LIVE UPDATES
Insights

Anëtarësia në aleancë nuk është garanci për demokracinë. Cili është sot synimi i NATO-s?

3 Janar 2024, 11:05 Nga a.d
Anëtarësia në aleancë nuk është garanci për
nato

Nga Yanis Varoufakis “Unherd”

Ishte fillim-shtatori i vitit 1971. Nëna më çoi me taksi në një hotel në një periferi në veri të Athinës për të vizituar xhaxhain tim të preferuar dhe vëllanë e saj të dashur. Përpara se të dilnim nga makina, ajo më kapi nga krahu dhe më pëshpëriti në vesh që të mos kisha frikë.  Hoteli Pefkakia, drejtohej nga ESA, versioni grek i Gestapos dhe një vegël e regjimit të ushtarakëve, që e kishte kthyer atë ndërtesë në një burg për disidentët më të famshëm. Ajo që pashë brenda, përfshirë fytyrën e përgjakur nga torturuat të xhaxhait tim, bëri që në moshën 10-vjeçare unë të kuptoja se çfarë do të thotë të jetosh nën një diktaturë brutale. Të gjithë e mbajnë mend se një pjesë e vendeve të Evropës Lindore, ishin dikur diktatura komuniste.

Nga Deti Baltik në Poloni dhe deri poshtë në Detin e Zi, ato vuajtën nën sundimin njëpartiak, dhe popujt e tyre mbetën nën mëshirën e policisë sekrete. Por më pak i diskutuar është fakti se vetëm gjysmë shekulli më parë, 3 nga vendet anëtare aktuale të Bashkimit Evropian ishin diktatura fashiste: Portugalia, Spanja dhe Greqia.

Dhe historia e popujve të Evropës Perëndimore që janë shtypur nën regjimet e së djathtës ekstreme, ultra-nacionaliste dhe fashiste është shumë e rëndësishme sot që po përjetojmë sërish një rritje të nacionalizmit, një panik moral mbi emigrantët dhe refugjatët, dhe një nostalgji të hapur për udhëheqësit diktatorialë për t'i bërë sërish “madhështore” vendet tona.

Teksa po afrohen zgjedhjet e reja për Parlamentin Evropian, kjo histori gjysmë e harruar mund të na mësojë disa leksione shumë të rëndësishme. Unë u rrita në atë që supozohet se është djepi i demokracisë botërore, në një Greqi të sunduar nga tiranë që ishin të betuar për besnikëri ndaj një ideologjie jo shumë të ndryshme nga ajo që rikthehet sot nëpër Evropë. Figura të estabilimentit të kohës siç ishte edhe xhaxhai im - në atë kohë drejtor i degës së Siemens në Greqi - u ngritën kundër saj dhe dështuan. Por dy vjet pasi e vizitova në hotelin-burg, në nëntorin e vitit 1973, studentët pushtuan spontanisht universitetin më prestigjioz të Greqisë, Politeknikun e Athinës.

Pas 5 ditësh të lavdishme, gjatë të cilave qendra e qytetit u çlirua përkohësisht nga regjimi, ushtria hyri në qytet e shtypi rebelimin e Politeknikut. Pas tankeve që shkatërruan portën kryesore të Politeknikut, komandot dhe xhandarët - të zgjedhur me kujdes për besnikërinë e tyre fashiste - zhdukën çdo rezistencë të mbetur. Më pas për javë të tëra, qelitë e policisë jehonin nga britmat e studentëve që u torturuan aty.

Kryengritja u shtyp, por regjimi nuk ishte më kurrë ai i pari. Disa ditë më vonë, një gjeneral brigade i përmbysi kolonelët dhe e çoi regjimin drejt një egërsie edhe më të madhe.

Kjo lloj forme e autoritarizmit u shfaq në formën e tij më komike në ekranet tona televizive: lajmet lexoheshin nga oficerë të vrazhdë me uniformat dhe medalje në gjoks, që njoftonin urdhrat që duhet të zbatoheshin nga telespektatorët. Gjashtë muaj më vonë, në një përpjekje të dëshpëruar për të stabilizuar regjimin e tyre, diktatorët tanë u mundën pas një tentative për ta shtrirë sundimin e tyre mbi Republikën e pavarur të Qipros.

Gjithçka që arritën ishte një pushtim brutal i pjesës turke të ishullit, që çoi Greqinë dhe Turqinë në prag të luftës midis tyre, dhe që shkaktoi një numër të madh të vrarësh, të plagosurish dhe të zhvendosurish në ishull. Pasojat e asaj tragjedie ndihen ende sot në formën e Vijës së Gjelbër që e ndan ende sot ishullin.

Dikush mund të mendonte se një regjim ushtarak do të ruante me fanatizëm forcat e tij të armatosura, por ai episod nxori në pah dobësinë e Greqisë. Po ashtu e shkatërroi ekonominë tonë, ashtu siç rënia e paktit të Bretton Woods dhe kriza e naftës po e fusnin në qorrsokak kapitalizmin global.

Brenda pak ditësh, junta u shkërmoq. Në korrik të këtij viti, grekët do të kremtojnë 50-vjetorin e rikthimit të një lloj versioni të demokracisë liberale. Por historia se si u krijua junta në përgjithësi është lënë në harresë. Ajo u imponua zyrtarisht nga ushtarakët në prillin e vitit 1967, por u planifikua dhe u mundësua që në vitet 1950 nga degë të ndryshme të qeverisë amerikane.

Greqia ishte pjesë e një serie të gjatë grushtesh shteti që organizoi CIA në mbarë botën, nga  grushti i shtetit i vitit 1953 që përmbysi Mohammad Mosaddegh, kryeministrin e fundit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Iranit, deri tek vrasja në vitin 1973 e presidentit kilian Salvador Allende nga gjenerali Augusto Pinochet.

Në këtë rast nuk është e rëndësishme arsyeja pse Uashingtoni e pa të nevojshme të përmbyste qeverinë centriste dhe properëndimore të George Papandreut në vitin 1965, 2 vite përpara se t'u jepte dritën jeshile kolonelëve që të shpërndanin parlamentin dhe ta fusnin shoqërinë greke “në allçi, siç duhet të bëjë mjeku ortoped me një gjymtyrë të thyer”, sa për të cituar shefin e juntës, kolonelin Geórgios Papadopoulos.

Duke pasur parasysh pikëpyetjet që qarkullojnë aktualisht rreth Evropës, unë mendoj se ajo që ka më shumë rëndësi është se në vitin 1967, qeveritë e Francës, Gjermanisë, Austrisë dhe në një farë mase të Britanisë së Madhe ishin kundër grushtit të shtetit. Ardhja në fuqi e fashizmit në Greqi, shkaktoi një përçarje midis fuqive kryesore të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, edhe pse të gjitha ishin në të njëjtën anë të Perdes së Hekurt.

Evropa ishte aleate e demokratëve në Greqi, të cilët po luftonin kundër juntës së bashkuar me NATO-n që mbështetej nga SHBA. Gjatë stinës së verës në ato vite, prindërit më çonin shpesh në Vjenë ose Mynih, për të “marrë frymën e lirisë”. Pjesën tjetër të vitit, veçanërisht gjatë netëve të zymta, strukeshim pranë radios për të dëgjuar Deutsche Welle-n dhe BBC-në, duke u mbuluar me një batanije të kuqe për të minimizuar shanset për t'u dëgjuar nga fqinjët e etur për të na denoncuar.

Programet në gjuhën greke në këto kanale, ndryshe nga Zëri i Amerikës që ishte pro juntës, ishin të mbushura me mbështetje për rezistencën demokratike. Me pak fjalë, Evropa mbështeti një Greqi të lirë, ndërsa Amerika e tradhtoi atë. Prandaj, nuk ishte për t'u habitur që pasi u rrëzua junta, një pjesë e madhe e shoqërisë greke - përfshirë kryeministrin konservator Konstantinos Karamanlis - ishin armiqësor ndaj NATO-s, por dashamirës ndaj Tregut të Përbashkët Evropian, paraardhës i BE-së.

Ndryshe nga sa besojnë shumë evropiano-veriorë, shumica e grekëve nuk e panë BE-në si “lopa e parave” që u bë më vonë, por si një garanci se tanket nuk do të dilnin sërish në rrugë dhe që policia sekrete do të mbahej nën kontroll, diçka që do ta dëshironin edhe evropianolindorët pas shembjes së diktaturave të tyre në vitin 1991.

Kjo shpjegon edhe arsyen pse grekët që e kujtojnë me krenari rezistencën ndaj juntës, priren të kenë një pikëpamje shumë të ndryshme për NATO-n sesa evropiano-lindorë me kujtimet e diktaturave të tyre komuniste. Kur Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën, unë e denoncova këtë akt si kriminal, e cilësova Putinin si një “vrasës të pamëshirshëm”, u bëra thirrje të gjithë demokratëve të qëndronin në krah të Ukrainën dhe kërkova që Perëndimi të negociojë një fund të menjëhershëm të luftës në Ukrainës, duke e shkëmbyer tërheqjen e trupave ruse me zotimin për ta mbajtur Ukrainën jashtë NATO-s.

Për mua, kishte më shumë rëndësi që Perëndimi të bënte gjithçka që duhej për të sprapsur trupat ruse atje ku ishin më 22 shkurt 2022, ndërsa t'i jepte mundësi Ukrainës të lulëzonte brenda Evropës Perëndimore liberale demokratike. Mjerisht, ky apel nuk u përkrah nga kolegët e mirë në Evropën Lindore.

Razem, një parti polake me prirje të majtë, më kritikoi për dështimin tim për të “mbështetur sovranitetin ukrainas”. Mediat sociale më etiketuan si një “idiot i dobishëm” i Putinit. Kjo ndarje në lëvizjen tonë pan-evropiane më trishtoi, por unë e përpoqa të përqendrohesha tek shkaqet historike të saj.

Në sytë e kolegëve të mi të Evropës Lindore, NATO shfaqet si një klub shtetesh që hedh një mburojë mbrojtëse rreth demokracive liberale. Nga këndvështrimi i tyre, anëtarësimi në NATO është vendimtar për pavarësinë e Ukrainës dhe sugjerimi im që Kievi duhet të qëndrojë jashtë NATO-s dukej si një tradhti ndaj demokratëve ukrainas.

Por për mua, që jam rritur nën regjimet fashiste, që jo vetëm kishin bekimin e NATO-s, por ishin krijuar kryesisht nga funksionarët e CIA-s dhe NATO-s, më dukej absurd pretendimi se anëtarësimi i Ukrainës në NATO ishte çelësi i së ardhmes së saj demokratike.

Dhe ndërsa është e vërtetë se në shumë vende të përparuara - si Holanda dhe Danimarka - anëtarësimi në NATO ishte plotësisht në përputhje me demokracinë liberale, kjo nuk vlente për Greqinë. Edhe portugezët jetuan si nën fashizëm po ashtu edhe brenda NATO-s.

Brezat e njëpasnjëshëm të demokratëve turq do t'ju thonë se është krejtësisht e përputhshme të jetosh në një vend të NATO-s që është i shtypur nga autoritarizmi. Sigurisht, disa do të thonë se anëtarësimi në NATO ka të bëjë me mbrojtjen e një vendi nga kërcënimet e jashtme, dhe jo me garancitë për demokracinë.

Por nga ana tjetër, nuk ka dyshim se anëtarësimi në NATO nuk është as i nevojshëm dhe as i mjaftueshëm për mbrojtjen e një vendi. Kërcënimi më i madh territorial për Greqinë vjen nga Turqia, por politika e NATO-s është se ajo ndërhyn vetëm kur një vend jo anëtar i NATO-s kërcënon një nga anëtarët e saj.

Nëse Turqia, anëtare e NATO-s, do të pushtonte një ishull grek, NATO nuk do të përfshihej. Në ekstremin tjetër, Jordania, Egjipti dhe, natyrisht, Izraeli janë plotësisht nën ombrellën e mbrojtjes së SHBA-së dhe NATO-s, edhe pse nuk janë anëtarë të NATO-s.

Pra, cili është sot qëllimi ekzistencial i NATO-s? Një dekadë më parë, më pëlqeu një bisedë jozyrtare që pata një ish-Shefin e Shtabit të Forcave të NATO-s në Evropë. Amerikani, një republikan i thekur, ishte i sinqertë kur e pyeta nëse NATO mbetej ende e përshtatshme për qëllimin fillestar që u krijua.

“Varet se si e përcaktoni qëllimin e aleancës”- u përgjigj ai duke buzëqeshur. E pyeta se si e përkufizonte ai vetë. “Synimi është i trefishtë. Së pari, për të na mbajtur ne amerikanëve në Evropë. Së dyti për të mbajtur rusët jashtë Evropës. Dhe së treti, për të mbajtur nën kontroll Gjermaninë”. Asnjë analizë mbi rolin e NATO-s në Evropë që kam lexuar që nga ajo kohë nuk ka qenë më e saktë apo më parashikuese.

nato

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet