Aktualitet

Unaza e Re/ PD denoncon dhunimin e qytetarit, dëshmia: 3 policë më bllokuan, na hodhën 2 bombola me gaz

7 Maj 2019, 12:53 Nga DOSJA
Unaza e Re/ PD denoncon dhunimin e qytetarit, dëshmia: 3 policë

TIRANË- Partia Demokratike ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj një qytetari, banor i Astirit, i cili po protestonte në mënyrë paqësore kundër pranisë së kryeministrit Rama në një biznes aty pranë.

Në një video të shpërndarë nga PD, protestuesi Astrit Sadikaj, i cili ndodhet në spital, tregon sesi u dhunua rëndë nga policia me gaz djegës dhe lotsjellës.

Na kishte ardhur kryeministri aty për të bërë presione. Ne ishim të gjithë në protestë paqësore për të mbrojtur pronat tona, nga një projekt korruptiv. Policia ishte jashtëzakonisht e dhunshme, Ata vepruan mbi ne në mënyrë barbare. Unë personalisht doja ti qetësoja. U thashë ne po dalim nga rruga. Mbi 2 bombola gazi kanë shkarkuar mbi ne”, tregoi i dhunuari, Astrit Sadikaj.

Partia Demokratike ka qenë gjithmonë në mbështetje të këtyre banorëve, të cilët prej disa muajsh po protestojnë për prishjen e banesave të tyre, të cilat preken nga projekti i ri.

Denoncimi i Partisë Demokratike:

Forca të shumta policore ushtruan sot dhunë të pajustifikuar mbi banorët e Unazës së Re, që po protestonin paqësisht kundër pranisë së Edi Ramës në një biznes aty pranë.

 Në video është dëshmia tronditëse e protestuesit Astrit Sadikaj, i dhunuar rëndë nga policia me gaz djegës dhe lotsjellës. Astriti është një nga banorët që proteston me muaj të tërë kundër projektit korruptiv të Unazës së Re që prish pa shpërblim shtëpinë e tij dhe të rreth 2 mijë banorëve të tjerë. Astriti tregon se ka shkuar pranë forcave të policisë për të qetësuar situatën, duke i thënë se qëllimi tyre është të protestojnë në paqe dhe të largohen në paqe. Astriti tregon se 3 policë i janë hedhur për ta bllokuar, ndër 2 të tjerë të FNSH i kanë zbrazur 2 bombola me gaz derisa ka humbur ndjenjat.

 Aktualisht, ai ndodhet në repartin e djegies në QSUT, pasi ka djegie të rënda në kokë, shpatulla dhe këmbë. Albana Vokshi e vizitoi Astrit Sadikaj në spital dhe i mori dëshminë e dhunës policore.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit sadikaj denoncimi i pd dhunohet qytetari unaza e re astrit sadikaj denoncimi i pd dhunohet qytetari unaza e re

Sondazh

Poll