LIVE UPDATES
Bota

Putini përballë asaj që nuk dëshironte: Ushtria e Ukrainës më afër Perëndimit

26 Prill 2022, 20:18 Nga DOSJA
Putini përballë asaj që nuk dëshironte: Ushtria e

UKRAINË- Sa më gjatë që ushtria e Ukrainës t’i zmbraps pushtuesit rusë, aq më shumë përfiton nga avantazhet e armatimit dhe stërvitjes perëndimore – pikërisht transformimin që Presidenti Vladimir Putin donte të parandalonte duke e sulmuar. Lista e armëve që shkojnë në Ukrainë është e gjatë dhe po rritet. Ajo përfshin dronë të rinj amerikanë që përdoren në fushë-betejë dhe artilerinë më moderne amerikane dhe kanadeze, armë antitank nga Norvegjia, automjete të blinduara e raketa kundër anijeve nga Britania si dhe raketa kundërajrore Stinger nga SHBA-të, Danimarka dhe vende të tjera.

Nëse Ukraina mund të bllokojë ushtrinë ruse, arsenali i saj i akumuluar i armëve perëndimore mund të ketë një efekt transformues në një vend që, si ish-republikat e tjera sovjetike, është mbështetur kryesisht në armë dhe pajisje nga periudha sovjetike.

Por mbajtja e kësaj ndihme ushtarake nuk do të jetë e lehtë.

Ajo është e kushtueshme dhe për disa vende furnizuese, politikisht e rrezikshme. Gjithashtu armët po tërhiqen nga rezervat e Perëndimit që në një moment do të duhet të rimbushen. Kjo është arsyeja pse Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin thirri një takim të martën në bazën ajrore Ramstein të Gjermanisë për të gjetur mënyra për të vazhduar furnizimin me armë për një periudhë të gjatë kohore. Në takim morën pjesë ministrat e mbrojtjes dhe krerët e lartë ushtarakë nga rreth 40 vende.

Qëllimi, tha sekretari Austin, nuk është vetëm të mbështetet mbrojtja e Ukrainës, por për ta ndihmuar atë që të dominojë kundër një force më të madhe pushtuese. Duke folur të martën në hapje të takimit, ai tha se aleatët e Ukrainës do të “vazhdojnë të bëjnë të pamundurën” për të përmbushur kërkesat afatshkurtra mbi sigurinë të Ukrainës.

“Ne besojmë se ata mund të fitojnë nëse kanë pajisjet e duhura, mbështetjen e duhur,” tha zoti Austin të hënën në Poloni pas kthimit nga një vizitë në Kiev me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken që përfshinte diskutimin e nevojave ushtarake të Ukrainës. Ai tha gjithashtu se qëllimi është “të shihet Rusia e dobësuar në atë masë sa të mos mund të bëjë gjërat që ka bërë në sulmin ndaj Ukrainës”.

Pavarësisht dështimeve të saj të hershme, ushtria ruse ka ende disa avantazhe që do të vihen në provë në rajonin lindor të Donbasit, ku ata po grumbullojnë më shumë trupa luftarake dhe artileri edhe pse SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s po përpiqen të çojnë artileri dhe armatime të tjera të rënda në atë zonë, në kohë për të bërë një ndryshim.

Me rezultatin e luftës tashmë në dyshim pas dy muajsh luftimesh, Pentagoni po siguron 90 nga raketahedhëset më moderne të Ushtrisë Amerikane, së bashku me 183,000 fishekë artilerie – dhe armatime të tjera të sofistikuara që mund t’u japin ukrainasve një avantazh të rëndësishëm në betejat e ardhshme. SHBA-të gjithashtu po organizon më shumë trajnime për ukrainasit për armatimin kryesor, duke përfshirë për të paktën dy lloje avionësh të armatosur me dron.

Të hënën, sekretarët Austin dhe Blinken njoftuan 713 milionë dollarë financime të huaja ushtarake për Ukrainën dhe 15 vende aleate dhe partnere në Evropë; rreth 322 milionë dollarë janë caktuar për Kievin, pjesërisht për të ndihmuar Ukrainën të kalojë drejt armëve më të avancuara dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore. Pjesa e mbetur do të ndahet midis anëtarëve të NATO-s dhe vendeve të tjera që i kanë ofruar Ukrainës furnizime kritike ushtarake që nga fillimi i luftës me Rusinë, thanë zyrtarët.

Një financim i tillë është i ndryshëm nga ndihma e mëparshme ushtarake e SHBA-së për Ukrainën. Nuk është një dhurim i armëve dhe pajisjeve nga stoqet e Pentagonit, por para të gatshme që vendet mund të përdorin për të blerë furnizime që mund t’u nevojiten.

Ukrainasit thonë se kanë nevojë edhe më shumë, duke përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë, avionë luftarakë, tanke dhe sisteme raketash me shumë lëshime.

“Do të jetë e vërtetë të thuhet se Shtetet e Bashkuara tani udhëheqin përpjekjet për të siguruar këtë tranzicion të Ukrainës me armë të stilit perëndimor, në organizimin e trajnimit për ushtarët ukrainas,” tha Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, duke shtuar, “dhe më vjen keq që nuk ka ndodhur një apo dy muaj më parë që nga fillimi i luftës”.

Philip Breedlove, një gjeneral amerikan në pension që udhëhoqi NATO-n në Evropë nga 2013 deri në 2016, thotë se përmbledhja e asaj që Putini dëshironte në Ukrainë dhe gjetkë në periferitë ruse është: “të largoheshin armët, të zbrapsej NATO-ja dhe të mos kishte ndikim Amerika”.

“Ajo që ka ndodhur është e kundërta. Aty po çohen më shumë armë, ai po e çon avancon më shumë NATO-n dhe po sheh më shumë ndikimin e Amerikës në Evropë,” tha gjenerali Breedlove në një intervistë.

Kompleksiteti i mbajtjes së ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën, edhe pse trupat e saj janë plotësisht të pushtuara nga një luftë brutale, janë një kujtesë e asaj që është në rrezik. Putin tha përpara se të fillonte sulmin se Moska nuk mund të toleronte atë që ai e shihte si një përpjekje perëndimore për ta bërë Ukrainën një anëtare de facto të NATO-s. Ai argumentoi se interesi i Ukrainës për tu bërë pjesë e perëndimit dhe për të mbetur jashtë orbitës së Rusisë ishte për shkak të “forcave të jashtme” si presioni i SHBA-së.

Putini ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në aleancën e NATO-s dhe përtej kësaj ai ka këmbëngulur të kthejë kohën pas në vitin 1997, përpara se NATO-ja të fillonte të shtonte në radhët e saj vendet ish-sovjetike dhe aleate sovjetike.

Ka pak gjasa për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por lufta e Rusisë në fakt e ka afruar NATO-n me Ukrainën. Rezultati ka qenë një nxitje për perspektivat e Ukrainës për ngritjen e një mbrojtjeje të suksesshme, madje edhe në rajonin lindor të Donbasit, ku rusët kanë disa avantazhe dhe ku separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar që nga viti 2014.

Marrë nga VOA

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet