LIVE UPDATES
Insights

Burimet Njerezore, Sfida me të cilën po përballet sektori i turizmit

Në një analizë të Këshillit Botëror për Udhëtimin dhe Turizmin u trajtua mungesa e madhe e burimeve njërëzore në sektorin e turizmit, mungesë kjo e cila do të ndikojë në të gjitha segmentet e industrisë, duke përfshirë sektoret e fluturimit, strukturat akomoduese, restorantet, operatorët turistikë dhe organizatat e destinacionit.

20 Prill 2024, 12:09 Nga Dr, proc. Enkeleda Memisha, Pedagoge
Burimet Njerezore, Sfida me të cilën po përballet sektori i
enkeleda memisha

TIRANË- Zhvillimi i madh që ka marrë sektori i turizmit keto vitet e fundit në Shqipëri ka theksuar nevojën për rritje të kapaciteteve të burimeve njërëzore, sidomos për të rinj të arsimuar apo kualifikuar në këtë fushë. Pavarësisht, thirrjeve në media lidhur me këtë problem, njoftimeve të vazhdueshme nga vetë bizneset, numrit në rritje të strukturave akomoduese duke përfshirë këtu edhe brandet ndërkombëtare, ky do të jetë problemi më i madh që do të shoqërojë turizmin në këtë sezon (duke mos lënë mënjane edhe cështjen e transportit të paorganizuar dhe formave të tij ende primitive).

Koha e pandemisë dhe fenomeni që u shoqërua bashkë me atë, krijoi një reflektim për punëtorët që të rivlerësojnë karrierat e tyre dhe të lëvizin në industritë tjera, por  nga ana tjetër edhe industritë e akomodimit filluan të rishikonin rrugët aktuale të karrierës dhe të vlerësonin çfarë duhet të sillnin te re në sytë e punonjesve që do të hynin në këtë sektor. Qeratë e larta të banesave dhe cmimet e apartamenteve në rritje e bënin  shumë të vështirë qëndrimin e të rinjve në kushtet e pagesave aktuale.  

Punonjësit po kërkojnë vende pune që ofrojne pagesa më të larta, orare më fleksibël dhe mundësi për rritje të vazhdueshme në një organizatë.

Në një kurs me studentët e mi, në përfundim të degës së tyre të studimit, më thanë të bindur që në kushtet e sotme, me shpenzimet që vinin si rezultat i cmimeve në rritje, nuk do të pranonin punë me pagë më të ulët se 60.000 lekë të reja në muaj. Edhe pse një pjesë e mirë e tyre nuk kanë ende një eksperiencë, arsyet që ata jepnin dhe analizat që bënin e justifikonin pretendimin e tyre. Nga ana tjetër, paga më të larta rrjedhimisht nënkuptonte cmime më të larta. Botëkuptimi i punëdhënësit te 30 viteve te fundit kishte ndryshuar. Per pronarin e ketyre viteve kishte funksionuar koncepti qe  nese punonjesi kerkonte rritje page, hi qe nga puna se ka plot te tjere qe presin te punesohen. Shumica e te rinjve keto vite e kane gjetur veten ne emigrim dhe nje pjese e mire kerkojne ende te largohen per kushte me te mire jetese.

Punëdhënësit duhet të marrin parasysh investimin që bëjnë tek një punëtor i ri, prandaj në vitet në vijim, tërheqja e talentit të duhur dhe aftësia për të mbajtur talentin  duhet  të jetë një prioritet i lartë, pasi kthimi i punonjësve është një problem i kushtueshëm që ndikon në shënimin e fundit të organizatës.

A trajnohen punonjësit e rinj? A ndiqet një plan motivimi për ata që të mos e mendojnë vendin e punës thjesht si të përkohshëm dhe të mos jenë efektiv?

Brezi i ri mund të jetë potencialisht i gatshëm për të plotesuar nevojat për burime njerëzore në sektorin e turizmit sot, por ka disa hapa të rëndësishëm që duhen marrë për të përgatitur ata në mënyrë efektive:

1. Arsimimi dhe Trajnimet e vazhdueshme: Është e rëndësishme të ofrohet arsimimi në fusha të ndryshme që lidhen me turizmin (gjë që eshte duke u bërë në disa institucione të larta, përmend ketu Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, qoftë ne nivelin bachelor dhe atë Master), si menaxhimi i hotelierisë dhe restoranteve, marketingu i turizmit, guida e udhëtimeve, etj..

2. Gjuhët e Huaja: Për shkak të natyrës ndërkombëtare të industrisë së turizmit, njohja e gjuhëve të huaja, si anglishtja, gjermanishtja, spanjishtja apo gjuha italiane, etj., është një avantazh i madh. Investimi në mësimin dhe zhvillimin e aftësive të gjuhëve të huaja është kritik për të siguruar konkurrueshmëri në tregun global të turizmit.

3. Me e rendesishmja(per menidmin tim), në vazhdimësinë e profesionit  janë: Aftësitë Komunikuese dhe Fleksibiliteti: Të rinjtë duhet të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe të shërbimit ndaj klientëve. Trajnimi për të zhvilluar këto aftësi është i domosdoshëm për të siguruar një përvojë të mrekullueshme për turistët dhe për të ruajtur imazhin pozitiv të destinacionit.

Përmes investimeve në arsimim, trajnim, dhe zhvillim personal, brezi i ri mund të bëhet një burim i rëndësishëm i burimeve njerëzore për sektorin e turizmit, duke kontribuar në rritjen dhe suksesin e industrisë së turizmit në Shqipëri.

Duke ecur përpara me diplomimin e studentëve në fushën e turizmit, Shqipëria ka një mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar tregun e turizmit.  

Ky do të jetë shqetësimi kryesor me të cilin do të perballen bizneset shqiptare që operojnë në fushën e turizmit këtë sezon dhe më gjerë.

Peizazhi i larmishëm i Shqipërisë ofron një varietet të shkëlqyer të atraksioneve turistike, nga plazhet e bukura në bregdetin e Adriatikut, deri te zonat malore me parqe kombëtare, fshatra tradicionale dhe peizazhe alpine që i bëjnë të panjohur.

Duke pasur parasysh trashëgiminë natyrore dhe kulturore të pasur të Shqipërisë, turizmi ka një potencial të madh për të ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Në fakt, mund të ndihmojë në rikthimin e popullsisë në rajone që kanë vuajtur nga largimi i qytetarëve.

A ka Shqipëria personel të mjaftueshëm për t’i shërbyer numrit në rritje të turistëve?

Përpjekjet për të rritur pagat në sektorin e turizmit dhe për të përmirësuar kushtet e punës janë të domosdoshme për të rritur motivimin e të rinjve për të zgjedhur karrierën në këtë fushë dhe për të bërë Shqipërinë më tërheqëse për turistët. Pagat konkurruese dhe kushtet e mira të punës janë faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e sektorit të turizmit.

Në këtë drejtim, modernizimi i menaxhimit dhe ofrimi i kushteve të mira të punës për personelin janë hapa të rëndësishëm. Një menaxhim i mirë i biznesit turistik dhe kushte të mira të punës, përfshirë mundësitë për zhvillim profesional dhe përparim në karrierë, do të ndihmojnë në rritjen e fuqisë punëtore dhe në tërheqjen e talenteve të reja në sektorin e turizmit.

Për të siguruar që kjo fuqi punëtore të qëndrojë dhe të zhvillojë kapacitetin e saj në vend, është e rëndësishme të investohet në trajnime dhe zhvillim profesional për personelin ekzistues dhe për të rinjtë që dëshirojnë të hyjnë në fushën e turizmit. Kjo do të ndihmojë në përballimin e numrit në rritje të turistëve dhe në ruajtjen e një cilësie të lartë të shërbimit në sektorin e turizmit në Shqipëri.

