LIVE UPDATES
Insights

Një psikolog i Harvardit shpjegon si duhet të debatojmë

Edhe Dan Shapiro, një ekspert për negociatat dhe zgjidhjen e konflikteve në Universitetin e Harvardit, e sheh konfliktin të papëlqyeshëm. Por siç thoshte ai në një intervistë, debatet janë një përvojë universale njerëzore. Ne nuk mund t’i shmangim dhe nëse i injorojmë, është në dëmin tonë. Pavarësisht se sa mund të mos na pëlqejë, duhet të jemi në gjendje të përfshihemi në debatet e jetës, pavarësisht nëse zgjidhen në favorin tonë apo jo. Problemi nuk është se ne kemi debate. “Problemi është se si.”

21 Maj 2023, 10:39 Nga k.m.
Një psikolog i Harvardit shpjegon si duhet të debatojmë
Foto ilustruese

Debatet janë një pjesë e domosdoshme e jetës, por ato nuk duhet të jenë domosdoshmërisht të ngarkuara. Psikologu Dan Shapiro ka identifikuar tre barriera për debatet produktive: identiteti ne-kundër atyre, mos vlerësimi dhe një mungesë përkatësie. Thyerja e këtyre barrierave kërkon që të jemi dëgjues më të mirë dhe të rikategorizojmë ndjenjën tonë që kemi për “ne”

Shumica e njerëzve duan që debatet të jenë konstruktive. Ata shqetësohen se politika është bërë shumë e polarizuar dhe se mediat sociale janë fushëbeteja më toksike e luftërave kulturore. Dhe në jetën e tyre personale, shqetësohen kur marrëdhëniet premtuese kanë vështirësi për të kapërcyer mosmarrëveshjet e rrënjosura.

Edhe Dan Shapiro, një ekspert për negociatat dhe zgjidhjen e konflikteve në Universitetin e Harvardit, e sheh konfliktin të papëlqyeshëm. Por siç thoshte ai në një intervistë, debatet janë një përvojë universale njerëzore. Ne nuk mund t’i shmangim dhe nëse i injorojmë, është në dëmin tonë. Pavarësisht se sa mund të mos na pëlqejë, duhet të jemi në gjendje të përfshihemi në debatet e jetës, pavarësisht nëse zgjidhen në favorin tonë apo jo. Problemi nuk është se ne kemi debate. “Problemi është se si.”

Në kërkimin dhe përvojën e tij, Shapiro ka identifikuar tre barriera që duhet të kapërcejmë për të pasur debate më të mira dhe më produktive.

Barriera e parë: Një identitet ne – kundër atyre

Qëllimi i një debati ndryshon në momentin që identiteti juaj ngatërrohet në konflikt. Në atë pikë, ju nuk po përpiqeni më të zgjidhni një mosmarrëveshje ose të ballafaqoni idetë konkurruese. Po luftoni për ndjenjën që keni për vetveten. Tani je ti (si individ) ose ne (si fis) kundër atyre. Pasi të jeni në atë gjendje vetëmbrojtjeje, emocionet bëhen më të fuqishme dhe dëshira juaj për të gjetur gjuhën e përbashkët ia lë vendin nevojës për të fituar.

Fatkeqësisht, është tmerrësisht e lehtë që debatet të kalojnë në një sfidë “ne kundër atyre”. Në fakt, ndërsa ne bashkëpunojmë me anëtarët e grupit tonë, jemi gjithashtu natyrshëm fobikë jashtë grupit. Studimet tregojnë se kur njerëzit identifikohen fuqishëm me një ideologji, ata mund ta çnjerëzojnë grupin deri në pikën e nënvlerësimit të aftësisë së tyre për të patur ndjesitë themelore njerëzore, të tilla si etja dhe të ftohtit. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa t’i atribuojnë motivimet e palës tjetër si të liga dhe të urryera.

