LIVE UPDATES
Insights

Rrëfimi i një gjyshi: Sa herë shikoj nipin harroj që djali ka vdekur

Amar mbushi tre vjec në datën 2 prill dhe gati dy javë pas urimeve “ Pastë cdo të mirë në jetë” , fëmija u rrëmbye nga gjyshërit, nga ana e babait.

20 Prill 2024, 21:59 Nga Anila Hoxha
Rrëfimi i një gjyshi: Sa herë shikoj nipin harroj që djali
Anila Hoxha

Ashtu si simbolika e emrit që ka, Amar është fëmija më i kërkuar në vend. Edhe gruaja që po e përqafon, po e fsheh dhe po I fshihet drejtësisë është gjyshja më e kërkuar në vend. Amar ishte ilaci që po shëron nga dhimbja , gjyshërit e tij të cilët një vit më parë humbën djalin në një aksident automobilistik. Dhe pa asnjë diskutim është ilaci i dhimbjes dhe gëzimi i jetes për të ëmën!

Amar mbushi tre vjec në datën 2 prill dhe gati dy javë pas urimeve “ Pastë cdo të mirë në jetë” , fëmija u rrëmbye nga gjyshërit, nga ana e babait. Në të vërtetë kjo ngjarje lidhet me fatkeqësinë familjare , kur fëmija nuk kishte mbushur ende dy vjec. Për shkak të moshës I vogli nuk kishte se si kuptonte lajmin e mortit, se si i ati 35 vjec teksa udhëtonte si pasagjer mbeti I vrarë nga përplasja e dy mjeteve. Në mesin e kësaj dhimbjeje të pashoqe për familjen , sipas një tradite të pashkruar, nusja brenda ditëve të zisë ka dy zgjedhje.

Ose të kthehet tek prindërit e saj. Ose të mos martohet kurrë e të qëndrojë në shtëpinë ku krijoi familjen e të rrisë fëmijën si një grua e ve. Nëna e Amar, një vajzë e re dhe po aq e hidhëruar nga humbja e partnerit e mbështolli fëmijën ndër krahë, dhe u kthye pas. E sigurtë që dalja nga dera atë ditë , ka qenë për vjehrrin dhe vjehrrën e saj përafërsisht I dhimbshëm sa dhe ikja e parakohshme e djalit. Gjatë këtyre muajve, kur dhimbja nga ikja e Avniut ishte tek secili , fëmija qe dashuria që po shëronte. Në fundjavë gjyshërit shfaqeshin në derë, merrnin nipin, kushedi sa gëzonin gjatë atyre casteve dhe e kthenin.
Kështu e morën dhe gjatë festave të fundvitit.

Kjo pranohet në denoncimin që e ëma e fëmijës tregon për policinë ditën kur ajo e la të birin me gjyshërit dhe mbasi priti tja sillnin I telefonoi. ‘ Vjehrri më tha se nuk do ta sjell djalin” thotë gruaja në polici. E shqetësuar ajo vrapoi drejt banesës së tyre, nuk I gjeti aty asnjërin. Fqinjët i treguan se dy të moshuarit ishin larguar. Pa adresë. Orët e para ajo dyshon mes ankthit se mos ish vjehrra dhe ish vjehrri po e ndëshkonin meqënëse nuk ua dërgoi djalin për festën e Bajramit. Më pas kujton se si për këtë shkak të moshuarit ishin shprehur ‘ djali është yni. Duhet të rrijë në shtëpi me ne, se është trashëgimtari”

I pari u shpall në kërkim gjysh Rexhepi. Ai u arrestua gjatë gjurmimeve policore dhe aty dha një deklaratë që sidoqoftë nuk ka zbuluar asgjë për interesin e hetuesve. Ai nuk ka treguar se ku është e shoqja, Bahria, një gjyshe që në mënyrë atipike është në listën e të kërkuarve. Gjyshi tund kokën mohues dhe si një malsor i prerë, nuk tregon se ku është nipi. Ai ka dhimbje ,po aq sa edhe heshtje. Por ai ka bindjen se nuk nuk e rrëmbyen me forcë Amarin. As qe i bejne pershtypje ligjet. Gjykata jo e jo. Levizin me radhe rreth tij police e prokurore, por asgje nuk ndryshon. I moshuari thotë se kur pa që fëmija ishte sëmurë, kur pa që fëmijës nuk I ishin dhënë ilacet e autorizuara nga mjeku dhe kur pa që fëmija kish rënë nga pesha vendosën që “ ta lënë në një vend të sigurtë ,që të kujdesen për të”

‘Djali është brenda Shqipërisë, nuk jap shpjegime, sepse dua të bëj pakt me nusen e djalit tim të ndjerë. E kuptoj që Amar ka nevojë për të ëmën. Por mbasi më vdiq djali në moshën 35 vjecare sa herë e shikoj Amarin harroj cdo gjë për djalin. Kërkoj bashkëpunimin me nusen që ta rrisim djalin në mënyrën më të mirë të mundshme” – kaq deklaroni i moshuari që sot gjendet në burg. Tanimë vijon ende në kërkim gjyshja dhe Amar. Të dyshuar janë edhe njerëz të afërt të tyre që vlerësohen nga agjentët si ndihmës të dy të moshuarve.

Një ditë edhe gjyshja do gjendet, ose do dorëzohet. Me siguri do të arrestohet dhe ajo, për të njëjtën vepër atë të rrëmbimit të nipit. Amar do kthehet në krahët e të ëmës. Do mbështillet nga përqafimi i saj. Tek e fundit, kudo që të jenë gjyshërit e tij, aty do jetë dhe dashuria e tyre për Amar!

anila hoxha

Sondazh

Poll
Insights 18 Prill 2024, 18:35 Antoneta Munçaku

Roli i fundit i Ilir Metës si i çmendur

antoneta munçaku “Çmendet Ilir Meta”, “Tërbohet Ilir Meta”, “Shfrenon gjuhën Ilir Meta”, &ldquo...

Insights 10 Prill 2024, 18:23 Enver Robelli

“Grupet nga Shqipëria"

Foto ilustruese Nga Enver Robelli  Po bie borë në Gjermani! Natyrisht, jo borë si reshje atmosferike. Fjala është për ...

Insights 29 Mars 2024, 15:33 Ola Xama

Kur korrupsioni kthehet në problem sistemik

Ola Xama Kur korrupsioni kthehet në problem sistemik. Nga ajo që lexohet nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme deri tani, si te &...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj