LIVE UPDATES
Editorial

“Kriza energjitike” nisi më herët nga sa e lajmëroi kryeministri/ “Open Data”: Çmimi për blerjen e energjisë, më

8 Tetor 2021, 14:58 Nga DOSJA

“Open Data Albania” ka hulumtuar mbi çmimin, sasinë dhe vlerën e shitjes dhe blerjes së energjisë elektrike në Shqipëri përgjatë pesë viteve të fundit, 2015-2020. Për 2020-ën janë prodhuar në total 5 314 811 MËh energji elektrike, apo 2% më shumë krahasuar me vitin 2019. Sipas llojit, prodhimi më i madh i energjisë elektrike vjen si rezultat i burimeve hidrike rreth 99% dhe vetëm 1% e energjisë elektrike prodhohet nga burime të tjera të rinovueshme.

Pavarësisht rritjes së kapaciteteve prodhuese, viti 2020 konsiderohet si vit jo i mirë hidrologjik, pasi prodhimi total i këtij viti rezulton rreth 15% më pak se prodhimi mesatar i energjisë elektrike në periudhën 2015-2020. Kjo situatë ndikon importin dhe eksportin e energjisë elektrike.

Gjatë vitit 2020 janë eksportuar rreth 25% më shumë sasi bruto GËh energji elektrike nga Shqipëria në vende të tjera krahasuar me vitin 2019. Njëkohësisht importi bruto (energji në marrje) shënoi vlerën 3.239 GËh apo 2% më shumë krahasuar me vitin 2019. Si rezultat, shkëmbimi i energjisë elektrike që jepet si diferencë mes eksportit dhe importit bruto të energjisë ka pësuar rritje me 5.4% krahasuar me vitin 2019, megjithatë ende rezultati i bilancit tregtar të energjisë elektrike mbetet në vlera negative apo situatë deficiti për vitin 2020.

Për vitin 2020 eksporti i energjisë elektrike shënoi vlerën 13 776 000 euro, ndërsa importi i energjisë elektrike arrit vlerën 69 146 000 euro. Me këto të dhëna zyrtare të publikuara nga INSTAT, ERE, Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë, po të vlerësojmë çmimin në blerje dhe çmimin në shitje të energjisë elektrike, rezulton se Shqipëria ka shitur energji elektrike me çmimin mesatar 14.3 euro/MWh dhe ka blerë energji me çmimin mesatar 21.35 euro/MWh. Pra për vitin 2020 çmimi i blerjes së energjisë elektrike ka qenë më i lartë se çmimi i shitjes së energjisë elektrike për MWh.

Po t’i referohemi grafikut të mëposhtëm, për periudhën 2015-2020, çmimi mesatar në eksport i energjisë elektrike ka qenë jo i qëndrueshëm dhe në vitin 2020 ka pësuar rënie. Ndërsa çmimi mesatar në import të energjisë elektrike në vitet e fundit ka pësuar luhatje të vogla, megjithatë për vitin 2020 ka pasur rritje dhe ka qenë më i lartë se çmimi i eksportit.

Sipas destinacionit, vihet re se vendet në të cilat Shqipëria ka eksportuar energji elektrike janë Serbia, Sllovenia dhe Greqia. Për vitin 2020 Serbia zë një përqindje prej 64% të vlerës totale të eksporteve, apo rreth 8.9 milionë euro, ndjekur më pas nga Sllovenia me një përqindje prej 22.2%, apo rreth 3 milionë euro, dhe Greqia me vlerë totale prej 1.9 milionë eurosh, apo 13.7% të vlerës totale të eksporteve. Ndërsa sa i përket importit të energjisë elektrike, vendet prej të cilave Shqipëria ka marrë energji janë Serbia, Greqia, Sllovenia dhe Republika Çeke.

Edhe në rastin e marrjes së energjisë elektrike, partneri kryesor i Shqipërisë mbetet Serbia me rreth 56.5 milionë euro, apo 82% të totalit të vlerës së importeve, ndjekur më pas nga Greqia me 5.9 milionë euro, apo 9% e totalit të importeve në vlerë; Sllovenia me 4.6 milionë euro (pra 7% e totalit) dhe në fund Republika Çeke me vlerë importesh 2.15 milionë euro, apo rreth 3% e totalit.

Një diferencë e theksuar vihet re edhe në tarifën e energjisë elektrike që paguajnë klientët familjarë dhe klientët jofamiljarë.

Te klientët familjarë përfshihen ata konsumatorë që kanë një konsum vjetor të energjisë mes 2500- 5000 kËh. Ndërsa klientë jofamiljarë konsiderohen konsumatorët që konsumojnë mes 500-2000 MËh. Në një grafik, “Open data” paraqet çmimet e energjisë elektrike para taksimit (TVSH-së) për klientët familjarë për vitin 2020 në vendet e rajonit. Çmimi mesatar i energjisë elektrike për klientët familjarë për vendet e rajonit është 10.36 lekë/kËh, ndërsa çmimi mesatar i energjisë elektrike për klientët familjarë për vendet e Bashkimit Europian është 15.49 lekë/kWh.

Vihet re se Shqipëria ka çmimin mesatar vjetor të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë më të lartë se vendet e rajonit, me rreth 11.96 lekë/kËh, ndjekur nga Mali i Zi me 9.88 lekë/kWh; Maqedonia e Veriut 8.40 lekë/kËh; Serbi me 6.83 lekë/kWh dhe Kosova me 6.86 lekë/kWh.

Ndërsa në një tjetër paraqet çmimet e energjisë elektrike para taksimit (TVSH-së) për klientët jofamiljarë për vitin 2020 në vendet e rajonit.

Çmimi mesatar i energjisë elektrike për klientët familjarë për vendet e Bashkimit Europian është 10 lekë/kËh, ndërsa çmimi mesatar i energjisë elektrike për klientët jofamiljarë biznese dhe institucione, për vendet e rajonit është 9.58 lekë/kËh. Shqipëria ka çmimin mesatar vjetor të energjisë elektrike për konsumatorët jofamiljarë më të lartë se vendet e rajonit, me rreth 12.82 lekë/kWh, ndjekur më pas nga Maqedonia e Veriut me 9.27 lekë/kËh; Serbia me 8.91 lekë/kWh; Mali i Zi dhe Kosova me 7.81 lekë/kWh.

Sistemi elektro-energjetik në Shqipëri përbëhet nga prodhimi, transmetimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike me qëllim furnizimin e klientëve të energjisë elektrike.

Prodhimi i energjisë realizohet nga shoqëritë “KESH sh.a” dhe “HEC Lanabregas sh.a” me 100% të aksioneve shtetërore, si dhe nga subjekte private dhe me koncesione të licencuara. Ndërkohë, transmetimi i energjisë elektrike realizohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a (OST), ndërsa shpërndarja e energjisë elektrike kryhet nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes sh.a. Në databazën “Open Corporates Albania”, rubrika për shoqëri koncesionare janë pasaporta për shoqëri prodhuese të mesme apo të vogla të energjisë përmes veprave hidrike. Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga INSTAT, ERE, International Trade Center, UN COMTRADE, EUROSTAT. Ky artikull hulumtues po publikohet në kuadër të projektit “Open Data, Açess and Transparency over sectors to Risk of Corruption”.

Marrë nga Open Data

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial rritja e çmimit te enrgjise rritja e çmimit te enrgjise


Sondazh

Poll
Editorial 7 Tetor 2021, 07:41

Unë nuk bindem

Në Shqipëri jemi duke parë shkatërrimin e institucioneve demokratike dhe nëpërmjet tij edhe shkatërrimin e parimeve demokrtike. Shumë njerëz mendojnë se kjo vje...

Editorial 2 Tetor 2021, 17:54

Berisha, Basha, Rama, Meta dhe partitë politike!

Ne, të pavarurit, jemi moralisht superior ndaj anëtarëve të partive politike sepse mund të themi gjithçka që mendojmë pa përdorur korniza kryetarësh e ku...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet