LIVE UPDATES
Editorial

Gjarpëri në ato grika, kollaj s’të qasej e liga

10 Tetor 2021, 08:02 Nga DOSJA
Gjarpëri në ato grika, kollaj s’të qasej e liga

Kryeministri ynë, në një hark kohor shumë të shkurtër na është shfaqur herë si baba Vanga kur del për të na njoftojë katastrofën energjetike dhe krizën e jashtëzakonshme që po na afrohet, e herë si Superman, kur del të na tregojë se sa i zoti është ai që t’i vendos gjoksin kësaj krize dhe se ne vetëm nën sajën e tij nuk do t’i ndiejmë pasojat ndërkohë që popujt e tjerë në botë do hanë këmbët e tyre. Ky mbrojtës i paepur i popullit, pasi vuri alarmin për gjëmën që kemi tek dera, të premten në “Zonë e lirë”, njoftoi disa herë se të nesërmen do të ishte avazi, kur do të  na tregonte me laps e letër se si do të na mbronte nga kjo e keqe. Duhet të prisnim ditën e shtunë (edhe pse shumë nga ne e bëjnë pushim, ai jo, ai punon) që kryeministri të na shpjegonte se si kjo qeveri do të përballonte krizën që ka gjunjëzuar Anglinë e cila është zhytur në errësirë nga mungesa e energjisë elektrike dhe që Italinë e ka futur në krizën e urisë.

Sapo mora vesh se sa po vuanin italianët, telefonova time motër, e cila jeton në Itali dhe e pyeta se si po dukej situata e bukës atje. Në fakt ishte keq, madje shumë më keq sa na tha kryeministri ynë. Me motër, nën një dëshpërim të madh e nën një ujvarë ngashërimash, më tha se Italia kishte disa vite që ishte zhytur në krizën e bukës, aq e rëndë ishte kjo krizë sa ajo vetë kishte disa vite që nuk po mund të shihte bukë me sy.
I thashë të priste dhe pak, se patjetër kryeministri ynë, që përballon çdo krizë, do ta ketë bërë një plan masash, të cilin do ta mbikëqyrë  mësuesi i anglishtes dhe tigri i financave, e pastaj edhe ime motë r të kthehej në Shqipëri që të mos vuante për bukën e gojës.

Për çfarë na paralajmëroi kryeministri fundjavën e kaluar?

“Vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë.
Nuk është as tërmet, as virus, as përmbytje dhe lavdi Zotit, nuk kërcënon jetë njerëzish. Por në aspektin ekonomik e social ka një energji negative që mund të ketë efekte gjithaq tronditëse, mbi jetën e familjeve, bizneseve, shoqërisë.”

Pasi na rreshtoi fatkeqësitë që i iu kishin rënë mbi supe gjermanëve, anglezëve, italianëve, bullgarëve madje shkoi deri tek Azia e largët dhe SHBA-ja ai na tha:

“Kini besim të plotë, siç kam edhe unë besim të palëkundur, se siç ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, do t’ia dalim edhe kësaj sfide të madhe me energjinë dhe jini të sigurtë, se siç nuk na vunë përfund rrënojat e pafundme të tërmetit, e siç nuk na gjeti të papërgatitur sulmi i Armikut të Padukshëm, ashtu nuk na gjen të papërgatitur, e as as nuk na ve dot përfund as kjo krizë e jashtëzakonshme.”

E të tjera, e të tjera dhe pastaj iku.

“Iku, iku po nuk pranoi asgjë!”

Nuk më zuri gjumi atë natë nga mendimet se si do t’ia dilnim, por mamaja ime pensioniste e cila në pensionin e saj shijon çdo ditë frytet e punës madhështore të kësaj qeverie, më qetësoi shumë.
Fli – më tha – se e ka Asin nën mëngë kryeministri ynë.

Dhe i doli fjala nënës sime. Dje doli Asi nga mënga.

Sërish në fundjavë, (ju thashë pra, ndërkohë që ne dembelët pushojmë ai punon) kryeministri doli dhe na paraqiti planin që bagëtinë do na e shtojë e do na e shumojë por që edhe fëmijët do qeshin pas këtij plani.

Çfarë përmbante plani në vetvete?
Po tre pika more përmbante. Por ato nuk ishin thjesht tre pika, ato ishin vetëtimë në qiell të revolucionit me re dhe suferinë.

“Plani ynë i kundërveprimit ka tre pika: 1. Garantimi i furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë. 2. Mbrojtja e familjeve dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. 3. Garantimi i fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike, përfshi këtu garanci sovrane të shtetit dhe fonde 100 milionë euro për OSHEE-në në fund të këtij viti dhe 100 milionë në fillim të vitit tjetër”

Po mirë more zotëri, kur e paske zgjidhur kaq kollaj, brenda një  jave, gjithë këtë krizë të jashtëzakonshme që ka pllakosur botën, a mund ta dimë përse na e trazove fundjavën e kaluar duke na lënë pa gjumë një javë të tërë?!

Shumë prej atyre që do ta lexojnë këtë shkrim, mund të mendojnë se unë si ekonomiste duhet të kisha bërë një analizë ekonomike, dhe jo të shkruaja me nota satirike.
E drejtë, këtë duhet të kisha bërë, por a ka ndonjë shqiptar që dëgjoi ndonjë masë ekonomike në këtë plan “gjigand” masash?
A ka ndonjë shqiptar, që dëgjoi, se nga do të dalin këto 100 milion euro këto 2 muaj e e 100 milion euro të  tjera pas dy muajsh?
Unë nuk dëgjova gjë, e kështu që nuk mund t’i bëj hesapet pa hanxhinë.

Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial

Sondazh

Poll
Editorial 7 Tetor 2021, 07:41

Unë nuk bindem

Në Shqipëri jemi duke parë shkatërrimin e institucioneve demokratike dhe nëpërmjet tij edhe shkatërrimin e parimeve demokrtike. Shumë njerëz mendojnë se kjo vje...

Editorial 2 Tetor 2021, 17:54

Berisha, Basha, Rama, Meta dhe partitë politike!

Ne, të pavarurit, jemi moralisht superior ndaj anëtarëve të partive politike sepse mund të themi gjithçka që mendojmë pa përdorur korniza kryetarësh e ku...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni