foto nga kuvendi
TIRANË- Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar sërish me kaos dhe tensione. Ndërkohë projektligjet u votuan vetëm nga mazhoranca.
Me votat e tyre, 75 kundër, janë rrëzuar 6 projektligje të depozituara nga opozita. Në seancë u miratua vetëm projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes se huas, ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit "Aftësia ripërtëritëse e pare dhe zhvillimi i gjelbër- hua për politikat e zhvillimit"".
Projektligjet e propozuara nga opozita që u rrëzuan me votat e PS
1-Projektligj "Për një shtese ne ligjin nr. 9975, date 28.7.2002, "Për taksat kombëtare", te ndryshuar".
2-Projektligj "Për disa shtesa ne ligjin nr. 125/2013 "Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", i ndryshuar".
3-Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 162/2020 "Për Prokurimin Publik"".
4-Projektligj "Për një ndryshim ne ligjin nr. 7895, date 27.01 .1995, Kodi Penal Republikës se Shqipërisë, te ndryshuar" .
5-Projektligj "Për një ndryshim dhe shtese ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë", i ndryshuar"".
6-Projektligj "Për disa shtesa ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë", i ndryshuar".
Pas votimeve, kryeparlamentarja Lindita Nikolla lajmëroi mbylljen e seancës plenare të ditës së sotme që nuk zgjati më shumë se 20 minuta. Para nisjes së seancë deputetët e opozitës u paraqitën më herët në Kuvend dhe filluan të kthenin përmbys karriget. Deputeti demokrat Saimir Korreshi u përjashtua nga Nikolla pasi ndezi tymuese, sapo nisi seanca plenare.