LIVE UPDATES
Insights

Olaf Scholz e ka humbur lidhjen me realitetin, partia e kancelarit gjerman bie pikiatë në sondazhe

Të pyetur nëse mund të zgjidhnin një kancelar nga ndonjë parti politike, vetëm 5 për qind përmendën emrin e Scholz. Por ky vit ka qenë i vështirë edhe për gjermanët. Çmimet e ushqimeve janë rritur me 6.1 për qind më shumë sesa në vitin 2022.

31 Dhjetor 2023, 09:38 Nga a.d
Olaf Scholz e ka humbur lidhjen me realitetin, partia e kancelarit gjerman bie
olaf scholz

Nga Katja Hoyer “The Spectator”

“Xhuxhmaxhuxh, “hidraulik”, “mendjemadh: Olaf Scholz-it i janë vendosur shumë epitete. Por deri më tani kancelari gjermane i ka marrë me sportivitet kritikat. “Më pëlqen krahasimi me xhuxhmaxhuxhët. Ata janë të vegjël, dinakë dhe në fund fitojnë gjithmonë”- deklaroi ai për mediat gjermane. Edhe lidhja me “zanatin e nderuar të hidraulikut” e bën të ndihet “krenar”. Dhe nga të gjithë epitetet ai i “mendjemadhit” mund të mos ketë qenë më i keqi, nëse nuk ju mbarojnë përgjigjet për pyetjet që ju shtrohen përpara.

Scholz ka pasur një vit të ndërlikuar gjatë 2023-shit. Teksa krizat e njëpasnjëshme kanë përfshirë administratën e tij, pak gjermanë i besojnë sot atij se mund të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme. Një sondazh në fillim të dhjetorit, sugjeroi se vetëm 20 për qind e votuesve janë aktualisht të kënaqur me punën e kancelarit. Ky është rezultati më i keq i regjistruar që nga fillimi i këtij sondazhi çerek shekulli më parë.

Të pyetur nëse mund të zgjidhnin një kancelar nga ndonjë parti politike, vetëm 5 për qind përmendën emrin e Scholz. Por ky vit ka qenë i vështirë edhe për gjermanët. Çmimet e ushqimeve janë rritur me 6.1 për qind më shumë sesa në vitin 2022.

Rritja e çmimeve të energjisë, ka detyruar 5.5 milionë gjermanë të thonë se nuk ishin në gjendje ta ngrohnin siç duhet shtëpinë e tyre gjatë vitit të kaluar. Në një sondazh të kryer në zonat më të varfra lindore të vendit, treçereku i të pyeturve tha se ka bërë shkurtime të shpenzimeve të tyre për artikujt e konsumit dhe për aktivitetet e kohës së lirë.

Dikush mund të argumentojë, siç ka bërë vetë Scholz, se këto probleme nuk kanë të bëjnë fare me politikën e tij. Tek e fundit, norma vjetore e inflacionit në Britani prej 4.6 për qind në tetor, ishte edhe më e lartë se 3 për qind në Gjermani, ashtu siç ishte ajo e Spanjës (3.5 për qind) dhe e Francës (4.5 për qind).

Por shumë gjermanë janë tejet të pakënaqur me mënyrën se si Scholz i ka trajtuar këto kriza. Vetëm 25 për qind e tyre mendojnë se ai është i përshtatshëm për të qenë kancelar, nga mbi 60 për qind kur e mori detyrën në dhjetorin e vitit 2021. Skandalet e fundit dhe dështimet spektakolare të qeverisë së tij, e kanë forcuar përshtypjen e publikut mbi paaftësinë e tij.

Për më tepër këtë vit, ka pasur hetime të mëtejshme mbi lidhjet e tij të dyshuara me një skemë të mashtrimit tatimor kur ai ishte kryebashkiak i Hamburgut (Scholz i mohon akuzat). Muajin e kaluar, një vendim i Gjykatës Kushtetuese e shpalli të paligjshëm kontabilitetin e administratës së tij, duke zbuluar një vrimë prej 60 miliardë eurosh në financat publike.

Por gjermanët nuk janë acaruar vetëm nga mungesa e dukshme e kompetencës së Scholz, por sepse atij nuk duket se i intereson dëshpërimi në rritje në vendin e tij. Vazhdimisht i përmbajtur, sjelljet dhe retorika e tij duken ndonjëherë si një shpërfillje e plotë ndaj realitetit.

I pyetur kohët e fundit mbi çmimet e papërballueshme të banesave për shumë të rinj gjermanë sot, ai u përgjigj me një këshillë paternaliste: “Pyetini prindërit tuaj:Me çfarë normash interesi i keni ndërtuar shtëpitë tuaja? Shumë më të larta. Në atë kohë njerëzit kursenin”.

Akuzat se të rinjve gjermanë u mungon disiplina fiskale e gjeneratave të mëparshme, nuk ka gjasa të ketë frymëzuar votues të tillë, treçereku i të cilëve sipas një sondazhi të fundit shqetësohen se nuk mund të gjejnë dot një strehim të përballueshëm. Të përballur me një kancelar që nuk do dhe nuk mund t’i zgjidhë dot problemet e tyre, gjermanët kanë nisur t’ia kthejnë shpinën Scholz-it dhe partisë së tij.

Aktualisht vetëm 15 për qind do të votonin për socialdemokratët e tij të qendrës së majtë (SPD). Një rënie prej 10 për qind nga zgjedhjet e fundit, dhe rezultati më i ulët i SPD në historinë e pasluftës. Dikush do të mendonte se një humbje kaq e madhe e besimit do të nxiste një reflektim serioz nga Scholz apo brenda SPD-së.

Në fakt nuk ka asnjë shenjë të ndonjë reflektimi të tillë kritik. Në konferencën e partisë në fillim të këtij muaji, Scholz u duartrokit gjatë nga 600 delegatët edhe përpara se të mbante fjalimin. Edhe kur e mbajti lavdëroi unitetin brenda partisë, ndërsa një bashkëdrejtues i SPD, i tha atij: “Na i ke ngrohur zemrat!”.

Një vetëkënaqësi e tillë rrezikon jo vetëm pozitën e partisë më të vjetër të Gjermanisë, por edhe stabilitetin politik të vendit. Alternative për Gjermaninë (AfD) e së djathtës ekstreme, renditet tani si partia e dytë mbi 20 për qind. Vitin e ardhshëm, ajo mund të fitojë zgjedhjet lokale në 3 lande të Gjermaninë lindore.

Dhe lëvizja e vetme e Scholz-it ndaj këtij rreziku në konferencën e partisë, ishte një referencë ndaj historisë antifashiste të SPD-së (shumë anëtarë të saj i kundërshtuan nazistët në vitet 1920-1930, duke e vënë në rrezik jetën e tyre). Por ai nuk mori asnjë përgjegjësi për humbjen e madhe të besimit tek ai dhe partia e tij, dhe as nuk sugjeroi ndonjë ndryshim kursi.

Përkundrazi, delegatëve iu tha që të transmetonin tek votuesit një mesazh “optimizmi”, duke u thënë atyre se “ne jemi në krye të vendit për ju”. Duket se Gjermaninë e pret një tjetër aluzion futbollistik, nën sloganin e preferuar dhe të shumë-përsëritur të Scholz: “Nuk do të ecësh kurrë vetëm”, një frazë kaq boshe saqë shkaktoi të qeshura kur ai e përmendi për herë të fundit në parlamentin gjerman.

Gjermanët janë zakonisht një popull i duruar kur bëhet fjalë për kancelarët e tyre të pasluftës. Që prej Luftës së Dytë Botërore, kanë qeverisur vetëm 9 kancelarë, ndër të cilët vetëm 2 prej tyre kanë shërbyer 16 vjet me radhë: Angela Merkel dhe ish-mentori i saj Helmut Kohl. Me një histori shumë shkatërruese të kaosit politik, gjermanët janë të prirur të qëndrojnë me “Djallin” që njohin.

Por mbështetja tek frika që ka publikut gjerman nga rreziqet politike, është një strategji e rrezikshme për Scholz-in dhe SPD-në për 2 vitet e mbetura të mandatit qeverisës. Ata kanë të drejtë: vërshëllima finale do të dëgjohet në vitin 2025. Por deri atëherë, shumë nga spektatorët e zemëruar të Gjermanisë mund të kenë dalë furishëm nga stadiumi.

Shënim:Katja Hoyer, është një historiane anglo-gjermane. Libri i saj i fundit titullohet “Përtej Murit: Gjermania Lindore në vitet 1949-1990”.

olaf scholz

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet