LIVE UPDATES
Insights

Fitorja humbëse e Edi Ramës

25 Maj 2023, 16:09 Nga Nga Shpëtim Doda
Fitorja humbëse e Edi Ramës
Shpëtim Doda

Gjithkush mund të ndihet i habitur, ndërsa vëren qartazi dhe pa kurrfarë vështirësie, se Edi Rama po vijon fushatën e tij, ndonëse procesi i votimit dhe ai i numërimit të votave për pushtetin vendor ka ditë që kanë përfunduar.

Është naive të mendosh, se me fushatën e tij të shtrirë përtej procesit zgjedhor, Edi Rama po përpiqet t’i paraqesë zgjedhjet e 14 majit si të barabarta, të lira e të ndershme në sytë e ndërkombëtarëve. Jo thjesht sepse nuk e vret shumë mendjen për ta, i mësuar t’u bishtnojë me gjethuriçkën e fosilizuar të sovranistit të shtirë e banal, por sepse masakrimin e procesit zgjedhor ai e bëri ditën nëpër diell e faqe gjithë botës; ditën nëpër diell e faqe gjithë botës i bleu me 5.000 lek edhe votat e 670.000 pensionistëve; ditën nëpër diell e faqe gjithë botës dërgoi deputetët të gjasmonin sikur rropateshin në punë përpara kamerave gjatë shtrimit të rrugicave e trotuareve të qarqeve që mbulonin; ditën nëpër diell e faqe gjithë botës i shpërndau fondet për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti; ditën nëpër diell e faqe gjithë botës e quajti një “kinezëri partish” Kodin Zgjedhor; ditën nëpër diell e faqe gjithë botës i kërcënoi qytetarët, se po votuan kandidatët e opozitës, do të marrin “noc rrokun” – eufemizëm për organin gjenital mashkullor – pasi ai nuk do t’u jepte kokërr leku; ditën nëpër diell e faqe gjithë botës u bëri presion qytetarëve të mos dilnin në votime, nëse nuk do të votonin për të...

Fushata e shtrirë përtej procesit zgjedhor nuk është as një mëtim për të moralshmëruar një fitore qartazi të pamoralshme, kur dihet tashmë se Edi Rama ka një mungesë aq të theksuar skrupujsh moralë e brejtjesh ndërgjegjeje, sa edhe pendesën për zullumet e veta ua ka deleguar prej kohësh hoxhallarëve të oborrit të tij. Fushata e shtrirë përtej procesit zgjedhor është pjesë e përpjekjeve të Edi Ramës për t’u shpëtuar pasojave të implikimit në një krim federal; ajo lidhet drejtpërdrejt me përvetësimin dhe përdorimin makiavelik të zgjedhjeve si mjet për të siguruar angazhimin e kumbarit të tij politik Georges Soros pranë gjyqtarëve dhe prokurorëve që ky ka nën kontrollon në Uashington për ta shpëtuar nga hetimi i pashmangshëm dhe arrestimi i mundshëm për shkak të përfshirjes së tij në korruptimin e zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal. Vijimi i fushatës përtej procesit zgjedhor nuk ka kuptim dhe nuk mund të shpjegohet përpos se si pjesë e kësaj përpjekjeje për jetë a vdekje të Edi Ramës. Vetëm si pjesë e kësaj përpjekjeje mund të shpjegohet jo vetëm shtrirja me kohë të plotë të fushatës së Edi Ramës, por dhe zhvillimi i saj dukshëm më i ethshëm dhe më frenetik sesa përpara zgjedhjeve. Arsyeja është e lehtëkuptueshme. Në votimet e 14 majit, Edi Rama është një humbës në një fitore “që e dinim”, siç tha me të drejtë Andi Bushati, por jo në cilat përmasa, do të shtoja unë, të cilat lipset të analizohen në dritën e tërë sa u investua nga “fituesi”. Rezultati i votimeve të 14 majit është një fitore sipërfaqësore në sipërfaqe dhe një humbje e thellë në thellësi; jo thjesht sepse pjesën më të madhe të bashkive i fitoi, krahas të tjerash, edhe për shkak të reformës territoriale të 2014 që Lulzim Basha e bojkotoi, duke i lënë dorë të lirë që ta bënte siç i voliste; as thjesht sepse opozita po hynte në zgjedhje në një kohë kur Edi Rama i kishte të gjitha bashkitë falë sërish bojkotit të zgjedhjeve vendore të 2019 nga Lulzim Basha, por sepse, ndonëse e privoi paligjshmërisht nga gjithçka, nga e drejta e përfaqësimit në KQZ dhe në fletën e votimit, nga fondet e fushatës, koha televizive, logoja dhe simbolet, komisionerët dhe numëruesit etj., opozita e drejtuar nga Sali Berisha jo vetëm nuk u shpartallua, por arriti të marrë mbi 40% të votës popullore, pa llogaritur 42.651 votat e pavlefshme, të cilat, duke qenë se Edi Rama kishte të gjithë komisionerët dhe numëruesit, prirem t’i shoh si vota të opozitës. Dhe një rezultat i tillë përbën një dështim spektakolar të planit të Edi Ramës për t’iu paraqitur Georges Soros-it si i vetmi që mund ta shpartallonte Sali Berishën dhe si i vetmi garant i interesave dhe i axhendave të këtij në Shqipëri dhe në rajon, prej nga mesazhi shantazhues ndaj kumbarit Georges Soros-it është i qartë: po nuk shpëtova nga dosja McGonigal, vjen Berisha.

Përballë këtij realiteti paszgjedhor, në shtrirjen përtej procesit zgjedhor, fushata e Edi Ramës ka ndryshuar jo vetëm formën, por edhe përmbajtjen dhe strategjitë, në përputhje me objektivat e rinj. Nuk është më një fushatë me tamtame, me humor mjeran dhe batuta idiote, as fushatë me pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë, por në sfond, apo në hije, përmes ushtarëve të tij.

Në shtrirjen përtej procesit zgjedhor, objektivi kryesor i fushatës së Edi Ramës është kamuflimi i dështimit të shantazhit ndaj Georges Soros-it si e vetmja mënyrë për ta mbajtur artificialisht në jetë edhe pak kohë, ndërsa procesi penal kundër McGonigal po përparon me shpejtësi dhe shtatorin e ardhshëm pritet të ketë zhvillime. Ndërkaq, strategjia e zgjedhur është fokusimi tek pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në votime dhe interpretimi i saj si braktisje masive nga ana e qytetarëve e opozitës “antiamerikane” dhe “antisorosiane” të drejtuar nga Sali Berisha. Një strategji të tillë, Edi Rama nuk mund ta zbatonte me pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në debat, pasi kjo do të krijonte efekt krejt të kundër; më konkretisht, duke qenë se përpara zgjedhjeve u bëri presion qytetarëve të mos dilnin në votime, nëse nuk donin të votonin për të, pjesëmarrja e ulët do të interpretohej më tepër si votë kundër tij, sesa si braktisje e opozitës. Për këtë arsye, zbatimin e strategjisë ua caktoi ushtarëve të tij te partia e vulës, të cilët ishin të parët, me Alibeajn dhe Bejkon, që e interpretuan pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje surrealisht, si braktisje që demokratët i bënë Sali Berishës në emër të proamerikanizmit, duke anashkaluar kësisoj jo vetëm vetëm presionin që Edi Rama u bëri haptazi qytetarëve që të mos dilnin në votime, nëse nuk do të votonin për të; jo vetëm blerjen e mospjesëmarrjes në zgjedhje, por edhe shifrat e Eurostatit që tregojnë se në vitet 2021-2022, nga Shqipëria u larguan mbi 220.000 qytetarë, e këtu bëhet fjalë vetëm për të deklaruarit, ndërsa të padeklaruarit janë më shumë.

Ndërkaq, pas artikulimit të kësaj teze nga partia e vulës, Edi Rama futi në lojë ushtarët e tij mediatikë, të cilët filluan ta amplifikojnë me regji, siç amplifikuan edhe reagimet emocionale të çastit të disa militantëve të opozitës, për t’i paraqitur si shprehje e pakënaqësisë së bazës së demokratëve kundër lidershipit dhe për ta bërë më të besueshëm narrativën e braktisjes.

Kësaj narrative i janë bashkuar edhe disa zëra të opozitës, të cilët, një pjesë flasin sikur sapo kanë zbritur nga një planet tjetër, një pjesë duket sikur duan t’i tkurrin efektet e krimeve elektorale dhe paligjshmërive të Edi Ramës, ndërsa një pjesë tjetër duket sikur harron, me sa duket, se, krahas shumë faktorëve, presioni që Edi Rama u bëri qytetarëve që të mos dilnin në votime pati jo pak efekt, e kjo jo vetëm për shkak se Edi Rama ua ka zeruar shqisën e ardhmërisë, duke i kthyer në njerëz që mendojnë vetëm për vezën sot, pasi varfëria e skajshme nuk ua lejon të presin për pulën mot, por edhe sepse qytetarët ishin të vetëdijshëm se fjala ishte për zgjedhje vendore, pas të cilave Edi Rama do të vijonte që të ishte kryeministër. Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, narrativa dhe strategjia e Edi Ramës ka pak gjasë të funksionojnë, dhe kjo për shkak se, për kushtet në të cilat u zhvilluan këto zgjedhje, me 40% të votës popullore, pa llogaritur 42.651 votat e pavlefshme, Sali Berisha e shndërroi Edi Ramën në një oksimoron, në një humbës në fitore, dhe tregoi në të njëjtën kohë se përmbysja e regjimit të Edi Ramës jo vetëm është e mundur, por edhe e sigurt.

Shtatori po vjen, i ngarkuar me zhvillimet për Charles McGonigal-in dhe për Edi Ramën. 

shpetim doda

Sondazh

Poll
Insights 22 Maj 2023, 13:44 Adriatik Lapaj

Singapori dhe Shqipëria

Foto ilustruese Singapori e ka sipërfaqen 734.3 km2. Për ta bërë më të kuptueshme sipërfaqja e qarkut të Durrë...

Insights 19 Maj 2023, 13:51 Enton Abilekaj

Rama, Berisha, Meta dhe frika nga e vërteta

Enton Abilekaj E vërteta nuk jep aq para sa mund të japë Edi Rama, Sali Berisha, apo Ilir Meta, për të gënjyer, por të p...

Insights 18 Maj 2023, 15:00 Demush Shasha

Profecitë e Ben Blushit

Demush Shasha Në sipërfaqe Edi Rama dhe Fredi Beleri nuk kanë pikë të përbashkëta, por në zgjedhjet e fundit lokale...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet