LIVE UPDATES
Insights

Ura e Zogut – Projekti me më shumë firmëtarë se Deklarata e Pavarësisë

Por ç’qenka ky projekt i pazbatueshëm? Si u hartua? Cilat janë kriteret e tij, që nuk u përmbushkan dot nga asnjë prej 2551 shoqërive a kompanive që disponojnë liçencë profesionale të vlefshme për zbatimin e punimeve të ndërtimeve në Republikën e Shqipërisë?

5 Janar 2024, 14:44 Nga Erion Periku
Ura e Zogut – Projekti me më shumë firmëtarë se
Ura e Zogut

Në emisionin qëndror të lajmeve të datës 24 Dhjetor 2023 më në fund, një televizion kombëtar i kushtoi rreth 100 sekonda kohë Urës së Zogut, e cila ka pothuajse aq vite jetë. Ura në fjalë, aktualisht është në gjendje të mjeruar. Tre hapësirat veriore të saj rrezikojnë të shemben nga dita në ditë. Gazetarja që po filmohej për reportazhin në fjalë, duke cituar Ministrinë e Kulturës në lidhje me gjendjen e Urës, qëndronte, pikërisht, mbi një nga këto hapësira, jo e vetëdijshme ose shpërfillëse ndaj rrezikut që i kanosej. Të njëjtën shpërfillje ndaj rrezikut për jetën e njerëzve shfaq edhe Ministria e Kulturës, së cilës, dukshëm, nuk i intereson se banorët përreth e perdorin akoma urën si vijë lidhëse midis dy brigjeve të lumit dhe se vizitorët e shumtë vazhdojnë të ecin e të pozojnë mbi të. Kjo Ministri as nuk e merr mundimin që, minimalisht, të mbyllë hyrje-daljet e urës me struktura të qëndrueshme që pengojnë kalimin mbi urë, e të vendosë dy a tre tabela që bëjnë të qartë rrezikun për jetën që ura paraqet. Jo më të lodhet për hartimin e një projekti të mirëfilltë ndërhyrjeje në këtë strukturë. Por, për sa i përket ndërhyrjes, tashmë tejet i vonuar, Ministria e Kulturës parashtron se “Projekti për ndërhyrje është gati, por tenderimi ka dështuar për shkak se kompanitë restauruese nuk përmbushin kriteret për realizimin e projektit”.

Por ç’qenka ky projekt i pazbatueshëm? Si u hartua? Cilat janë kriteret e tij, që nuk u përmbushkan dot nga asnjë prej 2551 shoqërive a kompanive që disponojnë liçencë profesionale të vlefshme për zbatimin e punimeve të ndërtimeve në Republikën e Shqipërisë?

E vërteta është se më 11 Janar 2021 këmba nr. 5 e urës, sipas drejtimit jug-veri, pësoi një ulje rreth 170 cm, duke dëmtuar menjëherë dy hapësirat hark të cilat mbështeten mbi të, çfarë paralajmëronte edhe një dëmtim në këmbën nr.6. Gjithsesi, ura edhe pse e dëmtuar, vijonte të rezistonte, por edhe të lëvizte, e me një komunikim të qartë inxhinierik paralajmëronte çfarë do të ndodhte më pas. Lëvizja e urës vazhdoi deri në Korrik të të njëjtin vit, kur këmba nr. 5, pa ndërhyrjen e ndonjë institucioni përgjegjës vetëgjeti qëndrueshmëri. E ndonëse në këto 6 muaj uljet kishin arritur nivelin e 201 cm, fatmirësisht, nuk kishte shmangie nga plani dhe mbistruktura nuk ishte e dëmtuar.

Ura vazhdoi në atë gjendje deri më 14 -15 Dhjetor 2022, 702 ditë të plota kalendarike, periudhë gjatë së cilës Ministria e Kulturës nuk u trazua aspak, pavarësisht se reagimet, edhe në nivel inxhinierik nuk munguan. Në datat 14 -15 Dhjetor, ulja në këmbën nr.5 kapi 384 cm. Ky dyfishim i uljes, solli edhe të paralajmëruarën: shmangien nga plani që shkaktoi edhe dëmtime të mëdha në mbistrukturë.

Ishte pikërisht në këto data, kur të ditur e të paditur, nga një sërë fushash, po ku inxhinierët e ndërtimit ishin papërfillshëm pak, filluan të angazhoheshin seriozisht për urën në fjalë në, thuajse të gjitha hapësirat publike që koha ofron. U shpall emergjencë e, madje, u pretendua se zgjidhja mund të arrihej brenda pak orësh. Ironikisht, angazhimi nuk kishte të bënte me gjendjen ku Ura e Zogut qe katandisur nga moskokëçarja 702 ditore e deri atëhershme por nga fakti se urë-mjera qe përmendur nga vetë KM.

Në fakt, më 13 Shkurt 2023, Ministresha e Kulturës në llogarinë personale në `fejsbuk` shpalli se projekti për ndërhyrje emergjente në Urën e Zogut qe miratuar. Po sipas ministres në fjalë, për hartimin e projektit, në një kohë të shkurtër, qenë bërë bashkë institucionet më prestigjoze të vendit në fushën e ndërtimit dhe të trashëgimisë kulturore, sigurisht me urdhërin e KM dora vetë.

Deklarata e postuar e ministres është fort e mjegullt (mjegullnajën administrata jonë sikur e ka fort përzemër), prandaj ka nevojë për disa sqarime. Së pari, për projektin nuk është zhvilluar garë; së dyti, institucionet shtetërore duhet t’i analizojnë çeshtjet në bazë të rëndësisë, përparësisë dhe nevojës dhe jo sipas urdhërave, qofshin këto edhe të KM dora vetë; së treti, “kohë e shkurtër” është periudhë kohore e pacaktuar dhe relative.

Arsyet se përse ministria nuk shpalli garë dhe përse institucionet shtetërore veprojnë me urdhra dhe jo në bazë prioritetesh dhe nevojash janë çështje mbi të cilat duhet të hedhin dritë vetë këto institucione. Për sa i përket këmbënguljes mbi “kohën e shkurtër” dhe ndërhyrjes emergjente, duhet theksuar se dita në të cilën ministrja ka bërë postimin në ‘fejsbuk’ përkon me ditën e 763-të të nevojës për ndërhyrje urgjente në Urën e Zogut, pra ekzaktësisht 2 vjet 1 muaj e 2 ditë.

Një qeveri dhe një administratë po shqiptare, ajo e viteve 1925-1927, (e cila, vërtet, përbëhej nga njerëz të fisëm e atdhedashës, paçka se jo rekordmenë të vetëshpallur), në rolin e zhvilluesit dhe përfituesit, në një periudhë kohore 2 vjeçare, lidhi kontratën, realizoi projektin e zbatimit, siguroi materialet e ndërtimit nga jashtë, nisi dhe e përfundoi ndërtimin e urës në fjalë. Me fjalë të tjera, “koha e shkurtër” që i duhet ministrisë së sotme për të bërë një postim në `fejsbuk` është 1 muaj e dy ditë më e gjatë se koha që i duhej ministrisë të gati një shekulli më parë nga lidhja e kontratës për hartimin e projektit deri tek vënia në funksion të veprës.

Gjithsesi, nëse një projekt i cili do siguronte qëndrueshmërinë e urës do hartohej dhe zbatohej, ato që u shkruan më lart do ishin të një rëndësie dytësore. Por çështja merr përmasa edhe më absurde pas miratimit të projektit të zbatimit. Projekti i zbatimit, i cili ka më shumë firmëtarë se Deklarata e Pavarësisë, është hartuar nga katër institucionet më të rëndësishme të industrisë së ndërtimit në vend dhe përbëhet nga tre dokumentë kryesorë: 1) Specifikimet Teknike; 2) Projekti i Zbatimit; dhe 3) Preventivi i Punimeve.

Në dokumentin prej 110 faqesh të Specifikimeve Teknike, ceket gjithë çfarë ka të bëjë me ndërtimin e një rruge, përfshi infiltrimet e tombinot, por nuk thuhet as edhe një fjalë për urën. Projekti i Zbatimit përmban 22 faqe, ndërsa Preventivi i Punimeve është veçse një faqe. Bie menjëherë në sy se një pjesë e konsiderueshme e projektit (35%) janë fotografi dhe renderizime, çfarë nuk është fort e zakonshme për një projekt zbatimi. Mbi të gjitha, është e dukshme mospërputhja midis projektit dhe preventivit. Në fakt, që nga viti 1992, “mospërputhja midis projektit dhe preventivit” është “hile e vjetër” e përdorur gjerësisht, thuajse në çdo projekt që është financuar nga buxheti i shtetit dhe ka qenë strehë për të paudhët dhe paudhësitë e shumta të projekteve inxhinierike të zhvilluara në këto tre dekada. Një shembull i kësaj mospërputhjeje është struktura me themele të thella (pilota), që paraqiten në tre faqe të ndryshme të projektit, por që as janë përshkruar ndokund në projekt e as janë kuotuar në preventiv.

Me fjalë të tjera, nëse projekti është hartuar vetëm që ministrja “t’i bëjë resmen” dhe “ta hedhi në ‘fejsbuk’”, e jo për t’u zbatuar, projekti është shumë i bukur. Bën figurë! Por nëse qëllimi është zbatimi, atëherë çdo skicim, fjali e fjalë është e detyrueshme të zbatohet dhe, padyshim, duhet të kuotohet saktësisht në preventiv.

Preventivi në fjalë përbëhet nga katër lloje punimesh: ndërtim rrugë shërbimi, mbrojtje lumore, ndërtim strukture, dhe orë pune të makinerive, të cilat ndahen në 20 zëra. Te katër llojet e punimeve janë nga më të rëndomtat për industrinë e ndërtimit. Edhe kompania më e lodhur në vend i kryen thuajse të gjitha, si nga ana sasiore ashtu edhe nga ajo cilësore, çdo vit kalendarik. Kjo e bën edhe më të çuditshëm faktin e mosgjetjes së një kompanie për ndërhyrjen në veprër.

Në preventivin me shumë zëra së paku dy prej tyre janë mjaft interesantë: i) shtresë stabilizanti, me volum 2000m3, dhe ii) prishje strukture prej guri me volum 800m3. Vlera e këtyre dy zërave, sipas çmimeve të tregut dhe Manualit përkatës të Çmimeve, është afërsisht 42 mijë Euro ose 9%  e vlerës së përafërt të kontratës. Por, përgjatë gjithë urës nuk ka asnjë strukturë guri, që të prishet a rindërtohet. Ndërsa nevoja e pretenduar për shtresë stabilizante është edhe më pakuptim. Shtresa e stabilizantit e përdorur në të gjithë segmentin e rrugës nacionale Milot-Rubik është pikërisht zhavorri i marrë me gërmime në shtratin e lumit Mat. Përse duhet preventivuar një zë i tillë kur mbarë sipërfaqja e shtratit të lumit është e mbuluar me material të përshtatshëm për stabilizant dhe ku qasja e makinerive të rënda të ndërtimit ka qenë, është dhe do të jetë, edhe pasi projekti të përfundojë, krejt e lehtë?! Ndonëse vendosja e këtij zëri në preventiv është vendim që i përket projektuesëve e ata edhe mund ta justifikojnë nevojën për zhavorr të transportuar nga larg, e vështirë për t’u justifikuar nga kushdo është sasia. 2000m3 stabilizant është sasia e nevojshme për shtrimin e një rruge shërbimi me gjerësi 5m dhe gjatësi 2000m, ndërsa kantieri i ndërtimit ndodhet vetëm 200m larg rrugës.

Këto dy zëra në preventiv mjaftojnë për të treguar bujarinë e pamatë që projektuesit shqiptarë shprehin kur bëhet fjalë për projekte që financohen nga buxheti i shtetit. Në të njëjtën kohë, hedhin poshtë dyshimin se mungesa e pretenduar e kompanive që përmbushin kriteret është mosinteresimi i tyre. Në botë, norma e fitimit e kontratave për punimet e ndërtimit llogaritet midis 7 e 14%; në manualet tona ajo është përcaktuar si 10%. Duke marrë këtë parasysh, cila firmë nuk do donte të përfitonte një kontratë me rreth 9% të vlerës dhuratë pa filluar ende puna.

Një tjetër çështje që duhet qartësuar është se punimet e përfshira në projektin e hartuar janë veçse punime ndërtimi, që nuk kanë as lidhjen më periferike me monumentet e trashëgimisë kulturore. Gjithësesi, në respekt të ministres, që këmbëngulë ta shfaqë projektin e urës si një ndërthurje të punimeve të ndërtimit me restaurimin e monumenteve, nuk po kundërshtojmë. Por nuk mund të pranohet që ndërthurja e imagjinuar të lërë urën pa ndërhyrje. Në Shqipëri ka mjaft kompani me aftësitë dhe eksperiencën për të kryer punime të këtij lloji. Për shembull, kompania shqiptare që po kryen rikonstruksionin e selisë se Parlamentit të viteve 1925-1944, godinë e cila ka të njëjtin status si ura, dukshëm i plotëson kriteret.  Pra, në Shqipëri ka të paktën një kompani që i përmbush, madje me tepri, kriteret e parashtruara dhe të hamendësuara, ndersa veç kriteret e parashtruara në projektin e zbatimit i përmbushin më shumë se 2500 kompani.

Atëherë çfarë e bën të pamundur realizimin e këtij projekti, kur zërat e punimeve nuk kanë asnjë vështirësi të shtuar, kur, ende pa filluar zbatimi, ministria i ka falur bujarisht kompanisë që mund të shpallej fituese 9% te vlerës së përafërt të kontratës!?

Ndoshta gara e munguar, projekt zbatimi i pazbatueshëm, qasja prej ‘fejsbuksash profesionistë...

Që ura të mos rrënohet (e që, mbi të gjitha, porosia e KM të përmbushet), edhe në këto kushte ka ende zgjidhje, madje pa garë, si ia ka ëndja institucioneve tona e me kosto shumë më të ulët se projekti i ‘fejsbukut’. Do mjaftonte prishja e tre hapësirava veriore dhe ndërtimi i një prite me gurë ne bjefin e poshtëm të urës, çfarë do të zgjidhte tre probleme njëherazi:

1. Garantimin e qëndrueshmërisë së tre hapësirave të mbetura dhe mbrojtjen e tyre nga gërryerjet lumore dhe çnjerëzore

2. Garantimin e kuotës së nevojshme të ujit për kanalin ujitës të shpatit verior,

3. Garantimin e rrjedhës dhe kuotës së nevojshme për marrjen e ujit nga kanali ujitës në shpatin jugor.

Por ndoshta dikush është fort i interesuar që ura të shkatërrohet. Kjo katrahurë ndryshe nuk shpjegohet, veçse me qasje progresive te tipit “kulla e barit nuk do të digjet”.

Shënim: “Palankola” fjalë e cila gjen përdorim të zgjeruar në deklaratën e ministreshës, në gjuhën e bukur shqipe është mbeshtjellje metalike. Ndërsa mbetet e dyshimtë nëse zonja në fjalë ia di kuptimin apo e ka përdorur, thjesht, për të impresionuar publikun e gjerë dhe domosdo pa ekspertizë në fushën e ndërtimit, duhet theksuar se palankola në aftësinë mbajtëse të këmbës ka aq ndikim sa ka përmjerrja e bagëtive të stallës perballë urës në prurjet e lumit Mat.

erion periku ura e zogut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet