LIVE UPDATES
Insights

Sfidat e bizneseve të vogla në fushën e hotelerisë përballë markave të njohura ndërkombëtare

Në një treg të Turizmit dominuar nga emrat e mëdhenj, bizneset e vogla të hotelerisë ballafaqohen me sfida të mëdha. Në këtë kontekst, sfidat financiare, mungesa e njohurive të markës dhe konkurimi i ashpër në treg janë shqetësime themelore me të cilat do të përballen në të ardhmen.

4 Janar 2024, 09:23 Nga Enkeleda Memisha dhe Grigorina Boce
Sfidat e bizneseve të vogla në fushën e hotelerisë
Enkeleda Memisha dhe Grigorina Boce

TIRANË- Turizmi është kthyer në sektorin prioritar të ekonomisë gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Një numër shumë i madh të rinjsh dhe jo vetëm, janë të punësuar në këtë sektor, ku një pjesë e mirë e tyre janë të arsmimuar apo vazhdojnë studimet dhe kualifikimet e duhura sipas kërkesave të kohës në këtë fushë.

Sipas te dhënave të Këshillit Botëror të Turizmit, një në 5 vende pune në Shqipëri është i lidhur me turizmin dhe sektorët e udhëtimit.

Hotele me marka të njohura ndërkombëtare kanë besuar emrin e tyre në Shqipëri, të tilla si: Inter Continental, Hilton, Marriott, MK Hotel, Hyatt, Novotel etj. Brande të tilla përfshijnë një staf të madh punonjësish të kualifikuar dhe trajnuar, numër të lartë dhomash të pajisura me standartet më të fundit të akomodimit dhe teknologjisë, shërbimesh të kërkuara nga klientë të cilët kanë mundësi ekonomike të paguajnë  shifra të larta për të përfituar shërbimet që ata ofrojnë.

Në vitin 2018, për të nxitur futjen e markave ndërkombëtare të hotelerisë në tregun shqiptar, qeveria miratoi edhe një paketë ligjore, sipas së cilës këto të fundit në varësi të markës dhe yjeve që kishin mund të përfitonin lehtësira në taksim.

A ishte i drejtë ky vendim i qeverisë përballë  bizneseve të vogla dhe të mesme në fushën e hotelerisë të cilat kishin vite që operonin në treg? A kishte menduar qeveria shiptare për rëndësinë që kishin patur këto hotele përgjatë këtyre viteve dhe si do të mbijetojnë ata?

 Sektori i Turizmit përballet me sfida si: rritja e çmimeve, problemet globale, konkurrenca e pandershme, infrastruktura e dobët, jo vetëm rrugore por kryesisht ajo e transportit dhe dixhitale.

Në shumë raste, këtij biznesi, një sulm i padrejtë i është bërë edhe nga media, e cila duke pasur si objekt kryesor te sulmit qeverinë, në menyrë të padrejtë ka dëmtuar imazhin e bizneseve shqiptare që operojnë në këtë sektor. Bizneset kishin vite që me shumë mund kishin arritur të mbijetonin, duke shpresuar që një ditë të vilnin frytet e punës së tyre shumëvjecare.

Tashmë, lufta e tyre nuk do te jetë me median, as me qeverinë, as numri i turistëve i cili i kishte tejkaluar pritshmëritë por, Konkurrenca me emrat e njohura ndërkombëtare që kishin filluar të shtoheshin edhe për shkak të lehtësive të ofruara nga qeveria,  si dhe punësimi i stafit të kualifikuar i cili duhej tú pergjigjej këtyre sfidave me profesionalizëm.

Ndërkaq, pas pandemisë, investimet  vazhduan me rritme të shpejta në sektorin e hotelerisë duke iu përgjigjur nevojave në rritje që kishte shfaqur kërkesa e turistëve të huaj dhe vendas.  Brenda 10 viteve të fundit Shqipëria ka trefishuar numrin e dhomave dhe shtretërve, ndërsa ka ndërtuar 70 për qind hotele të reja, të cilat ofronin akomodim me cilësi më të lartë dhe shërbime të kënaqshme. Keto ishin biznese familjare ose aksionerë, të cilët filluan t’i kushtonin rëndësi jo vetëm rritjes së numrit të shtretërve por, mbi të gjitha edhe dizenjimit të brendshëm dhe përmirësimit të cilësise së shërbimeve për të kënaqur kërkesat e klientëve te tyre, ndonëse për këtë të fundit ka ende shumë punë për të bërë.

Plazhet më të pëlqyera për shumicën e pushuesve vendas dhe të huaj kanë qenë bregdeti i Vlorës deri në Sarandë, më tej Durrësi e Kavaja dhe vitet e fundit ka pasur rritje të konsiderueshme turistësh zona bregdetare e Fierit edhe Veriu i Shqipërisë që përfshin plazhet e Velipojës, dhe  Shëngjinit bashkë me plazhin dhe peisazhin e mrekullueshëm që ofron Rana e Hedhun. Në këtë ritëm, edhe pse nuk kanë bregdet, duhet të mos lëmë pa përmendur qytete të tilla me pasuri trashëgimore kulturore si: Berati, Gjirokastra, Korca, Pogradeci, Përmeti në të cilat ka pasur rritje të lartë të strukturave akomoduese për shkak të kërkesave në rritje për t’i vizituar  këto qytete për klimen e tyre, bukurinë natyrore, traditave, trashëgimisë së pasur dhe kulinarisë.

Një nga arsyet e rritjes së numrave në 10 milionë turistë përgjatë vitit 2023, kryesisht ka pasur si faktorë promovimin më të mirë, imazhit që kishte lënë Shqipëria tek turistët që e kishin vizituar dhe ishte përcjellë tek vende nga vinin, si edhe për shkak të publikimeve online përmes internetit prej hoteleve shqiptare. Ky imazh i cili bëri jehonë në mediat më të mëdha ndërkombëtare duke e konsideruar Shqipërinë si një destinacion risi në Turizëm me pasuritë që ajo ofronte, si natyrore edhe ato historiko-kulturore. Këto shifra nuk duhet t’í entuziazmojnë bizneset në fushën e hotelerisë dhe institucionet përgjegjëse sepse sfidat  fillojnë në vitet e ardhshme.

Viti i fundit, gjatë të cilit pati një fluks të madh të turistëve europiane tregoi qartë se Shqipëria nuk do të kishte më varësi  nga turistët e Kosovës, sidomos tani me liberalizimin e vizave ku prirjet e këtyre turistëve mund të ndryshonin duke preferuar bregdetet e vendeve europiane. Nga ana tjetër, kjo shtronte përpara institucioneve përgjegjëse të sektorit të turizmit dhe bizneseve nevojën për të përshtatur shërbimet e tyre me kërkesat e reja.

Në një treg të dominuar nga brandet e mëdha, bizneset e vogla të hotelerisë ballafaqohen me sfida të mëdha. Bizneset e vogla shpesh hasin vështirësi në të siguruar burimet financiare të nevojshme për t'u zhvilluar dhe për të konkretizuar shërbimet e tyre. Këto biznese mund të përdorin strategji të financimit kreativ dhe bashkëpunimin lokal për të rritur burimet e tyre.

Brandet e mëdha kanë një prezencë të gjerë dhe njohuritë e tyre janë të theksuara. Bizneset e vogla mund të investojnë në strategji të personalizuara të markës dhe marketing digital për të arritur një audiencë sa më të gjerë dhe për të rritur vetëdijen e tyre.

Për të ndryshuar në këtë treg dinamik, bizneset e vogla mund të investojnë me shërbime të veçanta dhe të përshtaten shpejt me kërkesat e klientëve duke ofruar përvoja të personalizuara dhe të ndryshme.

Në një treg të turizmit dominuar nga emrat e mëdhenj, bizneset e vogla të hotelerisë ballafaqohen me sfida të mëdha. Në këtë kontekst, sfidat financiare, mungesa e njohurive të markës dhe konkurimi i ashpër në treg janë shqetësime themelore. Për të përballuar këto sfida, bizneset e vogla përdorin strategji të ndryshme.

Njëra nga strategjitë kryesore është fokusimi në përvojën e klientit dhe inovacionin. Ata investojnë në shërbime të personalizuara dhe përvoja të veçanta për të tërhequr klientë të rinj dhe për të ruajtur ata ekzistues. Bashkëpunimi dhe lidhjet lokale janë gjithashtu një element kyç për suksesin e tyre, duke zhvilluar një lidhje të thellë me komunitetin dhe duke ofruar përvojë autentike dhe të përshtatshme.

Bashkëpunimi me biznese lokale, turizmin e zonës dhe përfshirja në komunitet mund të jenë një avantazh për bizneset e vogla. Kjo lidhje e fortë lokale mund të ndihmojë në rritjen e besueshmërisë dhe tërheqjen e klientëve të rregullt.

Pavarësisht sfidave, bizneset e vogla të hotelerisë kanë një potencial të madh për të shkëlqyer në këtë treg. Duke përdorur kreativitetin, fleksibilitetin dhe lidhjet e tyre të ngushta me komunitetin lokal, ato mund të ndërtojnë një identitet të fortë dhe të konkurojnë me sukses me brandet e mëdha në industrinë e turizmit.

Ndonëse sfidat janë të mëdha, bizneset e vogla të hotelerisë kanë potencial të madh në këtë treg të konkurrueshëm.

Përgatitën:  Enkeleda Memisha dhe Grigorina Boce

enkeleda memisha grigorina boce

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet