Aktualitet

U arrestua si pjesë e grupit kriminal, zv.drejtori i Spitalit të Sarandës është djali i ish-deputetit të PS

7 Maj 2019, 12:41 Nga DOSJA
U arrestua si pjesë e grupit kriminal, zv.drejtori i Spitalit të

SARANDË- Policia ka shkatërruar sot një grup kirminal në Sarandë, ku mes të arrestuarve ishte dhe zv. Drejtori i Spitalit. Florenc Llanaj, që ishte pjesë e grupit që merrej me trafikuin e drogës ësthë dhe djali i ish-deputetit të PS, Astrit Llanaj.

Florenc Llanaj prej vitit 2012 ka punuar si financier në Bashkinë e Sarandës në sektorin e arsimit. Ka kandiduar 2 herë për kryetar të FRESSH në Sarandë, por nuk ka arritur që të fitojë. Më tej mësohet se ai ka mbaruar për ekonomi në Fakultetin e Tiranës. Babai i tij Astrit Llanaj ka qenë themelues i Partisë Socialiste në Sarandë dhe deputet në vitet 1997-2001. Aktualisht Florenc Llanaj mbante postin e zv.drejtorit të spitalit në Sarandë.

Ende nuk është përcaktuar roli i tij, por nga hetimet e kryera në 10 muaj në bashkëpunim me autoritetet greke, zv/drejtori i spitalit dyshohet së është zbuluar nga biseda telefonike të cilat janë përgjuar nga Prokuroria për Krime të Rënda.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit llanaj florenc llanaj mega operacioni policia sarande astrit llanaj florenc llanaj mega operacioni policia sarande

Sondazh

Poll