LIVE UPDATES
Insights

2023-shi tregoi se rritja ekonomike nuk sjell gjithmonë paqe

31 Dhjetor 2023, 09:56 Nga a.d
2023-shi tregoi se rritja ekonomike nuk sjell gjithmonë paqe
foto ilustruese

Nga Adam Tooze “Financial Times”

Viti që po mbyllet ishte i karakterizuar nga konflikte dhe dhunë në nivele shqetësuese. Lufta në Ukrainë, rreziku i një përplasjeje midis 2 superfuqive globale në Detin e Kinës Jugore dhe shpërthimi i dhunës në Palestinë-Izrael formojnë një kombinim të tmerrshëm.

Në secilën nga këto arena, paqja që pasoi përfundimin e Luftës së Ftohtë është vënë tani në pikëpyetje. Pas rritje së tensionit ndërkombëtar, për analistët perëndimorë është një tundim joshës të shohin aktivizimin e “boshtit të së keqes” në veprim.

Sulmi i Vladimir Putinit ndaj Ukrainës, u parapri nga sulmet e egra ushtarake të forcave ruse në Siri dhe Libi. Rusia është e lidhur ngushtë me Iranin, vend që është sponsori kryesor i Hamasit dhe i Hezbollahut. Kina është blerësja kryesore e eksporteve të naftës iraniane të sanksionuar nga Perëndimi.

Po ashtu ajo është partnerja që i jep mundësi Rusisë që të shmangë sanksionet perëndimore të vendosura ndaj saj që në shkurt të vitit 2022. Por përtej makinacioneve të këtij koalicioni anti-perëndimor, ne bëjmë mirë të pyesim se përse kufijtë e ish-Bashkimit Sovjetik, Lindjes së Mesme dhe Azisë Lindore janë kaq shumë të cenueshëm ndaj destabilizimit.

E përbashkëta e tyre është se pas Luftës së Ftohtë, ato ishin vende të përpjekjeve për të gjetur paqen jo tek një “rend ndërkombëtar i bazuar në rregulla”, por tek diçka më thelbësore: ekonomia. Nga vitet 1990 e tutje “Wandel durch handel” (transformimi përmes tregtisë) ishte motoja kryesore e politikë-bërësve në mbarë Perëndimin.

Nën konsensusin e Uashingtonit dhe dominimin ushtarak të Amerikës, ekzistonte një besim i sigurt se gjeopolitika ishte ose e parëndësishme ose do të zbutej nga zhvillimi ekonomik. Në kulmin e tij në vitin 2021, stoku i investimeve të huaja direkte në Rusi arriti në 500 miliardë dollarë.

Administratat e Clinton, Bush dhe Obama-s u përpoqën ta bënin Pekinin një “partner interesi të përgjegjshëm”. Ndërkohë, ish-kryeministri izraelit Shimon Peres shpalli një vizion të “Lindjes së Mesme të Re”, në të cilën mbylleshin ndarjet e mëdha, siç kishte ndodhur me Evropën, për shkak të rritjes ekonomike dhe ndërvarësisë midis shteteve.

Por ky rezultoi të ishte një iluzion i pastër. “Chimerica” ​​lidhi në një njësi të vetme pjesë të rëndësishme të ekonomive amerikane dhe kineze. Në Rusi, perëndimorizimi e transformoi jetën e miliona njerëzve. Në Lindjen e Mesme, një elitë e re e orientuar nga perëndimi e ka reformuar politikën rajonale.

Tel Avivi filloi t’i ngjante një kryqëzimi midis Brooklyn dhe Silicon Valley. Rritja  ekonomike e Izraelit ishte shumë tërheqëse. Marrëveshjet e Abrahamit, janë në thelb arritja e një paqeje ekonomike midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Por vizioni i tregtisë ishte gjithmonë i ndjeshëm ndaj përçarjes nga dhuna politike. Në Lindjen e Mesme, lufta e Izraelit me Intifadën e Dytë mbolli farat e radikalizimit të Hamasit, dhe u përfshi në luftën kundër terrorizimit të Uashingtonit me pasoja kundër terrorit.

Përmes fushatës së saj ndëshkuese kundër Gjeorgjisë në gushtin e vitit 2008, Rusia njoftoi vendosmërinë e saj për t’i rezistuar me dhunë çdo zgjerimi të mëtejshëm të ndikimit të Perëndimit. Nën udhëheqjen e Xi Jinping, Kina ka një vëmendje të shtuar ndaj Ushtrisë Çlirimtare Popullore si një qendër e fuqisë së brendshme dhe të jashtme.

Dhe nuk janë vetëm forcat ushtarake, ato që e sfidojnë formulën e paqes përmes marrëdhënieve  ekonomike. Vetë ekonomia nuk është neutrale. Rritja ekonomike ka furnizuar me burime pretendentët në shumë rajone ku ka konflikte.

Biznesi i eksportit të energjisë ruse vazhdon të ushqejë makinën e saj të luftës, edhe pse perëndimi konfiskon qindra miliarda rezerva. Kina është aq shumë e ndërlidhur me botën saqë është e rrezikshme ta sanksionosh, në një kohë që rritja e saj ekonomike nënkupton se vështirë se mund të shmangë rritjen në një superfuqi ushtarake.

Në Izrael, një element thelbësor i strategjisë së madhe të Benjamin Netanyahut ka qenë ta bëjë vendin të paprekshëm ndaj presionit të huaj, duke nxitur eksportet dhe duke krijuar një rezervë të madhe valutore. Për këtë arsye s’do të ketë më një rikthim në krizat e mëdha të viteve 1970-1980.

Pra rritja ekonomike nuk prodhon paqe, por mjete për rivalitet. Ndërkohë, dobësia ekonomike e një vendi gjeneron cënueshmëri. Sikleti i Perëndimit gjatë krizës financiare të vitit 2008 e trimëroi Kinën. Ishte gjendja katastrofike ekonomike e Ukrainës, ajo që nxiti afrimin e madh midis Kievit dhe Brukselit, dhe përplasjes me Moskës në vitin 2013, gjë që çoi në krizën e Maidanit dhe inkursionin e Rusisë ne Krime.

Në Lindjen e Mesme, brishtësia ekonomike dhe moszhvillimi i Palestinës e ka bërë të duket absurde idenë e një zgjidhjeje me dy shtete, dhe i ka hapur rrugën reduktimin të Gazës, një qendër e lashtë e tregtisë rajonale, në një zonë vazhdimisht në luftë.

Gabimi nuk ishte në besimin se ndërlidhja ekonomike prodhon ndryshime sociale reale, ekonomike dhe politike. Sepse ajo i prodhon ndryshime të tilla. Gabimi ka të bëjë me pritshmëritë se ky transformim ishte një proces i njëanshëm që do të siguronte automatikisht rendin, dhe se ky rend do t’i pëlqente Perëndimit.

Ky ishte një mësim i thjeshtësuar, që supozohej të mësonte nga lufta e ftohtë e viteve 1980, dhe të cilin përvoja jonë e vitit 2023 duhet ta kishte hedhur poshtë njëherë e mirë.

rritje ekonomike boterore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet