LIVE UPDATES
Insights

Fitorja e Edi Ramës, zbulon varfërinë e madhe të shqiptarëve

(Lexojeni se e kam përmendur edhe Albin Kurtin - për 'të mirë', mos m'qoftë për kob!).

18 Maj 2023, 14:31 Nga Kimete Berisha

Fitorja e Edi Ramës, zbulon varfërinë e madhe të

Kurrë nuk besoj se votuesi shqiptar di ta bëj dallimin mes të djathtës e të majtës.

Ama kurrë nuk besoj se vetëdija shqiptare është aq e lartë sa që ata kanë vendosur t'i votojnë socialistët për inat të Sali Berishës.

Shqiptari është materialist dhe i vetmi dallim që di ta bëj është dallimin mes lekut të vjetër dhe lekut të ri.

Nëse dikund në botë 'Zot' është paraja, ai vend është Shqipëria.

I shesin kujtimin e fëmijërisë për pare;

e shesin dhimbjen për TV - programe që popullata të argëtohen me dhimbjen e tyre: bëhen dëshmitarë të rremë për pare dhe e vetmja gjë që për ta ka kuptim - është paraja.

Dhe, anipse e kanë 'zot' paranë, janë më të varfërit në Evropë.

Anipse në tregun medial e qesin dhimbjen në shitje si djathin boshnjak në tinarë prej druri; prap se prap aty dhimbja kushton lirë.

Dhe Liria është 'send' i panevojshëm, kur s'ke pare.

Kur s'ke pare je i lirë si i vdekuri.

Liria kushton lirë kur nxjerret në shitje.

Prandaj, varfëria kushton shtrenjtë.

Dhe, prandaj fitorja e madhe e pushtetit në një vend të varfër është karikaturë.

Populli shqiptar kushton shumë lirë.

Nuk ka turk që të më bind se shqiptari i Shqipërisë beson në drejtësi dhe në votime demokratike.

Sepse, demokracinë kujtojnë që e kanë. Njeriu e kërkon atë që s'e ka.

Lekë kush jep, vëlla, tregoni ju, se demokracia nuk 'hahet'!

Nuk është normale që në fund të vrapimit, Edi Rama u forcua më shumë se sa kur e nisi vrapin për pushtet.

Edi Rama i lodhur nga pushteti i gjatë, doli edhe më i fortë nga lodhja.

Nuk është e natyrshme të të zbulojnë shqiptarët se sa i mirë je ti, pas dhjetë vitesh në pushtet.

Në Kosovë fitoi shumë Albin Kurti sepse ishte i paprovuar...por mjaftoi një kohë e shkurtër për ta parë shqiptarët se Albin Kurti nuk është ai që kishin kujtuar dhe në zgjedhjet lokale ia treguan qejfin.

Secili politikan i provuar me pushtet të gjatë nuk mund të bëhet atraktiv nga e para, sikur mos ta kishte pasur asnjë ditë mëkat në jetën e tij.

Shpjegoma ti mua: çfarë fiton një fukara i Kukësit (vendi më i varfër në Shqipëri), që e voton partinë e milionerëve.

Kë ëndërron 'ta vras' robi përveç padronin e tij.

Kë urren më shumë fukaraja se sa pasanikun.

Veç espadrillat e Edi Ramës kushtojnë sa rroga e shqiptarit...

Çka e motivon një fukara shqiptar që ta votoj një pushtet që e ka bërë të varfër. Pse shqiptarët kanë sevda në varfëri!

Pse nuk e ndëshkojnë fajtorin e mjerimit të tyre!

Kush mund të ketë faj përveç ai që të udhëheq!

Për Edi Ramën më e rëndësishme është Shkodra se sa krejt Shqipëria.

Veç për inat. Nuk është merakli i femrave se nuk e kish lënë pa gjetë edhe një Shkodrës (me theks të veçantë të Tropojës), veç për inat!

Hakmarrja ndaj Sali Berishës për të është më e madhe se sa fitorja e Shkodrës.

A kishte alternativë tjetër votuesi shqiptar?

Nuk kishte alternativë sepse nuk kërkonte alternativë.

Shqiptari kërkon cash, të pasurohet shpejt, të jetoj sot për sot, të luaj në internet, të flas anglisht dhe të mos punoj.

Jemi duke e jetuar një shenjë të kiametit që të bën të ndjesh sikur koha po harxhohet shpejt.

Nuk ka më kohë të presim për t'u bërë të lumtur.

Më mirë i merr pak para se sa që e falë votën, e s'ta di kush për nder!

Ta votosh Ilir Metën, s'të grish!

Ilir Meta është simbol i dukatit në Shqipëri, dhe me ata dukat që e ka vjedhur - e ka blerë çmendurinë e tij: aq shtrenjtë ka kushtuar të dështosh si Ilir Meta.

Shqipëria (bashkë me Kosovën) janë vendet më të varfëra në Evropë.

Të jesh i varfër duke pasur tokë, ujë, ajër, naftë, qymyr, dukat, pula dhe lopë - është sëmundje e varfërisë.

Sepse, aty ku ka diell, shi dhe liri, do të duhej të shërohej sëmundja e varfërisë.

Veriun dhe Jugun i ndau mentaliteti, por edhe mentaliteti blihet me pare.

Opozita nuk ekziston në Shqipëri sepse populli nuk ka nevojë për opozitë.

Kush ka kohë të pres derisa të vijnë në pushtet të mundurit!

Pushteti në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të turpërohet që udhëheqin popullin më të varfër në Evropë.

Pse populli është i varfër e Ata s'janë!

Me përjashtim të Albin Kurtiit, unë bile i kam 200 euro krye shpirti, Albini veç 100 i kish.

Ama për dallim prej tij, nuk e kujtoj veten kur nuk kam punuar.

P.S. Fitorja e Edi Ramës është primitive dhe e dhimbshme.

Zbulon varfërinë e madhe të shqiptarëve.

kimete berisha humbja e pd ne zgjedhje zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll
Insights 16 Maj 2023, 14:28 Enton Abilekaj

Po, zgjedhjet ishin të turpshme

Enton Abilekaj Po, zgjedhjet ishin të turpshme.Po, vëzhguesit e huaj konstatuan aq shumë shkelje sa nuk mund ta thonin që ishin zgjedhj...

Insights 14 Maj 2023, 10:40

Pse duhet në burg Fredi Beleri?

Fredi Bejleri TIRANË- Motivet zyrtare të dhëna nga Prokuroria dhe policia e Vlorës për arrestimin e Fredi Belerit janë nj&eum...

Insights 12 Maj 2023, 16:31

Regjimi që na bleu të gjithë

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj TIRANË- Nëse hap mediat opozitare, përfshirë ato të cilat qeverisjes së ...

Insights 11 Maj 2023, 10:40 Shpëtim Doda

Videomasazhi i Edi Ramës

Nga Shpëtim Doda Këtë të dielë, në Turqi do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale. Në k&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet