LIVE UPDATES
Bota

Kryebashkiaku i Stambollit: Erdogani s’do ta fitojë garën e ardhshme presidenciale

26 Prill 2022, 21:27 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Stambollit: Erdogani s’do ta fitojë garën e

Kryebashkiaku popullor i Stambollit, Ekrem Imamoglu, nga Partia Republikane Popullore, CHP, opozita kryesore e Turqisë, tha për BIRN gjatë vizitës së tij në Sarajevë se ditët e Rexhep Tajip Erdoganit janë të numëruara.

“Ne do të kemi zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm në Turqi dhe presidenti Erdogan do t’i humbasë zgjedhjet, ashtu siç humbi në Stamboll. Ata do të humbasin, por Turqia do të fitojë”, tha Imamoglu.

Duke komentuar politikën turke, Imamoglu tha se nisma e opozitës, e udhëhequr nga Partia e Republikane Popullore, CHP, për të krijuar një bllok të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme kundër aleancës politike të Erdoganit, është e një rëndësie të madhe.

Shumë vëzhgues thonë se Imamoglu është bërë një nga politikanët më të njohur në Turqi që nga fitimi i zgjedhjeve të Stambollit në vitin 2019 dhe do të ishte një rival serioz i Erdoganit në garën e ardhshme presidenciale. Sipas sondazheve, Imamoglu do të mundte Erdoganin, popullariteti i të cilit ka rënë si pasojë e një sërë krizash politike dhe ndërkombëtare dhe kryesisht për shkak të krizës së rëndë ekonomike.

Ai është i kujdesshëm në lidhje me perspektivat e tij.

“Partitë opozitare do të punojnë në mënyrë shumë selektive për të vendosur kandidatin më të mirë presidencial”, tha Imamoglu.

I pyetur nëse do ta pranonte kandidimin për president, Imamoglu nuk tha po – por i mbajti dyert hapur.

“Besoj se kur të vijë dita, gjashtë partitë opozitare do të bëjnë zgjedhjen më të mirë. Për momentin, këtë nuk e kam në axhendën time. Axhenda ime e vetme është Stambolli”, tha ai.

I shmangur në vizitën e tij të mëparshme

Kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu viziton Qytetin e Vjetër të Sarajevës me homologen e tij nga Sarajeva Benjamina Karic. Foto: Bashkia e Stambollit. Kryebashkiaku po vizitonte kryeqytetin e Bosnjës të hënën si i ftuar i Komunës së Sarajevës. Vizita përfshiu një sërë takimesh dhe një darkë të madhe Ramazani, ku ishin më shumë se 200 njerëz, duke përfshirë politikanë, ambasadorë, akademikë dhe kryetarë bashkish nga Bosnja, por edhe nga Serbia dhe Mali i Zi. .

Në vitin 2019, Imamoglu u anashkalua nga liderët boshnjakë, të cilët druheshin se do të zemëronin qeverinë e presidentit Erdogan. Në atë kohë, Imamoglu takoi vetëm disa zyrtarë boshnjakë, ndërsa ish-homologu i tij, Abdullah Skaka, nga partia kryesore boshnjake, Partia për Veprim Demokratik, SDA, refuzoi ta takonte. Megjithatë, të hënën, Imamoglu u prit me kënaqësi nga kryetarja aktuale e Sarajevës, Benjamina Karic, e cila u zgjodh vitin e kaluar pas humbjes së SDA-së në zgjedhjet lokale.

Pas takimit të tyre dhe një vizite të përbashkët në Qytetin e Vjetër të Sarajevës, Imamoglu tha në intervistën për BIRN se pas asaj vizite të parë zhgënjyese, ai ishte i emocionuar që ishte përsëri në Sarajevë.

“Nuk është e mundur të mos emocionohesh në Sarajevë. Stambolli dhe Sarajeva kanë shumë lidhje historike dhe ne kemi një mikpritëse të madhe këtu. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me kryetaren Benjamina Karic që nga zgjedhja e saj”, tha Imamoglu.

Imamoglu tha: “Karic është ndoshta kryetarja që takoj më shpesh”.

Në intervistën e tij me BIRN, në bashkinë historike të Sarajevës, Vijecnica, Imamoglu foli gjithashtu për politikën e jashtme, për lidhjet midis Turqisë dhe Ballkanit, por edhe për politikën turke, duke përfshirë kandidaturën e tij të mundshme në zgjedhjet presidenciale kundër Erdoganit, i cili ka drejtuar vendin për 20 vjet.

Erdogan dhe Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP, “do ta humbin Turqinë ashtu siç humbën Stambollin”, këmbënguli Imamoglu, duke kujtuar fitoren e tij të vitit 2019 në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë, si dhe qendra kulturore dhe ekonomike e vendit.

Stambolli si “vëllai i madh” i qyteteve ballkanase

Imamoglu nënvizoi rëndësinë e Bosnjës dhe rajonit të Ballkanit për Stambollin dhe Turqinë.

“Gjatë shekujve të 19-të dhe 20-të, miliona njerëz nga i gjithë Ballkani migruan në Turqi dhe kryesisht në Stamboll. Kështu që Stambolli ka shenja të të gjithë rajonit të Ballkanit. Pjesë të të gjitha vendeve të Ballkanit sot jetojnë në Stamboll”, tha Imamoglu.

Boshnjakët dhe myslimanët e tjerë të Ballkanit kanë migruar vazhdimisht në Turqi që nga rënia e Perandorisë Osmane dhe njerëzit me origjinë ballkanase janë tani një element kryesor përbërës i Stambollit, dhe një që thuhet se mbështeti Imamoglun në zgjedhjet lokale të 2019-ës. Kushtetuta e Turqisë nuk lejon regjistrimin e përkatësisë etnike të qytetarëve të saj, por disa vlerësime sugjerojnë se 20-25 për qind e popullsisë prej 83 milionë banorësh e Turqisë ka rrënjë ballkanase.

Për Imamoglun, këto lidhje midis Stambollit dhe qyteteve të Ballkanit janë të domosdoshme.

“Stambolli ka qenë kryeqyteti i këtyre trojeve (rajonit të Ballkanit). Në këtë drejtim, marrëdhëniet tona janë shumë të forta. Në këtë epokë, kjo duhet të marrë një kuptim tjetër. Ka vende të reja dhe kryeqytete të reja në Ballkan, por Stambolli mbetet qendra e gravitetit në rajon”, tha Imamoglu.

Ai shtoi se Stambolli duhet të udhëheqë rajonin në shumë fusha, duke përfshirë paqen, demokracinë, qeverisjen e mirë, politikën e gjelbër dhe transformimin digjital.

“Në këtë drejtim, ne po ndërmarrim hapa të rëndësishëm. Si të thuash, kjo është një nismë për ta bërë Stambollin vëllanë e madh të qyteteve të tjera të Ballkanit”, tha ai, duke iu referuar projektit B40 të Bashkisë së Stambollit.

Projekti B40 synon të bashkojë kryetarët e shumë qyteteve të Ballkanit, duke përfshirë Stambollin, Sarajevën, Athinën, Beogradin dhe të tjerë, për të përmirësuar marrëdhëniet. Takimi i parë i B40 u organizua në Stamboll në nëntorin e kaluar dhe takimet e radhës do të mbahen në Athinë dhe Sarajevë. Gjatë vizitës së tij në Sarajevë, Imamoglu do të ketë një tjetër takim të B40 me pjesëmarrjen e qyteteve të Bosnjës, përfshirë Sarajevën, Laktasin, Tuzlën dhe Zenicën. Duke udhëhequr një rrjet rajonal, Imamoglu tha se Turqia, e cila ka pasur shumë mosmarrëveshje me Perëndimin dhe fqinjët e saj nën udhëheqjen e Erdoganit, duhet të ndjekë një politikë të jashtme të bazuar te paqja dhe prosperiteti.

“Stambolli është shembulli më i mirë i traditës diplomatike. Ne duhet të kërkojmë paqen në Turqi dhe jashtë saj”, tha Imamoglu, duke iu referuar thënies së themeluesit të Turqisë moderne Mustafa Kemal Ataturk: ​​“Paqe në shtëpi, paqe në botë”.

Imamoglu shtoi se Turqia duhet të jetë vetëm burimi i paqes, jo i ndonjë gjëje tjetër.

“Turqia është një nga vendet më të fuqishme në rajon dhe ajo këtë duhet ta mbështesë me marrëdhënie të mira fqinjësore, duke përmirësuar tregtinë, turizmin, kulturën dhe artin.”

“Turqia duhet të jetë më aktive, nëse ka një konflikt apo problem. Turqia duhet të jetë shembull për rajonin me gjithçka, përfshirë demokracinë, sundimin e ligjit dhe ekonominë”, tha Imamoglu.

Ndryshe nga vizioni i politikës së jashtme të Imamoglut, Turqia ka pasur shumë konflikte me Perëndimin ndërsa është angazhuar në nëj përmirësim marrëdhëniesh me Rusinë në vitet e fundit. Demokracia, sundimi i ligjit dhe liritë janë përkeqësuar nën sundimin e Erdoganit, ndërsa ekonomia po përballet me kohë të trazuara, me rënien e lirës turke dhe inflacionin e lartë.

“Kushdo që fiton Stambollin, fiton Turqinë”

“Stambolli është qyteti më i rëndësishëm në Turqi. Dyzet për qind e PBB-së së saj vjen nga Stambolli”, tha Imamoglu.

Por, sipas Imamoglu, të qenit kryetar i qytetit përfshin shumë vështirësi.

“Pasi fiton një qytet që i njëjti grup e ka drejtuar për 25 vjet, nuk është e lehtë për ta (Erdoganin dhe partinë e tij). Ata mendonin se gjithçka u përkiste atyre. Nuk ishte kështu”, vazhdoi Imamoglu.

Imamoglu fitoi zgjedhjet e Stambollit në vitin 2019 jo një herë, por dy herë, pasi rezultati i parë zgjedhor u anulua me një vendim të diskutueshëm gjyqësor.Dhe, megjithëse Imamoglu është kryebashkiak i Stambollit, qyteti është ende pjesërisht i kontrolluar nga aleatët politikë të Erdoganit. Ministritë e qeverisë, guvernatori i qytetit dhe institucionet e tjera shtetërore përpiqen t’i bllokojnë politikat e tij.

“Kjo është një tronditje psikologjike për ta. Siç tha vetë presidenti: ‘Kushdo që fiton Stambollin, fiton Turqinë dhe kushdo që humb Stambollin, humb edhe Turqinë”, komentoi Imamoglu në lidhje me politikat armiqësore të qeverisë së Erdoganit.

Marrë nga BIRN

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota ekrem imamoglu turqi ekrem imamoglu turqi

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më