Ky është më shumë se arsyetim i dobët nga ana jonë. Mentaliteti ne- kundër atyre ka një bazë neurologjike në hormonin oksitocinë. Oksitocina zakonisht vlerësohet si një hormon pro-social. Është një kontribuese e rëndësishme në sjellje të tilla si ndërtimi i besimit, rritja e bashkëpunimit dhe kujdesi social. Na bën më shprehës emocionalisht dhe përmirëson inteligjencën tonë emocionale. Madje i ndihmon nënat të lidhen me foshnjat e tyre dhe çiftet me njëri-tjetrin. Por studimet kanë treguar gjithashtu se oksitocina nuk është vetëm një hormon mbështetës. I njëjti hormon që nxit kohezionin brenda grupit mund të forcojë gjithashtu konkurrencën jashtë grupit. Ky rol i dyfishtë i të bërit dashuri dhe luftë quhet “paradoksi i oksitocinës”.

Siç e thekson Shapiro: “Duhet të dini se kush jeni dhe çfarë përfaqësoni. Cilat janë vlerat dhe besimet që më shtyjnë të luftoj për këtë qëndrim për këtë çështje? Sa më shumë të kuptoni se kush jeni, aq më shumë mund të përpiqeni të arrini qëllimin tuaj dhe të qëndroni të ekuilibruar, edhe kur tjetri kërcënon ato vlera dhe besime thelbësore.”

Sigurisht, askush nuk është i përsosur. Ne të gjithë do të humbasim ekuilibrin herë pas here.

Barriera Nr. 2: Të mos tregosh vlerësim

Pasi të shohim se si identiteti luan në mbrojtjen tonë emocionale, mund të punojmë për t’i ulur ato gardhe tek ne dhe tek të tjerët. Një mënyrë për ta bërë këtë dhe për të ndërtuar një lidhje më të mirë është përmes vlerësimit. Vlerësimi tregon se ju nuk e shihni debatin si një përleshje ideologjike rrënuese; humbja e tjetrit nuk është fitimi juaj. Përkundrazi, ju e shihni debatin si një mundësi për zgjidhje të mundshme, dhe edhe nëse kjo nuk mund të arrihet, rritje reciproke dhe mirëkuptim të ri.

Një qasje që rekomandon Shapiro është thjesht të dëgjoni në fillim të bisedës. Merrni parasysh vlerën që qëndron pas perspektivës së personit tjetër, arsyetimin e tyre dhe pse e kanë atë. Edhe nëse përfundimisht nuk jeni dakord, ka të ngjarë të gjeni diçka që vlerësoni për personin tjetër – qofshin këto vlerat, pasioni, njohuritë mbi temën ose një këndvështrim i nuancuar që nuk e kishit marrë parasysh.

 “Nuk ka asgjë më shumë në botë që na pëlqen sesa të ndihemi të vlerësuar. Njihni fuqinë tuaj për t’i vlerësuar ata.”
Një qasje më e formalizuar për të kapërcyer këtë pengesë njihet si rregullat e Rapoport. Të krijuara fillimisht nga psikologu matematicien Anatol Rapoport dhe më vonë të sintetizuara nga Daniel Dennett, këto rregulla ofrojnë një udhëzues hap pas hapi për të sjellë vlerësim në një debat.

Pasi të dëgjoni arsyetimin e palës tjetër, ndiqni këto hapa:

Shpjegoni qartë pozicionin e personit tjetër për të treguar se e keni dëgjuar dhe respektuar pozicionin e tij. Përmendni çdo gjë që keni mësuar për t’i treguar personit tjetër se meriton të mësojë dhe se ju e vlerësoni mundësinë. Rendisni pikat për të cilat jeni dakord si një mënyrë për të ulur ato gardhe vetëmbrojtjeje. Dhe tani, ofroni një kritikë ose përgënjeshtrim.

Duke u angazhuar ose në rregullat e Rapoport-it ose në rekomandimin e Shapiro-s, ju demonstroni jo vetëm vlerësim, por gjithashtu ndërtoni besim me personin tjetër. Dhe ju mund ta përdorni atë besim për t’ju shtyrë të kapërceni barrierën përfundimtare.

Barriera Nr. 3: Injorimi i përkatësisë suaj

Siç e kemi parë, kur mendojmë për dikë si pjesë të grupit tonë, ne jemi më bashkëpunues dhe më të gatshëm ta mendojmë atë si partner dhe jo si pengesë ideologjike. Kur i shohim ata si një anëtar të grupit të jashtëm, ne i shohim si një kundërshtarë.

Por sipas Sapolskyt, ne manipulohemi lehtësisht kur bëhet fjalë për të caktuar se kush bën pjesë në ose jashtë grupit tonë. Besoni apo jo, ky është lajmi i mirë. Ne mund të lidhemi me njerëz të tjerë – t’i shoqërojmë ata si pjesë e fisit tonë – bazuar në tipare në dukje të parëndësishme. Mund të jetë aq e thjeshtë sa një hobi i përbashkët, një skuadër sportive e preferuar ose nëse ish shoku i dhomës i kushëririt të tyre të dytë është i diplomuar në Alma Mater. Edhe përkatësia më e dobët mund t’i hapë dyert krijimit të “neve” dhe të reduktojë gardhet duke lehtësuar besnikërinë fisnore.

“Kthejeni personin tjetër nga një kundërshtar në një partner, kështu që nuk do të jem më unë kundër jush, por ne të dy përballemi me të njëjtin problem të përbashkët,” thotë Shapiro.

Përkatësia gjithashtu nuk duhet të jetë e parëndësishme. Merrni parasysh debatin e imigracionit në politikën amerikane. Në shumë drejtime, këto debate janë të pazgjidhshme. Realitetet ekonomike janë komplekse, aspiratat humaniste mund të jenë të frikshme për t’u arritur dhe identitetet në çështje të tilla janë të rrënjosura thellë.

Megjithatë, të dhënat e sondazheve sugjerojnë se republikanët dhe demokratët në fakt bien dakord për shumë gjëra. Shumica e të dyja palëve thonë se siguria kufitare, lejimi i qëndrimit të fëmijëve pa dokumente dhe ndihma e refugjatëve civilë për t’i shpëtuar dhunës janë qëllime të rëndësishme. Dallimi është në shkallë dhe intensitet, gjë që zhvendos prioritetet kryesore për secilën palë. Megjithatë, është një gjë të thuash se ke një prioritet të ndryshëm sesa të thuash që të dyja palët nuk kanë fare lidhje me sfidën.

Si i tillë, tejkalimi i kësaj pengese të tretë mund të jetë po aq i thjeshtë sa t’u kujtosh të përfshirëve atë që kanë të përbashkët – qoftë kjo një vlerë, prioritet apo qëllim i përbashkët. Rregullat e Rapoport-it e bëjnë këtë duke renditur pikat e marrëveshjes përpara çështjeve të diskutueshme. Shapiro rekomandon gjithashtu t’i kërkoni personit tjetër të imagjinojë zgjidhje që përfshijnë sa më shumë vlera dhe prioritete të përbashkëta.

“Tani, nëse i vini në praktikë këto tre gjëra, kjo mund të transformojnë marrëdhëniet tuaja. Imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse do të fillonim një revolucion, por një revolucion pozitiv me mirëkuptim më të madh, vlerësim më të madh, përkatësi më të madhe, si mund ta transformonim politikën, si mund ta transformonim në fund të fundit, botën tonë. Unë besoj se është e mundur, por fillon me secilin prej nesh”, thotë Shapiro./business insider – bota.al

harvard

Sondazh

Poll
Insights 19 Maj 2023, 13:51 Enton Abilekaj

Rama, Berisha, Meta dhe frika nga e vërteta

Enton Abilekaj E vërteta nuk jep aq para sa mund të japë Edi Rama, Sali Berisha, apo Ilir Meta, për të gënjyer, por të p...

Insights 18 Maj 2023, 15:00 Demush Shasha

Profecitë e Ben Blushit

Demush Shasha Në sipërfaqe Edi Rama dhe Fredi Beleri nuk kanë pikë të përbashkëta, por në zgjedhjet e fundit lokale...

Insights 16 Maj 2023, 14:28 Enton Abilekaj

Po, zgjedhjet ishin të turpshme

Enton Abilekaj Po, zgjedhjet ishin të turpshme.Po, vëzhguesit e huaj konstatuan aq shumë shkelje sa nuk mund ta thonin që ishin zgjedhj...

Insights 14 Maj 2023, 10:40

Pse duhet në burg Fredi Beleri?

Fredi Bejleri TIRANË- Motivet zyrtare të dhëna nga Prokuroria dhe policia e Vlorës për arrestimin e Fredi Belerit janë nj&eum...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale