Afera e Inceneratorit/ SPAK mësynë në Bashkinë Tiranë, lëshon 15 urdhër-arreste, në pranga dhe i 'besuari' i Veliajt
BRIN: Skandali 100 milionë euro, SPAK lëshon 15 masa sigurie për incineratorin e Tiranës 8 Dhjetor, 23:02 ...
BRIN: Skandali 100 milionë euro, SPAK lëshon 15 masa sigurie për incineratorin e Tiranës 8 Dhjetor, 23:02 ...
U arrestua sot në Kosovë, kush është Gëzim Çela, efektivi i policisë që u kthe në baron drog...
"Shqipëria në majën e historisë"/ Berisha për fjalimin e Ramës: 35 përqind e popullatës në 10 ...
'21 Janari'/ Ulsi Manja: Vendimi i Strasburgut i hapi rrugë drejtësisë 8 Dhjetor, 12:08 Balluku në Kongr...
Autoritetet indiane e kuptuan menjëherë se terroristët vinin nga Pakistani, dhe se ata gëzonin mbështetjen e institucioneve pakistaneze të sigurisë. Në atë kohë unë isha Sekretar i Jashtëm në qeverinë indiane, dhe reagimi im i parë ishte presioni për të ndërmarrë veprime të forta hakmarrëse kundër fqinjit tonë për shkak të një sulmi aq brutal.
Pas sulmit të tmerrshëm terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, dukej e pashmangshme që Izraeli të hakmerrej në një mënyrë shkatërruese. Reagimi i parë, i natyrshëm ndaj një sulmi të tillë është neveria, e shoqëruar me dëshirën për hakmarrje dhe ndëshkim shembullor. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu veproi sipas kësaj qasjeje, duke u zotuar të “shkatërrojë” Hamasin, të bombardojë Rripin e Gazës dhe të nisë një pushtim tokësor të territorit. Ndonëse mbetet e paqartë se si Izraeli mund ta eliminojë Hamasin ushtarakisht apo ideologjikisht.
Por mënyra për ta përballuar dhunën me dhunë, është një zgjedhje. Në fakt, jo të gjitha viktimat e terrorizmit zgjedhin hakmarrjen. Më 26 nëntor 2008, 10 terroristë pakistanezë zbarkuan fshehurazi nga deti në Mumbai. Masakra që shkaktuan gjatë 2 ditëve të ardhshme përmes sulmeve në hotele, kafene, një stacion kryesor treni dhe një qendër komunitare, i mori jetën të paktën 174 njerëzve teksa u plagosën mbi 300 të tjerë.
Autoritetet indiane e kuptuan menjëherë se terroristët vinin nga Pakistani, dhe se ata gëzonin mbështetjen e institucioneve pakistaneze të sigurisë. Në atë kohë unë isha Sekretar i Jashtëm në qeverinë indiane, dhe reagimi im i parë ishte presioni për të ndërmarrë veprime të forta hakmarrëse kundër fqinjit tonë për shkak të një sulmi aq brutal.
Por pas diskutimeve, në të cilat u peshuan me kujdes rezultatet e mundshme dhe efektet më të gjera, qeveria e kryeministrit Manmohan Singh, vendosi në fund të mos kryente ndonjë sulm të hapur ushtarak ndaj kampeve të terroristëve në Pakistan. Përkundrazi, Nju Delhi iu përgjigj akteve terroriste në Mumbai përmes kanaleve diplomatike dhe të fshehta.
Në publik, qeveria zgjodhi vetëpërmbajtjen, dhe jo hakmarrjen. Ky vendim i garantoi Indisë mbështetje ndërkombëtare, parandaloi një luftë me pasoja potencialisht katastrofike, minimizoi viktimat në radhët e civilëve, dhe ndoshta parandaloi akte të tjera terroriste.
Të paktën deri më tani, India nuk ka përjetuar një sulm tjetër të mbështetur nga Pakistani
me po aq viktima sa 15 vite më parë. Natyrisht, India dhe Izraeli janë vende shumë të ndryshme. Dhe nuk ka krahasim as midis Pakistanit dhe Gazës.
Kontekste të ndryshme diktojnë reagimin e një shteti ndaj një sulmi terrorist. Në rrethana të ndryshme në vitet 2016 dhe 2019, kur u përball me incidente terroriste në kufi, India zgjodhi të hakmerret ushtarakisht kundër objektivave specifike në Pakistan.
Por përvoja e Indisë, përbën një kujtesë të fuqishme të kufizimeve që ka trajtimi i terrorizmit si një problem thjesht ushtarak dhe që kërkon një përgjigje ushtarake. Ndërsa Izraeli po rrafshon pjesë të Gazës, duke mbjellë farat e urrejtjes edhe për të ardhmen, është shumë udhëzuese të merren parasysh përfitimet e mos-reagimit ndaj dhunës terroriste me një dhunë akoma më të madhe.
Historiani Joseph Campbell ritregon një përrallë japoneze, ku një samurai synon të hakmerret ndaj padronit të tij të vrarë. Pasi e kërkoi dhe gjeti vrasësin, samurai po përgatitej t’i priste kokën kur atentatori e pështyu në fytyrë. Samurai futi menjëherë shpatën në këllëf dhe largua.
Mjeshtri i tij e kishte mësuar të mos vepronte kurrë i nxitur nga zemërimi i verbër. Se ndëshkimi duhet të kërkohet gjithmonë nga një distancë objektive dhe e drejtë. Fabula e përrallës që rrëfen Campbell, hedh dritë mbi një përgjigje të mundshme ndaj terrorit:vetëpërmbajtjen.
Pas sulmit terrorist në Mumbai në vitin 2008, India arsyetoi se një sulm ushtarak nuk kishte gjasa të zgjidhte problemin e terrorizmit ndërkufitar që buronte nga Pakistani. Përkundrazi, ajo do të zbehte simpatinë ndërkombëtare të shprehur ndaj viktimave indiane të terrorit.
Sipas kësaj qasje, thelbi ishte një grindje midis Indisë dhe Pakistanit. Dhe kjo do t’u jepte terroristëve dhe sponsorëve të tyre, pikërisht atë që ata shpresonin se do të shkaktonte sulmi: një Indi të zemëruar, të përçarë dhe ndoshta edhe një luftë. Vetëpërmbajtja, dukej të ishte më pak e keqja nga të zgjedhjet që kishte në dispozicion India.
Sigurisht që pati kosto:shumë nga sponsorët e nivelit të lartë të sulmit në ushtrinë pakistaneze dhe udhëheqjen e grupit militant anti-indian Lashkar-e-Taiba, që ishte përgjegjës për sulmin, i shpëtuan ndëshkimit. Natyrisht, India nuk është një fuqi pacifiste, dhe në raste të tjera ajo i është kundërpërgjigjur me forcë akteve terroriste.
Kur terroristët e sponsorizuar nga Pakistani, sulmuan një kamp të ushtrisë indiane në Uri në vitin 2016, dhe një patrullë në 2019 në Lethpora, India zgjodhi të hakmerrej përtej kufirit, duke goditur bazat dhe terroristëve. Por as ai reagim hakmarrës, nuk pati ndonjë efekt të madh në dobësimin e terrorizmit ndërkufitar apo në eliminimin e nxitësve dhe udhëheqësve të tij.
Dhuna nga aktet terroriste, synon shpesh të futë në kolaps një shtet më të fuqishëm dhe të nxitë gjakderdhje. Historia ofron shembuj paralajmërues të sulmeve të suksesshme terroriste nga vendet e fuqishme, që kanë bërë gabime strategjike.
Reagimi austro-hungarez ndaj vrasjes së arkidukës Franz Ferdinand, çoi në Luftën e Parë Botërore dhe në fundin e perandorisë Habsburge. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, Shtetet e Bashkuara zgjodhën të zhvillonin një luftë globale të pa fitueshme kundër terrorit, duke pushtuar dhe u bllokuar më pas në Afganistan dhe Irak.
Të dyja këto vendet dhe rajoni më gjerë, përfunduan në një gjendje më të keqe se sa para pushtimit. Lufta kundër terrorit, nxiti krijimin e më shumë grupeve terroriste vdekjeprurëse, si Shteti Islamik, dhe numri i lartë i viktimave në radhët e civilëve dhe abuzimet e kryera nga ushtria amerikane, e dëmtuan imazhin e Shteteve të Bashkuara.
Mënyra se si një qeveri vendos të reagojë ndaj terrorizmit, ndërlikohet jo rrallë nga faktorët politikë të brendshëm dhe dëshira e publikut për hakmarrje. Udhëheqësit që krenohen me forcën e tyre ose kredencialet e tyre nacionaliste, priren që të rrëmbejnë “çekiçin”.
Por dy gabime nuk bëjnë një të drejtë, dhe historia nuk i favorizon ata që i nënshtrohen emocioneve dhe mbështeten tek mjetet ushtarake për t’iu kundërvënë kërcënimit të terrorit. Veprimet e Izraelit kundër civilëve në Gaza dhe dhuna e vazhdueshme në Bregun Perëndimor, e kanë dëmtuar tashmë imazhin e tij në mbarë botën. Një përgjigje “e ashpër” vetëm ushtarake, ka më pak gjasa të arrijë qëllimin e Izraelit për të eliminuar Hamasin, sesa një kombinim i masave ushtarake, të fshehta dhe politike, të krijuara enkas për t’iu përshtatur këtij rasti specifik.
Përgjigjet ushtarake masive ndaj sulmeve terroriste kanë shkaktuar luftëra të gjata, pasoja të padëshiruara dhe një rritje të ndjeshme të kërcënimit nga terrorizmi. Një reagim ushtarak i tepruar, prodhon publicitetin që kërkojnë terroristët. Ajo ndihmon në promovimin e pretendimit të një grupi terrorist, se përfaqëson një popullsi të diskriminuar.
Në fakt, një nga motivet e Hamasit në kryerjen e sulmeve të 7 tetorit, mund të ketë qenë krijimi i një situate në të cilën palestinezët, shumica e të cilëve nuk e kanë mbështetur më parë Hamasin, të hidhen në krahët e tij pikërisht nga veprimet ndëshkuese të Izraelit.
Terrorizmi është një dukuri politike për nga motivimi dhe synimi, dhe si e tillë duhet edhe trajtuar. Një kundërpërgjigje rreptësisht e dhunshme, është reagimi tipik i Izraelit ndaj terrorizmit gjatë dekadave:një strategji që ai e quan “kositja e barit”, një lloj eufemizmi për fushatat ndëshkuese periodike që shtypin, por nuk e çrrënjosin veprimtarinë terroriste.
Studiuesi dhe strategu ushtarak izraelit Eitan Shamir, një nga autorët e asaj fraze, e ka pranuar tani se kjo taktikë nuk mjafton. Ai thotë strategjia parandaluese e Izraelit ka dështuar, dhe vendi mund të mbijetojë vetëm nëse e dëbon njëherë e mirë Hamasin nga Gaza.
Nuk është e qartë se si mund të arrihet kjo pa viktima dhe vuajtje të tmerrshme për civilët e Gazës. Shpërfillja e të drejtave të palestinezëve, dhe dëshira e tyre për të pasur një shtet të tyren, është pikërisht ajo që prodhoi gjendjen e tmerrshme aktuale në rajon.
Bombardimet izraelite, sulmet me raketa dhe tanke, ka shumë të ngjarë të shtyjnë banorët e Gazës drejt Hamasit dhe grupeve të tjera militante. Sulmi i Hamasit, nuk përbënte një sfidë politike vetëm për Izraelin. Tani Perëndimi mund të akuzohet me të drejtë për standarde të dyfishta dhe hipokrizi në qëndrimin e tij ndaj pushtimit të huaj, dhe sulmeve ndaj civilëve
në Ukrainë dhe Palestinë.
Përvoja e vetë Izraelit tregon se vetëm represioni nuk e zhduk një kërcënim terrorist. Vetëm duke u përballur me terrorizmin në aspektin politik - pra duke i izoluar terroristët nga popullsia që ata pretendojnë të përfaqësojnë, dhe duke ofruar një alternativë më të mirë - mund të gjendet rruga e duhur që mund të çojë në eliminimin e Hamasit në formën e tij aktuale refuzuese dhe nihiliste.
Natyrisht, asnjë nga këto qasje alternative nuk i garanton një vendi mbrojtje të plotë nga sulmet terroriste. Përvoja na ka treguar se nuk ka formulë të përsosur kundër terrorizmit,
por vetëm përgjigje më pak të dhimbshme dhe më produktive.
Shumë izraelitë dhe palestinezë, janë po aq të bindur se viktimat në radhët e tyre i justifikojnë masat ekstreme dhe çnjerëzore, dhe pjesa tjetër e botës ndihet e detyruar të zgjedhë njërën anë. Zërat e atyre që kërkojnë rezultate paqësore me mjete politike, duket se janë mbytur nga ata që bëjnë thirrje për hakmarrje, ndëshkim dhe përdorim të forcës pa dallim.
Por nëse duhet nxjerrë një leksion, ai është se qeveritë duhet të kuptojnë kufizimet e represionit dhe forcës. Zgjedhja vetëm e kësaj qasjeje, mund të çojë në tragjedi të mëtejshme.
Shënim:Shivshankar Menon, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Ashoka. Gjatë viteve 2010-2014, ka shërbyer si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i kryeministrit indian Manmohan Singh.
Joe Biden dhe Xi Jinping SHBA- Republika Popullore e Kinës, është një shtet leninist, i drejtuar nga një parti që beson...
Manastiri i Gracanicës “Ata që nuk e njohin të kaluarën dhe vendin e tyre janë si foshnja” – nuk dinë asgj&...
Ukraine Nga Ivan Krastev “Financial Times” “Askush nuk beson si unë tek fitorja jonë”.Kështu deklaroi preside...
Edison Ypi Të jetë për mua, unë i bie shkurt. Nxjerr një VKM (Vari Këmborën Mushkës) për të zgjedhur Mbr...
Veshjet Artizanati, kjo traditë e vecantë por shumë e bukur dhe me rëndësi kombëtare ka qënë drejt zhdukjes së...
Sheferedin Shehu Marrëveshja e Ramës me Melonin është Personale dhe jo ShtetëroreSipas dispozitave të ligjit për marr&eu...
Deputetet te dera e Kuvendit Zyrat e Kryesisë së Kuvendit u mbushën me forcat e sigurisë që nuk lejuan deputetët e opozit&eum...
Shqipëria, me një sipërfaqe relativisht të vogël, ka një trashëgimi të pasur natyrore dhe kulturore, të lasht&eum...
FATF Në 2020 Shqipëria u fut në listën gri të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Në bazë t&eum...
Suea Kalaja Nga Suela Kalaja, Psikologe Nje mesuese sapo nisi te shkruaje kush do te jete ai djale 16 vjecar ne te ardhmen ! ? Nje njeri me i mire apo nje...