LIVE UPDATES
Insights

Si ndikojnë mbi opinionin publik gjigantët e teknologjisë gjatë krizave politike

31 Dhjetor 2023, 10:02 Nga a.d
Si ndikojnë mbi opinionin publik gjigantët e teknologjisë
foto ilustruese

Nga Jennifer Cassidy “TRT World”

Në peizazhin e sotëm të politikës globale, termi “politikë e jashtme” nuk kufizohet më vetëm tek veprimet e shteteve kombëtare. Sepse një aktor i ri është shfaqur vitet e fundit në skenën ndërkombëtare, duke ushtruar një ndikim që i kapërcen kufijtë dhe diplomacinë tradicionale: Silicon Valley.

Në kohëra krizash politike, roli i gjigantëve të teknologjisë me qendër në Kaliforni, është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm, duke diktuar narrativat, dhe duke ndikuar tek rezultatet në mënyra që rivalizojnë, dhe ndonjëherë i tejkalojnë, aftësitë e shteteve të vogla dhe atyre të mesme.

Megjithëse jo zyrtare, politika e jashtme e Silicon Valley, shfaqet përmes ndikimit ekonomik dhe informativ të kompanive si Google, Apple, Facebook (Meta) dhe X, kjo e fundit e njohur më herët si Twitter. Asetet e tyre në treg tejkalojnë PBB-në e shumë vendeve, duke iu dhënë atyre një levë të konsiderueshme ekonomike.

Në vitin 2022, Silicon Valley kishte një PBB prej 840 miliardë dollarësh. Nëse ky rajon do të ishte një shtet, do të ishte ekonomia e 18-të më e madhe globale. Pra më e madhe se ekonomia e Holandës, Arabisë Saudite dhe Zvicrës, dhe vetëm pak më e vogël se ajo e Indonezisë.

Megjithatë, është kontrolli i tyre mbi informacionin - një lloj i ri monedhe në epokën tonë dixhitale - që me të vërtetë e përforcon ndikimin e tyre. Gjatë krizave politike, këto platforma bëhen terrene beteje për narrativat dhe opinionin publik.

Për shembull, lufta e vazhdueshme e Izraelit në enklavën e rrethuar të Gazës, ka nxjerrë drejtpërdrejt në pah rolin e fuqishëm të Silicon Valley në formësimin e narrativave globale. Raportet mbi censurën në platforma si Instagram dhe X, sidomos në lidhje me përmbajtjen që mbështet kauzën palestineze, ngrenë pikëpyetje serioze mbi fuqinë që kanë këto kompani mbi diskursin publik.

Më shumë sesa shtypje të zërave pro-palestinezë, këto akuza tërheqin vëmendjen për rolin e rëndësishëm të platformave në inkuadrimin e konflikteve ndërkombëtare. Ato u përforcuan më tej nga vizita e Elon Musk në Izrael në nëntor, që për shumë analistë, sinjalizoi një miratim të heshtur të veprimeve të njërës palë ndaj tjetrës, një pretendim që hidhet poshtë nga miliarderi kontrovers. Megjithatë, ajo vizitë pasqyron natyrën komplekse dhe shpesh të diskutueshme të ndikimit të Silicon Valley në gjeopolitikën globale.

Diktimi i narrativave dhe i diplomacisë publike

Roli i Silicon Valley ishte i theksuar edhe gjatë luftës në Ukrainë. Kompanitë e teknologjisë luajtën një rol të rëndësishëm në ndihmën e përhapjes së narrativave strategjike të Ukrainës dhe përpjekjeve të diplomacisë publike. Duke ofruar platforma për shpërndarjen e informacionit dhe narrativave, këto kompani ndikuan ndjeshëm në perceptimin ndërkombëtar dhe reagimet politike.

Marrëdhënia midis Ukrainës dhe kompanive të teknologjisë, u forcua më tej nga marrëveshjet financiare, si dhe marrëveshja monetare me Microsoft-in, e cila ofroi një ndihmë teknologjike shtesë prej afro 100 milionë dollarë, duke e çuar në më shumë se 400 milionë dollarë mbështetjen e saj totale për Ukrainën që nga fillimi i krizës në shkurt 2022.  

Për më tepër, Microsoft e zgjeroi mbështetjen teknologjike pa pagesë për Ukrainën gjatë gjithë këtij viti. Kjo do të bëjë që agjencitë qeveritare, infrastruktura jetike dhe sektorë të tjerë në Ukrainë, të vazhdojnë të përdorin infrastrukturën e tyre dixhitale dhe t’u shërbejnë qytetarëve përmes shërbimeve të Microsoft Cloud.

Njoftimi u bë nga Brad Smith, zv/president i kompanisë dhe drejtues i degës së Microsoft në Lisbonë, gjatë një konferencë të përbashkët shtypi me zëvendëskryeministrin e Ukrainës dhe njëherazi dhe Ministër i Transformimit Dixhital, Mykhailo Fedorov, duke nënvizuar një dimension gjithnjë e në rritje të partneritetit midis shteteve-kombe dhe kompanive të teknologjisë.

Megjithatë, siç e kemi parë, lojtarët në fushën e teknologjisë kanë pa dyshim motivet e tyre kapitaliste dhe politike. Kjo u pa qartë me refuzimin e Elon Musk për ta lejuar Ukrainën që të përdorë shërbimet e internetit Starlink, për të nisur një sulm të befasishëm ndaj forcave ruse në Krime në shtator 2022. Ai episod solli edhe njëherë në vëmendje çështjen nëse ushtria amerikane duhet të jetë më e qartë mbi shërbimet apo produktet që blen dhe që mund të përdoren në luftë.

Liria e fjalës përkundrejt moderimit

Një sfidë e përsëritur për Silicon Valley në kohë krize, është balancimi i së drejtës së lirisë së fjalës së lirë, me përgjegjësinë për të moderuar përmbajtjen e dëmshme. Ky akt delikat bëhet edhe më i ndërlikuar gjatë trazirave politike, ku mund të mjegullohet kufiri midis aktivizmit dhe nxitjes.

Vendimet e tyre - për të lejuar, hequr apo kufizuar përmbajtjen - mund të ndikojnë ndjeshëm në rrjedhën e ngjarjeve, duke nxitur shpesh kritika nga qarqe të ndryshme. Për shembull, gjatë krizës së Covid-19 në Indi, pati raporte për censurimin e kritikave ndaj menaxhimit të situatës nga qeveria.

Në Kolumbi, raste të ngjashme u vunë re gjatë protestave të reformës tatimore, ku u panë hapur përpjekjet e platformave në menaxhimin e perspektivave të ndryshme globale në kushtet e presioneve të ndryshme politike. Këto veprime, shpesh të etiketuara si censurë, nënvizojnë dilemat me të cilat përballen këto platforma në përgjigje ndaj presioneve të qeverisë dhe teksa përpiqen të mbështesin idealet e shprehjes së lirë.

Duke njohur ndikimin në rritje të këtyre gjigantëve të teknologjisë, disa vende kanë filluar që të përshtatin strategjitë e tyre diplomatike. Një rast i tillë është hapja e një ambasade të veçantë nga Danimarka në Silicon Valley. Ky akt nënvizon një ndryshim strategjik në diplomaci, duke njohur nevojën për t’u angazhuar me këta aktorë jo shtetërorë me shumë ndikim.

Kjo lëvizje pioniere, nënkupton një njohje të nevojës së mundshme për angazhim të drejtpërdrejtë me këta aktorë jo shtetërorë për çështjet rregullatore, privatësinë e të dhënave, tregtinë dixhitale dhe sigurinë kibernetike. Megjithatë, kjo qasje diplomatike sjell edhe sfidat e veta.

Menaxhimi i marrëdhënieve ku kompanitë e teknologjisë kanë axhenda, të cilat mund të bien ndesh me politikat shtetërore apo normat ndërkombëtare është një detyrë shumë komplekse. Për më tepër, natyra e shpejtë e inovacionit teknologjik dhe rregullimi i tij, paraqet pengesa shtesë për proceset diplomatike tradicionale.

Fytyra e re e qeverisjes globale

Roli në zhvillim i Silicon Valley në politikën globale, ngre disa pikëpyetje themelore për të ardhmen e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe qeverisjes globale. Si po përshtaten kornizat tradicionale të diplomacisë dhe ligjit ndërkombëtar për të përfshirë ndikimin e këtyre aktorëve të fuqishëm jo shtetërorë?

Për më tepër, si negociojnë dhe bashkëpunojnë shtetet-kombet me entitetet, fuqia e të cilave tejkalon fuqinë ekonomike, dhe thellohet në kontrollin e informacionit dhe opinionit publik?

Politika e jashtme e Silicon Valley, edhe pse një term jo tradicional, është një realitet i pamohueshëm në botën e sotme shumë të ndërlidhur.

Në kohëra krizash politike, veprimet e këtyre gjigantëve të teknologjisë, kanë pasoja të mëdha, duke diktuar narrativat dhe ndikuar mbi rendin global. Sfida ka të bëjë me shfrytëzimin e potencialit të tyre për ndryshime pozitive, duke zbutur rreziqet që lidhen me kontrollin e tyre të pashembullt mbi informacionin si dhe ndikimin e tyre në diskursin publik.

Ndërsa po ecim drejt epokës së re, një gjë është më se e qartë: nuk ka qenë kurrë më e dukshme se sot nevoja për struktura të qeverisjes globale që të jenë të fuqishme, përshtatëse dhe gjithëpërfshirëse, me synim rregullimin dhe mbikëqyrjen e kompanive të mëdha të teknologjisë.

Shënim:Dr.Jennifer Cassidy është lektore e studimeve diplomatike në Universitetin e Oksfordit.

silicon valley

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet