27 Maj 2023, 12:05
Nga Michaela Küfner
Henry Kissinger
SHBA- Pas një vizite në Pallatin e Versajës jashtë Parisit në vitet 1970, gazetarët e pyetën Henry Kissinger se u ndje kur ishte brenda sallës madhështore të Pasqyrave, pyetje të cilësai u përgjigj se ishte "e mrekullueshme" pasi ishte "i rrethuar nga një gjeni". Për mbështetësit, Henry Kissinger është me të vërtetë një gjeni diplomatik që vazhdon të zotërojë artin e të dalluarit të arritjeve politike si askush tjetër. Për kritikët, ai është një kriminel lufte. Për shumicën, ai dhe trashëgimia e tij politike janë diku në mes.
Më shumë i interesuar për të ardhmen sesa për të shkuarën
Gjatë kohës së Kissinger-it fillimisht si këshilltar për politikën e jashtme dhe më vonë si sekretar shteti i Presidentëve Richard Nixon dhe Gerald Ford, ai kontribuoi në përfundimin e Luftës së Vietnamit, duke hyrë në një tension me Bashkimin Sovjetik; duke hapur marrëdhëniet e SHBA-së me Kinën; duke përmbysur një udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe duke rivizatuar kufijtë e disa vendeve. Pas largimit nga detyra, ai vazhdoi t'u ofronte "konsulencë gjeopolitike" një sërë liderësh ndërkombëtarër me firmën e tij konsulente "Kissinger Associates".
Edhe 100 vjet pasi lindi Heinz Alfred Kissinger, nga një familje hebreje në qytetin bavarez të Fürth, Kissinger shihet si një peshë e rëndë e politikës së jashtme ndërkombëtare dhe kontribuon me pikëpamjet e tij mbi çështjet gjeopolitike. Edhe sot. Ai shpesh ka paralajmëruar për rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale për botën. Duke e vendosur AI në të njëjtën ligë me rrezikun që pritet nga armët bërthamore. Ai paralajmëron se ky është një "problem krejtësisht i ri". Por kaq mjafton nga një njeri që ka parë të gjitha.
"Qëllimet justifikojnë mjetet"
Në pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, Kissinger krijoi bujë duke bërë thirrje për një paqe të negociuar në nëntor. Apeli i tij erdhi në një pikë kur aleatët perëndimorë të Ukrainës sapo kishin filluar të rrisin ndjeshëm ndihmën e tyre ushtarake për Kievin. Ndërsa Kissinger argumentoi se bisedimet e afërta ishin të nevojshme për të shmangur një luftë tjetër shkatërruese botërore, Kievi e akuzoi atë për "qetësimin e agresorit".
Sa i përket trajtimit të situatës me Rusinë, Kissinger, i cili udhëhoqi politikën e detentimit të Amerikës në vitet '70, mund të tregojë se ka qenë vetë në prag të luftës me Rusinë. Më vonë ai e përshkroi si "një strategji për zhvillimin e konfliktit me Bashkimin Sovjetik" që u bleu të dyja palëve kohë për diplomacinë dhe shmangien e një konflikti të nxehtë. Në një ndryshim të rrallë mendimi, ai tani mbështet anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në NATO, pasi arriti në përfundimin se "ideja e një Ukrainë neutrale në këto kushte" nuk ishte "më kuptimplotë".
Udhëheqja si 'të përshkosh një litar të ngushtë'
Kissinger e ka përshkruar qëndrimin e tij shpesh të diskutueshëm për lidershipin strategjik si "përshkon një litar të ngushtë" që "është pezull midis sigurisë relative të së kaluarës dhe paqartësive të së ardhmes". Ai ka shkruar gjerësisht për procesin e tij të vendimmarrjes.
Shtetet e Bashkuara synuan të mposhtnin Viet Kongun, por përfunduan duke mundësuar ngritjen vrastare të Khmerëve të Kuq, i cili vlerësohet të ketë vrarë më shumë se 2 milionë njerëz. Ai kishte synuar të siguronte një armëpushim që do t'i jepte fund Luftës së Vietnamit. Të dy, Kissingeri dhe homologu i tij vietnamez i veriut, Le Duc Tho, u nderuan me Çmimin Nobel për Paqen për planin e tyre. Vetëm Kissingeri e pranoi çmimin dhe ai u përpoq të kthente Çmimin kur përpjekja për një paqe të negociuar dështoi në mënyrë spektakolare me rënien e Saigonit. Vendimet që ai mori gjatë rrugës kushtuan dhjetëra mijëra jetë në Vietnam, Kamboxhia dhe Laos.
Një efekt afatgjatë politika amerikane ndaj Kinës
Sipas Lieberthal, Kissinger u nxit nga llogaritja se "dominimi nga një vend do të prodhonte përpjekje nga të tjerët". Shmangia e paqëndrueshmërisë që mund të prodhonte një reaksion i tillë zinxhir, e çoi Kissingerin drejt njohjes historike të Kinës nga Nixon në vitin 1972, një politikë që vazhdon të detyrojë SHBA- në ndaj një angazhimi se "Tajvani është pjesë e Kinës".
Tensionet që po zhvillohen aktualisht në ngushticën e Tajvanit dhe frika e një lufte mbi Tajvanin shënojnë shtrirjen e lidershipit të Kissinger-it në politikën e jashtme amerikane nga vitet '70 deri në ditët e sotme. Kissinger mund të pretendojë se ka njohur trajektoren e Kinës drejt një fuqie globale dhe rivale sistematike dekada përpara shumicës së bashkëmoshatarëve të tij.
Një legjendë amerikane me rrënjë gjermane
Ndërsa Kissinger feston ditëlindjen e tij të 100-të, politikanët dhe studiuesit në mbarë botën do të vazhdojnë të debatojnë mbi rëndësinë dhe ndikimin e politikave të mbrojtura me pasion nga një legjendë amerikane, anglishtja me theks e së cilës vazhdon të zbulojë rrënjët e tij gjermane.
Marrë nga DW
henry kissinger
Insights
25 Maj 2023, 16:09
Nga Shpëtim Doda
Shpëtim Doda
Gjithkush mund të ndihet i habitur, ndërsa vëren qartazi dhe pa kurrfarë vështirësie, se Edi Rama po vijon ...
Insights
22 Maj 2023, 13:44
Adriatik Lapaj
Foto ilustruese
Singapori e ka sipërfaqen 734.3 km2. Për ta bërë më të kuptueshme sipërfaqja e qarkut të Durrë...
Insights
21 Maj 2023, 11:47
Turjan Hyska
Hajde mblidhemi të gjithë burrat dhe vendosim njëherë e mirë t'i vrasim gratë! Boll e zgjatëm me veprime të pakoordinu...
Insights
21 Maj 2023, 10:39
k.m.
Foto ilustruese
Debatet janë një pjesë e domosdoshme e jetës, por ato nuk duhet të jenë domosdoshmërisht të ngarkua...
Insights
21 Maj 2023, 07:58
Bojken Abazi
Bojken Abazi
Disa pika të shkurtra pse Luizi është (anti)heroi i adhuruar i (frymës së) kohës sonë:
1. Veprimet e tij d...
Insights
19 Maj 2023, 13:51
Enton Abilekaj
Enton Abilekaj
E vërteta nuk jep aq para sa mund të japë Edi Rama, Sali Berisha, apo Ilir Meta, për të gënjyer, por të p...
Insights
19 Maj 2023, 12:18
Ola Xama
Ola Xama, gazetare ekonomie
“Bie” dhe faktori kryesor fondamental që Banka e Shqipërisë shpjegoi mbiçmimin e lekut ndaj e...
Insights
18 Maj 2023, 17:54
Ylli Manjani
Ylli Manjani
Duhen marrë përgjegjësi dhe jo gjetur fajtorë.
******
Kur them se në Shqipëri ka pllakosur komunizmi, nuk p&eu...
Insights
18 Maj 2023, 15:00
Demush Shasha
Demush Shasha
Në sipërfaqe Edi Rama dhe Fredi Beleri nuk kanë pikë të përbashkëta, por në zgjedhjet e fundit lokale...
Insights
18 Maj 2023, 14:31
Kimete Berisha
Kurrë nuk besoj se votuesi shqiptar di ta bëj dallimin mes të djathtës e të majtës.
Ama kurrë nuk besoj se vetëdija s...