Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Ndërkombëtarët thirrje Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës: Kundërshtoni çdo përpjekje për zhbërjen e Speciales
18 Shtator 2020, 14:01Nga DOSJA
KOSOVË- Në mes të një situatë të tensionuar të pandemisë së koronavirusit dhe dialogut me Serbinë Kosova po përballet edhe me probleme të tjera mjaft delikate.
Ditën e sotme Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për media, sa u përket përpjekjeve për të prishur misionin e Dhomave të Specializuara, shkruajnë mediat kosovare.
Në deklaratën e përbashkët për media, ambasadat i bëjnë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të kundërshtojnë çdo përpjekje për të prishur ose zhvlerësuar misionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) dhe të Zyrës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara (ZPDhS), si dhe që të sigurojnë që ato të kryejnë misionin e tyre në përputhje me Kushtetutën.
“Në këtë vazhdë, e përgëzojmë Kryetaren e Kuvendit të Kosovës që e ka përcjellë propozimin e Presidentit për ndryshim te Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, si dhe Zyrën e Prokurorit Special të Republikës së Kosovës për respektimin e autoritetit të ZPDhS-së për të hetuar zbulimin e mundshëm të paligjshëm të dokumenteve dhe informatave të besueshme, njëkohësisht duke ofruar ndihmën e saj sipas nevojës.”- thuhet në reagimet e Ambasadave.
Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për shqyrtim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit tw Kosovws Hashim Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Deri më tani, asnjë aktakuzë nuk është konfirmuar ose hedhur poshtë publikisht. Gjyqtari ka gjashtë muaj për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.
Nën përgjegjësinë e Gjykatës Speciale është hetimi i krimeve të pretenduara kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe veprave të tjera penale në lidhje me pretendimet e përfshira në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRITANI E MADHE– Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një situatë shumë të vështirë për më shumë se 200 shtete në mbarë botën që janë prekur nga ky virus vdekj...
GREQI– Shkolla shqipe ”Naim Frashëri” për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Patra, hap dyert e saj për të trembëdhjetin vit radhazi. Në lajmërimi...
MAQEDONI E VERIUT- Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 8 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurëve në 683, që pre...
KOSOVË– Ditën e sotme kanë vdekur 4 persona dhe janë janë konfirmuar 57 raste të reja me koronavirus, duke rritur edhe më shumë shqetësimin e kësaj situate...
GREQI– Reshje të mëdha shiu, stuhi e përmbytje masive kanë përfshirë ishujt grek ditën e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në tre ishuj të Jonit...
RUSI– Helmimi i opozitarit rus, njëkohësisht kundërshtari i Presidentit Vladimir Putin, është një ndër çështjet më të përfolura javët e fundit, pavarësis...
RUSI-Rusia ka njoftuar se do të eksplorojë në mënyrë të pavarur Venusin, pak ditë pas një hulumtimi të kryer nga disa studiues të cilët thanë se jeta mund të ek...
BJELLORUSI- Djali i liderit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, 16-vjeçari Nikolaj këtë vit do të studiojë në Moskë. Ndryshimi i shkollës së djalit të Luka...
GREQI- Policia greke ditën e djeshme ka nisur një operacion në ishullin Lesbos, ku para disa ditësh u përfshi nga flakët.Sipas mediave të huaja policia do të zh...
SHBA– Autoritetet amerikane kanë njoftuar ditën e sotme se do të kufizojnë hyrjen në TikTok dhe WeChat prej të dielës së ardhshme, datë 20.09.2020 duke bërë kës...