LIVE UPDATES
Editorial

Ndikimi i Rusisë në ashpërsimin e krizës energjitike

16 Tetor 2021, 11:40 Nga DOSJA
Ndikimi i Rusisë në ashpërsimin e krizës energjitike

RUSI– Në fillim dukej si një fushatë publicitare. “Ata që në Evropë ishin dakord të lidhnin me ne marrëveshje afatgjata, mund të fërkojnë duart tani dhe të brohorasin”, u shpreh presidenti Putin. “Ata që me ne nënshkruan marrëveshje afatgjata mund të shijojnë tani çmimet“, përsëriti gati fjalë për fjalë zëvendesdrejtuesja e Gazpromit, Elena Burmistrova.

Moska u bie daulleve për marrëveshje afatgjata

Prej javësh Moska po dërgon një sinjal pa ekuivoke në drejtim të Evropës. Lidhni marrëveshje afatgjata me Gazpromin, pra Rusinë, për furnizimet me gaz, dhe nuk keni pse të shqetësoheni për gaz apo ngrohje. Kjo para një krize të pashembullt në tregun e gazit në Europë. Muajt e fundit çmimi është shumëfishuar, në fillim të tetorit madje çmimi i gazit arriti dhjetëfishin e çmimit mesatar të vitit 2020. Ekspertë të ndryshëm të politikës, mediat, politikanët në perëndim kanë dyshimin, se Gazprom e ka ashpërsuar me qëllim mungesën e energjisë në Evropë, për të rritur presionin ndaj Gjermanisë dhe BE-së me qëllim që të marrë një leje më të shpejtë për gazsjellësin Nord Stream 2, madje për të dyja drejtimet, gjë që ka nevojë që BE të bëjë përjashtime në ligjet e saj. Për këtë Putini u ra daulleve fort edhe në hapjen e Javës Energjetike në Rusi( 13.10.)

Sidomos pas kësaj daljeje publike të Putinit të forcohet përshtypja, se Moska po ndjek një qëllim të dytë strategjik. Për këtë të flet edhe këmbëngulja e vazhdueshme me të cilën përfaqësues të lartë rusë, media zyrtare ruse apo multiplikatorë jo zyrtarë në mediat sociale lëvdojnë praktikën e dikurshme të marrëveshjeve afatgjata të furnizimit. Kështu vendet e BE do të largoheshin nga praktia e tregtisë në bursa me gazin.

Kritika e Putinit ndaj Komisionit Europian

Tonin dhe drejtimin e ka përcaktuar Putini, që asnjëherë nuk ka bërë përpjekje ta fshehë, se politikën e Gazpromit e bën ai. “Ishin ata të ‘mençurit’ nga mandati i mëparshëm i Komisionit Evropian që e lidhën çmimin e gazit me tregun, dhe ja ku e kemi tani rezultatin”, ironizoi Putiin në një konferencë shtypi që në shtator. Një muaj më vonë, kur çmimi kishte arritur gati 2000 dollarë, kreu i Kremlinit e përsëriti kritikën. “Në të vërtetë ishin ekspertët nga Komisioni i mëparshëm Europian, sidomos ekspertët britanikë, që bënë propozimin ta tregtonin gazin në bursë, e lançuan këtë ide dhe e zbatuan”. Sipas Putinit, tani pas Brexitit faturën e paguajnë konsumatorët në Europën kontinentale. Të njëjtën kritikë e përsëriti ambasadori rus në BE, Vladimir Tshishov në një intervistë për “Financial Times”. Marrëveshjet afatgjata me Rusinë, sipas diplomatit, garantojnë siguri furnizimi, sasi të stabilizuara të gazit dhe çmimet, “por erdhi Brukseli me idenë që të ndryshojë sistemin”. Sipas Tshishov ne e dimë që “rregullat e tregut në disa situata janë të vlefshme, por për situata të tjera tërësisht të pavlefshme.”

Pse ky kolaps në tregjet e gazit?

Por shtrohet pyetja, pse tregtia me gazin në bursë, kaq shumë e kritikuar nga Moska, funksionoi kaq vite pa probleme, dhe pikërisht këtë verë ekuilibri u prish e në shtator në tetor praktikisht pësoi kolaps. Mungesa akute e gazit në Europë ka disa arsye, ky është mendimi i njëzëshëm i ekspertëve. Ndër të tjera përmendet mosmbushja sa duhet e rezervave të gazit pas dimrit të ftohtë 2020/2021, furnizimi me preferencë i Azisë me gaz, ku paguhen çmime më të larta, një konsum më i madh i gazit për prodhimin e rrymës elektrike për shkak të mungesës së erës për muaj me radhë dhe punime të zgjatura riparimi në gazsjellësit norvegjezë.

Por pse atëherë në këtë situatë Rusia nuk i ka dalë zot përgjegjësisë si lidere furnizuese e gazit e BE me rreth 40%? Gazprom mund ta kishte rritur sasinë e furnizimit në tregun europian për shkak të rritjes së kërkesës dhe kështu të fitonte shuma marramendëse,

Gazprom heq dorë nga fitimet shtesë

Ndaj këtij aspekti tërheq vëmendjen eksperti kritik rus i Kremlinit, Mihail Krutichin në një intervistë me gazetën “Novaja Gazeta”. “Në vend të përdorë rritjen e çmimeve për të arritur fitime më të mëdha nga shitjet e gazit me çmime të larta, Gazpromi vendosi të ndalë plotësisht tregtinë në tregjet e përditshme elektronike dhe se në tremujorin e katërt dhe vitin e ardhshëm nuk do të ofrojë më sasi shtesë të gazit në tregjet elektronike të gazit.

Krutichin e krahason këtë taktië me metodën – puno sipas rregullores: të gjitha detyrimet nga kontratat e nënshkruara përmbushen, por Europa nuk merr më sasi shtesë të gazit. Ai shikon pas kësaj taktike motive politike. Edhe korrespondenti në Moskë i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Friedrich Schmidt është i këtij mendimi. Nën titullin “Dorëheqje e çuditshme nga paratë”, ai analizon, se sjellja e Rusisë në krizën e gazit, “i vë para enigmave analistët e ekonomisë”: Gazprom përmbush detyrimet kontraktore anfatgjata, por nuk e kap shansin të fitojë më shumë para për të zgjeruar bizneset në tregjet elektronikë. Njohësi i Rusisë është i mendimit, se Gazpromi zbaton urdhërat e Kremlinit.

Goditje ndaj Green Deal të BE

A ka të bëjë mungesa e gazit aktualisht dhe bojkotimi prej Gazpromit i tregut të bursës europiane, me faktin që Kremlini po e përdor këtë moment që të thajë tregun e gazit për të diskredituar BE? A është kjo llogaria e Moskës? Kush e dëgjoi Putinin këtë javë në hapjen e Javës Energjitike, i është bërë e qartë, se njoftimet se Rusia do të rrisë furnizimet me gaz për Europën, janë të përshpejtuara. Putini nuk foli për tregun europian të gazit, por “partnerët tanë”. Që do të thotë, për gaz shtesë mund të shpresojnë nënshkruesit e marrëveshjeve afatgjata. Kjo nuk është më fushatë publicitare, kjo duket më shumë si presion. Një sukses Gazpromi mund ta paraqesë që tani: Së fundmi Hungaria nënshkroi një marrëveshje 15 vjeçare me koncernin shtetëror rus. Nëse edhe shtete të tjera të BE rikthehen tek marrëveshjet afatgjata me Gazprom, atëherë kjo do ta çimentonte me vite pozicionin dominues rus në tregun europian të gazit dhe energjisë, dhe konkurrentët e gazit të lëngshëm nuk do të ishin më tërheqës.

Në të njëjtën kohë marrëveshje të tilla afatgjata godasin Green Deal të BE, planin ambicioz të uljes së emetimeve të gazit dhe përpjekjet e BE për mbrojtjen e klimës. Sepse vendet e BE do duhej që deri nga mesi ose fundi i viteve 30-të të importonin sasi të mëdha gazi në BE, kjo kur energjitë e rigjenerueshme do duhej të merrnin hov në këtë dekadë. Por ndoshta Moska do të arrijë pikërisht këtë./DW/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Editorial Editorial Elena Burmistrova Gazprom rritja e cmimit te gazit vladimir putin Elena Burmistrova Gazprom rritja e cmimit te gazit vladimir putin

Sondazh

Poll

Editorial 15 Tetor 2021, 12:08

Edmond, një histori moderne e heroit klasik

Është fundi i shekullit XIX. Një poet francez, Edmond Rostand, ndjek i dëshpëruar dështimin e pjesës së tij të fundit, përpara se të shkojë duarbosh dhe i ...

Editorial 15 Tetor 2021, 11:48

Për një opozitë post-berishiste

Dy elementet bazë të opozitarizmit berishist janë denoncimi hiperbolik dhe agresiviteti, që nga ai verbal deri tek ai fizik. Denoncimet e Berishës ndaj kundërsh...

Editorial 14 Tetor 2021, 11:04

Dinjitetin nga qesharakja e ndan vetëm një hap

Unë, ashtu si dhe pjesa më e madhe e njerëzve në botë, kam përçmim për Hitlerin, përçmim ky i cili pjesën më të madhe të kohës kalon në urrejtje, ...

Editorial 12 Tetor 2021, 08:07

Nevoja e pavarësisë energjetike

Nga Blendi KajsiuTIRANE– Në një dalje publike të pro gramuar për të qetësuar Kryeministrin dhe çoroditur qytetarët, Rama na paralajmëroi për një kr...

Editorial 10 Tetor 2021, 08:02

Gjarpëri në ato grika, kollaj s’të qasej e liga

Kryeministri ynë, në një hark kohor shumë të shkurtër na është shfaqur herë si baba Vanga kur del për të na njoftojë katastrofën energjetike dhe krizën e jashtë...

Motori 'zbor' në Tiranë, policia bihet nga pas, arrestohet i riu që e drejtonte

Motori 'zbor' në Tiranë, policia bihet nga pas, arrestohet i riu që e drejtonte

DEBAT në Kuvend! Dhimitri shkon pa shifra, Çupi: S’jemi në orë mësimi këtu, të drejtojmë gishtin

Droni i Policisë kap “mat” shkelësit e qarkullimit, ja sa do gjobiten

Rama feston 58-vjetorin e lindjes, suprizohet nga zv/Presidenti i Hagës, dhurata mbetet mister

"S'i kam të shkruara si ti", Mziu përplaset me Denajn, socialiste: S'matesh me mua

Salianji: Xhafajt s'iu hetua pasuria, Geronin do e denoncoja miliona herë nëse do kisha mundësi

I gjithë grupi i Berishës në mbështetje të tij, Salianji: S'ftova njeri se s'po shkoja në dasmë

Tentoi të vriste vëllanë për plazhin në Radhimë, momenti i arrestimit të autorit

A do shkojë në burg Salianji? Deputeti: S’hidhem dot përpjetë, respektoj vendimin

Marrja e vendimit në Apel u shty, Salianji: Kam dorëzuar të gjitha provat

E gjithë PD-ja në mbështetje të Salianjit, pamjet brenda sallës së gjyqit, 10 deputetë futen brenda

PD në Gjykatë

Rezoluta e KLP/ Bardhi: Duhet pjesa me rekomandimet e papërmbushura. Bushka: Disa s'kanë justifikim

Salianji mbërrin në Gjykatë, e shoqëron Flamur Noka, Luçiano Boçi e Luan Baçi

Përplasje me armë për pronësinë e plazhit në Radhimë, vëllai qëllon të vëllanë

Të shtënat në Radhimë, turisti norvegjez: Dëgjuam krisma e ia futëm vrapit

'Alarm i madh për KLP'/Bojkoti i avokatëve, Alibeaj:Po i hapet dera kriminelëve të dalin nga burgjet

'KLP nuk zbaton rekomandimet'/ Majko me kritika: Situatë e rrallë, parlamenti të jetë i vetëdijshëm

Rezoluta e KLP për 2021, Sula: Ka problematika, për të ardhur keq, vetëm 4 detyra janë përmbushur

Komisioni i ligjeve/ Rezoluta e SPAK, Majko: Pse votuat kundër?. Opozita: S'na pëlqeu

“Babale”/ Berisha: Gjermeni, Sadushi, Veliu dhe agjentë të SHISH të përfshirë

Berisha: Rama dëshiron t'i marrë mandatin Salianjit, delinkuenti Geron Xhafa vijon trafikun e drogës

I shpallur në kërkim për trafik emigrantësh, arrestohet 26-vjeçari

Kryemadhi:LSI është e ftuar! Kush ndihet i vjedhur nga 'hajduti i gjatë' ka arsye për të protestuar

Meta në krye të LSI-së? Kryemadhi: S'ka garë mes nesh, jam fajtore për djegien e mandateve

'Skemë evazioni fiskal'/ Kryemadhi: Do hetojmë “Open Balkan”, bëhet në kurriz të shqiptarëve

Cilat janë kompanitë që bëjnë evazion fiskal? Kryemadhi: Marrin tendera me 99.99% të vlerës

Mjetin e mbushur me kallashnikovë, municion luftarakë e dylbi, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Dje u inagurua, ‘fluturojnë’ 8 patenta në aksin 108 milionë eurosh Kardhiq-Delvinë, gjobiten

Rama inaguron tunelin, nëna e kap e puth: O i miri i Shqipwrisë!

Spektakli i fundjavës, Artan Lame legalizon … një pallat

Kardhiq-Delvinë, Rama pritet me iso, grupi i dedikon këngë: E hapi Damiani e Balluku

Sistemi i drejtësisë, Xhafaj: Ka probleme me menaxhimin e tyre, ka 5 shqetësime në draft

Takimi me Biden, Rama: I kërkova të organizonim diçka së bashku për 100-vjetorin, mbase dhe s'bëhet

Amnistia fiskale, Rama: Baza janë kursime nga puna në të zezë, prokurorët i mbajnë peng

Në krah ka Xhaçkën, Rama i mburr kolegun: Bujar Osmani është super, sa do doja ta kishim në qeveri

Rama jep LAJMIN: Do i pyesim shqiptarët, mbase e duan kanabisin edhe për përdorimin personal

Harta e gjyqësorit, Rama:Është ajo dhe nuk ndryshon. E dini se me qeverinë time s'zgjidhen me bojkot

A do të ketë një paketë të dytë të rezistencës sociale? Rama: Qëllimi është mos të rrisim dritat

2% për NATO-n, Rama: Ne ku të marrim, do investojmë aq sa kemi...

Pasurinë me bashkëshortin e ka të përbashkët? Xhaçka 'mbron' resortin e të shoqit

Largimi i 220 mijë shqiptarëve,Rama kalon fajin tek "Saliu":Hija e një të vdekuri torolis Shqipërinë

Burri i Xhaçkës, investitor strategjik, Rama e justifikon: Në këtë vend dalim të gjithë të afërm

Gjuha e ashpër me Bullgarinë, Rama: Më dëgjuan me respekt...

Burrin e ka investitor strategjik, PD do t'i heqë mandatin/ Rama del me Xhaçkën:S'shoh asnjë problem

Rama tregon rolin e Macron: Ai ka ndjekur 48 orë rresht, pa pushim, diskutimet

Rama: Porti i ri i Durrësit do ketë një bazë ushtarake të NATO-s, vlerë strategjike për Shqipërinë

Samiti i NATO-s, Rama: Fola për Serbinë dhe Kosovën

Çelja e negociatave, Berisha: Nëse ndodh, do ishte frymëzimi i madh për protestën e PD

Legalizimi i kanabisit mjekësor, Berisha kundër: Krim, krim dhe vetëm krim!