Mund të identifikohen disa arsye për këtë situatë:

1. Pagat e ulëta dhe çmimet e larta: Pagat e ulëta për punonjësit në sektorin e turizmit shpesh ndikon në mungesën e personelit të kualifikuar dhe të motivuar. Në të njëjtën kohë, çmimet e larta të produkteve dhe shërbimeve turistike mund të bëjnë që turistët vendas të mos ndjehen tërhequr për të vizituar vendin. Në këtë mënyrë, do të largojmë turistët vendas drejt shteteve të tjera për të tërhequr turistët e huaj. A ka pasoja kjo politikë? E ardhmja do të na e tregojë.

2.Emigracioni i të rinjve: Pamundësia për të gjetur vende pune të arsyeshme në sektorin e turizmit, që do të ofrojnë një nivel të mirë të pagave, pune e perhershme dhe jo sezonale,  kushte më të mira të punës, kontrata dhe siguri  në vendin e punës, detyron shumë të rinj të emigrojnë në vende të tjera për t’í gjetur këto që u mungojnë këtu. Kjo do të rezultojë dukshëm në mungesën e fuqisë punëtore në vend.

Në disa raste, bizneset në sektorin e turizmit operojnë me një model të vjetruar të menaxhimit, c’ka mund të çojë në mungesën e motivimit dhe të krijojë një ambient të punës negativ për personelin.

Përmirësimi i kapacitetit të fuqisë punëtore dhe mbajtja e tyre në Shqipëri janë sfida të rëndësishme për zhvillimin e sektorit të turizmit dhe për ekonominë në tërësi. Në një kontekst ku numri i turistëve po rritet, mungesa e një fuqie punëtore të cilësuar mund të frenojë potencialin e zhvillimit ekonomik.

Punëdhënësit duhet të angazhohen në zhvillimin e strategjive të reja dhe inovative për të siguruar që ata të kenë një forcë punëtore të talentuar dhe të aftë për të përballuar sfidat dhe rreziqet ekonomike. Kujdesi për mirëqënien e punonjësve, ofrimi i kushteve të punës fleksibël dhe krijimi i një ambienti pune të frytshëm dhe inkurajues mund të ndihmojnë në rritjen e produktivitetit dhe angazhimit të punonjësve.

Për të adresuar këto sfida në mënyrë efektive, është e rëndësishme që të zhvillojmë strategji të qëndrueshme dhe të përshtatshme për të përmirësuar sektorin e turizmit në Shqipëri. Kjo përfshin investime në arsimim dhe trajnim për fuqinë punëtore, promovimin e diversitetit në vendin e punës, përshirjen e motivimit si proces i rëndësishëm në mbajtjen e saj, si dhe bashkëpunimin e ngushtë mes sektorit privat, qeverisë dhe organizatave jo-qeveritare për të gjetur zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme për sfidat në të ardhmen. Në këtë mënyrë, ne mund të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm dhe të përparuar për funksionimin e duhur të sektorit të turizmit si burimi primar i ekonomisë.

enkeleda memisha

Sondazh

Poll
Insights 18 Prill 2024, 18:35 Antoneta Munçaku

Roli i fundit i Ilir Metës si i çmendur

antoneta munçaku “Çmendet Ilir Meta”, “Tërbohet Ilir Meta”, “Shfrenon gjuhën Ilir Meta”, &ldquo...

Insights 10 Prill 2024, 18:23 Enver Robelli

“Grupet nga Shqipëria"

Foto ilustruese Nga Enver Robelli  Po bie borë në Gjermani! Natyrisht, jo borë si reshje atmosferike. Fjala është për ...

Insights 29 Mars 2024, 15:33 Ola Xama

Kur korrupsioni kthehet në problem sistemik

Ola Xama Kur korrupsioni kthehet në problem sistemik. Nga ajo që lexohet nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme deri tani, si te &...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet