LIVE UPDATES
Insights

Beteja për pacientin si trinom i shenjtë: Mision, pasion e dashuri

13 Prill 2024, 20:42 Nga Dorian Sadiku
Beteja për pacientin si trinom i shenjtë: Mision, pasion e dashuri
dorian sadiku

Shëndetësia është një nga zejet më komplekse dhe më të vështira të njeriut. Ajo është një seri betejash për cilësinë e jetës ku marrin pjesë me dhjetra e dhjetra specialitete, është një spirale betejash, ku fatkeqësisht, lufta finale është e destinuar të jetë e humbur. Sido që ta bëjmë detyrën dhe sido që të funksionojnë hallkat e pafundme të saj, fundi është një epilog që dihet. Por pikërisht për këtë gjë, fitorja reale është rruga sesi mbërrihet aty: me beteja të fituara me mençuri e dinjitet, duke shmangur sa të mundim të papriturat, gabimet njerëzore apo ato të vetë sistemit. Roli i farmaceutikës është ai i një hallke jashtëzakonisht të rëndësishme në sistemin e shëndetësisë; çdo defekt apo mosfunksionim i tij infekton gjithë sistemin dhe dëmton betejën për pacientin, cilësinë e jetës së tij, por dhe për të afërmit në veçanti apo shoqërinë në përgjithësi, e cila gjithashtu dëmtohet nga mungesa e pacientit në apel.

Në këtë kohë ku edhe në Tiranë, si në gjithë botën, paraja ka marrë statusin e Perëndisë, unë besoj fort se sidomos në shëndetësi, pasioni si mision dhe vetë misioni i kryer me dashuri, janë ndoshta po aq të rëndësishme sa vetë perëndia para.

Besoj se janë katër çështje konkrete që lidhen drejtpërdrejt me cilësinë e shërbimit shëndetësor. Duke nisur me recetën elektronike edhe për barnat e parimbursueshme. Receta tradicionale dhe ajo elektronike, edhe nëse janë fiks e njëjta gjë, kanë një diferencë të jashtëzakonshme me njëra-tjetrën. Ato qëndrojnë përballë njëra-tjetrës si makina e dikurshme e shkrimit me kompiuterin e sotëm. Me të dy këto mjete mund të shkruhet, por makinës së shkrimit nuk mund t’i ankohesh as për rezolucion ngjyrash dhe as për shpejtësi interneti. Por në rastin e recetës tradicionale, farmacisti është i detyruar të deshifrojë shpesh hieroglife të pakuptueshme dhe në rast të ngatërrimit të mjekimit, ai është edhe fajtori që ka bërë mëkat. Të gjitha përshkrimet në këtë sistem elektronik duhet të jenë me emër gjenerik dhe jo me emër tregtar. Ashtu sikundër mjeku është përgjegjës për terapinë e mjekimit, ashtu është edhe mjeku-farmacist përgjegjës për cilësinë e kësaj terapie. Përpos marrëdhënies pacient-farmacist, ku pacienti duhet të ketë besimin në përzgjedhjen e barnave, kemi edhe aspektin tregtar, ku secili pronar farmacie do ketë mundësi të menaxhojë më mirë stokun e barnave sipas kategorive të caktuara dhe jo në bazë të interesit të ditës. Pra, shtrirja e recetës elektronike edhe te barnat jashtë listës, jo vetëm që rrit efikasitetin dhe lehtëson qarkullimin e barnave, por edhe minimizon gabimet e mundshme në shkrimin dhe interpretimin e recetave. Gjithashtu, kjo shtrirje kontribuon në luftën kundër abuzimit me barnat, pasi siguron një regjistrim të saktë dhe të verifikueshëm të çdo recete dhe transaksioni.

Çështja e dytë ka të bëjë me një paralajmërim dhe parashikim që do të doja shumë të dilte i gabuar. Efekti i mungesave të barnave në tregun e BE-së, mund të godasë edhe Shqipërinë, sepse vendi ynë është shumë i varur nga importet e produktit përfundimtar. Nuk është problemi themelor kontrabanda e barnave në rastet kur ato vijnë me dy-tre kuti ilaçesh për të zgjidhur në hall urgjent. Edhe pse zhurma që bëhet në këto raste kalon në betejën e emocioneve, ku fajtor paracaktohet shteti si rojtar, publiku si viktimë dhe “tregtarët” si kontrabandistë. Nuk është vetëm paraja që e ve në lëvizje këtë fenomen abuziv, por sa kohë që ekziston kërkesa dhe nuk ka ofertë legale, ajo do të jetë padyshim ilegale. Sigurisht që ka abuzim si në sektorë të tjerë të ekonomisë, si në çdo vend të botës. Fenomeni njihet dhe pranohet. Por rastet dhe individë të veçantë nuk mund kurrsesi të hedhin poshtë dhe përbaltin punën dhe profesionalizmin e të gjithë farmacistëve. Mungesa e barnave është arsyeja kryesore e kontrabandës. Po si ta zgjidhim? Një alternativë mund të jetë ngritja e një platforme ku secila farmaci hedh mungesat e ditës, e lidhur me një program inteligjent, i cili analizon dhe përkthen të dhënat. Më pas nje komision teknik i ngritur nga Urdhri për të përcaktuar mungesat reale të terapive. Në këtë formë do jemi shumë më konkretë në ndihmë të autoriteteve për t’i vënë në levizje që të zgjidhin situatën.

Kemi evidentuar raste kur del në media një bar që mungon dhe jepet alarmi në të gjithë aparatin shtetëror. A është kjo mënyra e duhur? A duhet të zgjohet bariu, pra gjithë ajo strukturë shtetërore që e ka për detyrë një gjë të tillë, vetëm kur fishkëllen nevoja? Për mua jo! Ne e kemi thënë se jemi partnerë me autoritetet. Dhe bashkëpunimi nënkupton përgatitje, largpamësi dhe guxim. Kjo është përpjekje e përbashkët kolektive për të përmirësuar kujdesin shëndetësor të njerëzve tanë, të qytetarëve të këtij vendi. Nëse ne ngremë një platformë dhe monitorojmë mungesat reale të tregut, kemi dhe vullnetin e autoriteteve për ta zgjidhur, atëhere edhe abuzimet në media të interesave të caktuara dobësohen.

Çështja e tretë ka të bëjë me imazhin e industrisë farmaceutike dhe cfarë mund të bëhet për ta përmirësuar atë dhe për ta sjellë atë më pranë të vërtetës. Kam bindjen se rruga më e mirë për të përmirësuar këtë imazh nis me komunikimin e drejtpërdrejtë dhe të personalizuar me publikun, i cili është një projekt i gjatë, i vështire por jo i pamundur. Farmacitë kanë një vecanti, që pak kush e ka në fushën e shëndetësisë. Në farmacitë tona hyjnë mesatarisht afro 100 pacientë në ditë. Aktualisht ekzistojnë rreth 1600 farmaci aktive, cka do të thotë afro 160 mijë pacientë me të cilët komunikojmë drejtpërdrejtë çdo ditë. Nuk ka kompani mediatike e komunikimi që mund ta arrijë këtë audiencë të personalizuar. Duke patur “audiencën” e garantuar, mbetet vetëm të hartohet strategjia e duhur për të ndërtuar një mesazh sa më të qartë dhe të vërtetë. Janë edhe më shumë se kaq. Sepse janë 160 mijë halle njerëzore, shpesh drama të jashtëzakonshme, të cilët si votues në hall, do të ishin në gjendje të zgjidhnin kryetarin e bashkisë më të madhe në vend apo minimuni 16 deputetë të Kuvendit.

Rrjeti farmaceutik është i pari që mund të afrojë më shumë transparencë dhe hallka më e interesuar për të gjetur zgjidhje nga të cilat përfiton pacienti; i pari që këshillon pacientët dhe është interesuar për të sjellë barnat që mungojnë në tregun shqiptar. Prandaj kërkohet digjitalizim i thelluar, rritje e numrit të barnave në listën e barnave të rimbursueshme, rritje e buxhetit për shëndetësinë në përgjithësi dhe farmaceutikën në veçanti. E po kështu, edhe thjeshtim të procedurave aty ku është dhe përfshirjen e aktorëve të sistemit sa më shumë që është e mundur në vendimmarrje. Kontributi i këtij rrjeti për shoqërinë nuk matet vetëm me pagesën e tatimeve, por edhe duke punësuar me mijëra punonjës që përkthehen në të ardhurat e mijëra familjeve shqiptare në industrinë e farmaceutikës.

Por a është opinioni publik i informuar për të gjitha këto?

Askush nuk flet për këtë industri në mënyrë pozitive dhe ajo është më së shumti pre e paragjykimit. Shpesh kjo gjë ndodh, sa për shkak të mosnjohjes, sa për shkak të paragjykimit e ndoshta edhe për shkak të asaj teknologjisë së mbrapshtë që i jep publikut viktimën e rradhës për ta përfshirë, gjunjëzuar, lincuar e dënuar në cirkun e ditës. Ndryshimi i këtij imazhi është sfidë më vete. Sfidë për të fituar besimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve. Kjo sfidë nuk kalohet vetëm. Ose e tejkalojmë të gjithë ose do të jemi viktima herët a vonë po të gjithë. Në fund të ditës, këtu nuk është problem thjesht individësh, por shëndeti i qytetarëve. Për të arritur këtë objektiv, nevojitet proaktiviteti në dëgjimin e nevojave të pacientëve dhe identifikimi i një qasjeje të përgjithshme të orientuar nga pacienti në çdo aspekt të punës. Kjo përfshin edukimin dhe informimin e pacientëve për barnat dhe trajtimet e tyre, si dhe bashkëpunimin me qeverinë për të ndërtuar politika shëndetësore që mbështesin, ndër të tjera edhe aksesin e barabartë në kujdesin shëndetësor. Qëllimi final yni është të sigurojmë që çdo qytetar në Shqipëri, mund të marë kujdesin shëndetësor që meriton, me respekt dhe dinjitet. Kjo është një përgjegjësi e madhe, por edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të treguar vlerën dhe ndikimin pozitiv që sektori farmaceutik mund të ketë në shoqërinë tonë.

Çështja e katërt lidhet me qartësinë e funksionimit të sistemit farmaceutik dhe afatet kohore. Kemi një listë rimbursimi barnash që ndjek një model të pa përditësuar prej më shumë se njëzet vjetësh. Ka ardhur koha të kemi një listë rimbursimi që mbështetet në metodologji rimbursimi të barnave bazuar në analiza të sakta farmako-ekonomike. Sot ekzistojnë të dhëna të detajuara në sistemet informatike shtetërore, të cilat duhen shfrytëzuar për analiza inteligjente për të arritur mbulim sa më efikas të sëmundjeve. Nevoja për metodologji të re duhet shoqëruar me rishikim të buxhetit të rimbursimit. Buxheti i rimbursimit të barnave ekzistuese, që nuk ka ndjekur proporcionalisht ritmet e rritjes së buxhetit total të shëndetësisë, duhet të paktën të shpenzohet në mënyrë sa më efikase. Jemi të vetëdijshëm se buxheti asnjëherë nuk do të mjaftojë. Nuk ka asnjë vend në botë që të ketë arritur sukses të plotë në mbulimin e terapive në barna. Por kjo nuk do të thotë që të mos përpiqemi për të qenë më efikas me buxhetin që kemi. Kemi barna në listën e rimbursimit për të cilat shpenzohet, por që në fakt nuk japin rezultat. Pse mos të mësojmë nga vendet e zhvilluara që kanë gjetur zgjidhje të tjera, për shembull, duke bere marrëveshje me kompanitë farmaceutike “pay per performance” (pago sipas performancës). Mbase terreni ynë nuk është ende gati për këtë risi, por ama i kemi të gjithe mundësitë dhe të dhënat për të optimizuar shpenzimin e buxhetit total të rimbursimit. Përtej kësaj, çdo buxhet i shtuar nga qeveria, duhet të ketë një metodologji të caktuar shpërndarje. Sepse nuk mund të kemi gjithmonë në focus kancerin e gjirit në onkologji apo sklerozën multiple në neurologji, që sigurisht janë tejet sensitive, por kemi edhe sëmundje të tjera, me pacientë të cilët kanë po aq nevojë për barna të rimbursueshme. Nëse nuk dëshirojmë të krahasohemi me vendet e BE-së, atëherë le të krahasohemi me vendet e rajonit. Shqipëria është ende shumë larg vendeve terajonit me mbulimin e insuficencës renale në nefrologji, apo Parkinsonit në neurologji, mes të tjerash. Ka ndoshta mbi një dekadë që nuk kemi barna të reja për këto sëmundje. Janë dhjetë vjet të shkuara dëm, sepse imagjinoni sa ka avancuar bota dhe farmaceutika gjatë kësaj kohe. Imagjinoni sa shumë mund të ishte bërë për qytetarët tanë, për njerëzit tanë. A ka njeri që beson se popullsia jonë sot ka të njëjtën sëmundshmëri me dhjetë vjet më parë? Ndërkohë, kaluam një pandemi në 2019, pasojat e së cilës ende nuk i kemi kaluar plotësisht.

Nuk mjafton të shpenzosh, por duhet të dish se ku shpenzon. Në vitin 2024, i kemi të gjitha mundësitë që edhe pse kemi buxhet të pamjaftueshëm, të mund ta shpenzojmë më me efikasitet. Nga ana tjetër kjo kërkon qartësi për afatet kohore. Kur publikohet lista e rimbursimit, kur indeksohet. Pasiguria e publikimit të listës është një histori që përsëritet çdo vit. Në një botë që ndryshon nga minuti në minutë, kemi diçka stoike, të pandryshueshme. Një gjë është e sigurt ama: njoftohemi vetëm 2 javë përpara për ndryshimin e pozicionimit në listë të aternativave të barnave, ndryshimin e cmimeve apo edhe barna të reja në treg. Pasojat e kësaj sjelljeje shkaktojnë:

– Së pari, vonesë në disponueshmërinë e barnave. Çdo porosi e bërë tek kompanitë prodhuese kërkon detyrimisht 3-4 muaj kohë për të arritur tregun tonë. Prandaj, sa herë azhornohet lista, ka pacientë të cilët ankohen se duhet të paguajnë diferencën për të blerë alternativën e pranishme në treg.

– Së dyti, dëmi financiar i secilës farmaci dhe distributori farmaceutik, ku stoku total ngarkohet me nje humbje prej afro 10% nga efekti i uljes së çmimeve cdo vit. Dhe duke llogaritur një stok mesatar prej 3 muajsh, çdo farmaci apo distributor farmaceutik, i bie te punoje 3 muaj të vitit, pra 1/4 e tij, me humbje.

– Së treti, kaos për pacientin. Kemi parë raste nëpër portale të ndryshme, ku i njejti produkt qarkullon me dy çmime të ndryshme ne pullë. Dhe fajësohen farmacitë. Sepse askush nuk e kupton se e gjitha kjo vjen vetem si pasojë e disa afateve kohore të papërcaktuara nga autoritetet shëndetësore dhe të gjithë aktoret e tregut farmaceutik duhet të vënë bast me stokun e tyre për datën se kur gjërat ndryshojnë.

Të punosh në shëndetësi duhet jo vetëm dashuri për profesionin, por edhe profesionalizëm dhe guxim të ndryshosh. Cdo neglizhencë apo pasivitet përkthehet në pasoja direkte për jetën e njerëzve tanë. Unë besoj se i kemi të gjitha mundësitë që ta përmirësojmë cilësisht shëndetësinë. Të mbështetemi te historitë e suksesit dhe të krijojmë histori suksesi me një aleancë të qëndrueshme të të gjitha hallkave të shëndetësisë, nga ato që janë votuar për të hartuar politika deri tek farmacisti që ekzekuton recetën. Shëndetësia për nga natyra kërkon bashkëpunim të ngushtë, vizion largpamës dhe guxim për ndryshim.

Harmonia mes hallkave mundëson shumë më shumë shanse edhe për triumfe individuale. Mund të shtohen numri i betejave të fituara, edhe pse shëndëtësia është e destinuar, që herët a vonë të humbasë luftën finale, por këtë gjë nuk mund ta ndryshojmë dot. Ajo çfarë mund të bëjmë është të ndryshojmë pak nga pak e përditë duke punuar me pasion për atë që është në thelb një mision i madh. Dhe misionet, mbi çdo gjë, kanë nevojë për dashuri.

*Delta Pharma, Chairman of the management board

dorian sadiku shëndetësia në shqipëri

Sondazh

Poll
Insights 10 Prill 2024, 18:23 Enver Robelli

“Grupet nga Shqipëria"

Foto ilustruese Nga Enver Robelli  Po bie borë në Gjermani! Natyrisht, jo borë si reshje atmosferike. Fjala është për ...

Insights 29 Mars 2024, 15:33 Ola Xama

Kur korrupsioni kthehet në problem sistemik

Ola Xama Kur korrupsioni kthehet në problem sistemik. Nga ajo që lexohet nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme deri tani, si te &...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni