjare. Në dëshminë e tij, Zykaj ka deklaruar kushërinjtë i vrau sepse e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave. Pasi kreu masakrën, Zykaj u arratis në fshat duke u kapur nga policia vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 8 te vrare ne selenice gjyqi kunder ritvan zykajt masakra e selenices ritvan zykaj 8 te vrare ne selenice gjyqi kunder ritvan zykajt masakra e selenices ritvan zykaj

Sondazh

Poll