Aktualitet

Përplasje mes banorëve dhe policisë te Astiri, thyhet trau i komisariatit nr 6., disa të shoqëruar

7 Maj 2019, 08:34 Nga DOSJA
Përplasje mes banorëve dhe policisë te Astiri, thyhet trau i

TIRANE- Banorët e “Unazës së Re” janë në ngritur sot në protestë dhe kanë bllokuar aksin rrugor në Astir në të dyja anët. Një përplasje ka ndodhur mes banorëve dhe policisë që kërkonte lirimin e rrugës.

Disa prej tyre janë shoqëruar me forcë në polici, mes tyre edhe ish- deputeti Klevis Balliu, i cili ka ndërhyrë që policia te mos shoqërojë banorët.

Pas këtyre shoqërimeve banorët kanë shkuar në Komisariatin nr 6 dhe kanë thyer traun në këtë institucion duke tentuar të futen brenda tij. Aty janë përplasur me policinë, pasi kjo e fundit nuk i ka lejuar. Banorët pretendojnë se ndaj tyre është përdorur një lloj gazi.

Përplasja mes banorëve dhe policisë ka ndodhur sot, ndërkohë që ata kanë dalë në protestë ndryshe nga ditët e tjera, pasi kishin informacion se në këtë rrugë do të kalonte kryeministri Edi Rama.

Që prej ditës së shtunë kanë nisur punimet për të realizuar projektin e “Unazës së Re” dhe brenda javës pritet të nisë e shembja e banesave që preken nga projekti. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër qeveria, ka ofruar shpërblim vetëm për banesat e legalizuara, duke përjashtuar shumë banorë të tjerë që mund të jenë edhe në proces e sipër.

(f.g/j.v/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta te astiri shembja e banesave te astiri shoqërohet klevis balliu protesta te astiri shembja e banesave te astiri shoqërohet klevis balliu

Sondazh

Poll