LIVE UPDATES
Bota

Varhelyi: Shtyrja e integrimit të Ballkanit nuk është në interes të BE-së

26 Prill 2022, 20:26 Nga DOSJA
Varhelyi: Shtyrja e integrimit të Ballkanit nuk është në

SOFJE- Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka bërë thirrje për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që të hapet rruga për nisjen e bisedimeve të Shkupit dhe Tiranës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në Forumin për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt të martën në Sofje, komisionari Varhelyi tha se “jam jashtëzakonisht i zhgënjyer që ende po flasim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mendova se e zgjidhëm këtë çështje dy vjet më parë, por kjo tani është kthyer në tryezë”.

Varhelyi theksoi se BE-ja nuk ka as kohë dhe as interes që të shtyjë konferencat e para ndërqeveritare me Shkupin dhe Sofjen.

“Të gjitha shtetet anëtare duhet të kuptojnë fuqinë transformuese të procesit të anëtarësimit. Dhe ky është mesazhi që po sjell përsëri në Sofje. Kam qenë këtu para tre javësh dhe do të vij sa të jetë e nevojshme për ta zgjidhur këtë çështje në qershor të këtij viti, sepse lufta në Ukrainë na ka treguar se nuk kemi kohë për të humbur dhe as interes që ky proces nuk vonohet”, tha ai.

Sipas tij, “lufta në Ukrainë dhe mësimet e së kaluarës kanë treguar se procesi i integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të përshpejtohet”.

Por, pavarësisht kërkesës së komisionarti i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varhelyi, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Shkupit dhe Sofjes, ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, përsëriti se vetoja bullgare për Shkupin nuk do të hiqet pa u përmbushur kërkesa për përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Është kusht i deklaratës së Kuvendit kombëtar bullgar dhe është konfirmuar nga Këshilli konsultativ për Sigurinë Kombëtare. Në këtë fazë është e rëndësishme që ky kusht të plotësohet para fillimit të negociatave”, ka deklaruar Gençovska në Forumin për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit në Sofje.

Kundërshtimet e Sofjes, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, i ka vlerësuar si luftë politike mes partive bullgare, për shkak të paqëndrueshmërisë së Qeverisë bullgare.

“Lufta politike në një vend fqinj, shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe retorika populiste- nacionaliste nuk mund të jenë pengesë për anëtarësimin e një vendi që ka katër raporte radhazi për të nisur Konferencën e parë ndërqeveritare”, ka deklaruar në Shkup kryeministri Kovaçevski.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka përdorur veton për të bllokuar Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian. Sofja konteston gjuhën dhe identitetin maqedonase duke kërkuar nga Shkupi që të pranojë “rrënjët bullgare” në identitetin e tyre. Bullgaria gjithashtu kërkon respektimin e të drejtave të bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut duke kërkuar përfshirjen e tyre në kushtetutën e këtij vendi, si popull shtetformues.

Marrë nga REL

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni dimitar kovaçevski olivér várhelyi dimitar kovaçevski olivér várhelyi

Sondazh

Poll

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!