LIVE UPDATES
Insights

Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore e Kosovës në rrezik. Përse Kosova vazhdon të qëndrojë ende në vitin 2023 jashtë UNESCO-s?

Në vitin 2016, Manastiri i Gracanicës u shpall pjesë e Trashëgimisë Kulturore dhe ruhet nga shteti për vlerat e tij historike, artistike, shoqërore dhe shpirtërore.

18 Nëntor 2023, 11:13 Nga Enkeleda Memisha
Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore e Kosovës në rrezik.
Manastiri i Gracanicës

“Ata që nuk e njohin të kaluarën dhe vendin e tyre janë si foshnja” – nuk dinë asgjë! (Titus Lucretius Carus)

Trashëgimia Kulturore e Kosovës përmban një mozaik të pasur të objekteve arkeologjike, arkitekturore, shpirtërore dhe të peisazheve historiko- kulturore. Shtresat kulturore janë krijuar që nga epoka e gurit ( mbi 8 mijë vjet para) e deri në kohët  e sotme moderne duke sjellë nga e kaluara atribute shkencore, historike, shoqërore, dhe të peisazhit,

(Manastiri në foto ka marrë të njëjtën emër nga vendi ku ndodhet, Gracanicë dhe është rikonstruktim i një kishe të shekullit XIV-të kushtuar Virgjëreshës Mari. Kisha ka qënë ndërtuar më parë në themelet e një bazilike të hershme krishtere të shekullit VI-të.

Në vitin 2016, Manastiri i Gracanicës u shpall pjesë e Trashëgimisë Kulturore dhe ruhet nga shteti për vlerat e tij historike, artistike, shoqërore dhe shpirtërore.

Sa njihet kjo Trashëgimi Natyrore dhe Kulturore e Kosovës? Sa e njohin vetë banorët e Kosovës këtë trashëgimi? Në cfarë shkalle ruhet dhe promovohet ajo nga Institucionet shtetërore përgjegjëse të Kosovës?

Në Kosovë ekziston prej shekujsh një trashëgimi e pasur dhe e larmishme kulturore dhe fetare e cila rrezikohet nga mungesa e ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit. Lënia pas dore, rritja e pakontrolluar e ndërtimeve urbane, mungesa e informacionit mbi rëndësinë që kjo trashëgimi mbart, përdorimi i saj për qëllime individuale përfitimi, po e rrezikojnë cdo ditë e më tepër këtë trashëgimi.

Disa nga pasuritë e saj, pjesë e listës së trashëgimisë si: Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, Manastiri i Graçanicës dhe Kisha e Shën Premtes në Prizren janë katër monumentet që janë të renditura në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Nuk mund të lëmë pa përmendur  edhe objekte të cilat janë nën ruajtjen e shtetit të Kosovës por kanë një rëndësi të madhe historiko-kulturore; qytetin e vjetër me banesat e tij karakteristike të Prizrenit, kalanë e Prizrenit, ura e vjetër e gurit në Prizren, Kalaja parahistorike në Batushe, vendbanimi parahistorik në Trudë, Kalaja antike në Butoc, Kështjella në Gexhe, Rahovec, etj. Sitet e mësiperme janë pjese e kësaj Liste por për aq kohë që Kosova vazhdon të mos jetë pjese e kesaj organizate, ato do të qëndrojnë të përjashtuara. Një nga kushtet primare që i jep të drejtë secilit shtet të rregjistroje sitet e tij të përfshira në territorin e tij në Listën e Trashëgimisë Botërore është të qënit vend anëtar i Unesco-s.

Katër objektet fetare ortodokse, pasqyrojnë pikat e larta të kulturës kishtare bizantine-romane që u zhvillua në Ballkan midis shekujve XIII dhe XVII, me stilin e veçantë të pikturimit në mur. Patrikana e Manastirit të Pejës është një grup prej katër kishave me kupolë, në periferi të Pejës, në të cilën janë të shfaqura një seri pikturash murale. Afresket e Kishës së Apostujve të Shenjtë të shekullit të XIII-të janë pikturuar në një stil unik, monumental.

Duke mos qënë ende një vend anëtare e UNESCO-s, të katër objektet religjioze ortodokse janë të regjistruara në UNESCO me kërkesën e Serbisë, si monumente religjioze. Kjo e bën Trashëgiminë e Kosovës të jetë delikate dhe e rrezikuar për aq kohë sa shteti i Kosovës të jetë pjesë e lojërave politike të  shteteve të mëdha.

Rreziku i Trashëgimisë Kulturore të Kosoves, nuk vjen vetem nga institucionet vendase që i kanë lënë në mëshirë të fatit, por edhe nga ndërhyrja e shtetit Serb duke i rregjistruar dhe konsideruar këto objekte si pjesë të tij.

Në vitin 2015 Kosova nuk arriti të anëtarësohet në UNESCO pas një lobimi të ashpër të Serbisë, dhe tutores së saj Rusisë  kundër këtij anëtarësimi.

Nga qeveria e Kosovës iu drejtua kësaj organizate  një kërkesë  me katër pika:

Së pari, katër monumentet e Kosovës që janë të listuara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s (Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, Manastiri i Graçanicës dhe Kisha e Shën Premtes në Prizren) të largohen nga kategoria “në rrezik” pasi rrethanat e sigurisë në Kosovë kishin ndryshuar që nga viti 2006 kur këto monumente ishin vlerësuar si të rrezikuara.

Së dyti,  U kërkua rishikimi i terminologjisë së vjetruar, pasi në raportet dhe dokumentet e UNESCO-s përmendej “Provinca Autonome e Kosovës” (tanimë ajo ishte Republika e Kosovës) dhe “Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë” (tanimë Institucionet Shtetërore të Republikës së Kosovës).

Së treti, u kerkua nisja e procesit për ndryshimin e palës shtetërore përgjegjëse për këto katër monumente, duke e larguar Serbinë dhe vendosur Kosovën në këtë përgjegjësi. Serbia, nuk ka asnjë kontroll real apo juridik mbi to. Të gjitha detyrimet mbi mbrojtjen, promovimin dhe zhvillimin e të gjitha siteve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore do të siguroheshin nga shteti i Kosovës.

Së katërti, Qeveria do të garantonte me anë të institucioneve të saj ligjore që Kosova ishte plotësisht e gatshme për anëtarësim në UNESCO, një e drejtë e mohuar para disa vitesh.

Po çfarë është realisht UNESCO dhe cilat janë misionet e saj?

United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO) (Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara) është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara e themeluar më 16 nëntor 1945. Qëllimi i deklaruar i kësaj organizate është të kontribuojë për paqen dhe sigurinë në botë duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtare përmes arsimit, shkencës, dhe kulturës. Kjo organizatë kërkon edhe respektimin universal të drejtësisë, ligjeve të shtetit dhe të drejtave të njeriut, liri këto themelore të shpallura në kartën e OKB-së. Pervec misioneve te mesiperme, ajo do të merrej edhe me mbrojtjen dhe promovimin e siteve të Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të  të gjitha shteteve në Botë. Kusht primar ishte anëtarësimi i tyre në këtë organizatë pasi merrnin miratimin nga Keshilli i saj, dhe kjo hyrje pasohej me te drejta dhe detyrime mbi këtë pasuri që nuk do te ishte më Kombëtare por në momentin e rregjistrimit do t’i perkiste të gjithë Botës.

Gjatë votimit për përfshirjen e Kosovës në Unesco, 15 shtete që e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur, nuk e votuan anëtarësimin e saj. Shume shtete të Konferencës islamike votuan kundër apo abstenuan. Interesant ishte sidomos votimi kundër i Vatikanit, i cili u mendua se erdhi i  tillë si pasojë e mbizoterimit të fesë islame në vend.

Disa nga zonat e Trashëgimisë Natyrore në Kosovë që përmbushin kriteret e kërkuara nga UNESCO.

Parku Kombëtar Sharri-përfaqëson një nga zonat natyrore më të rëndësishme të Ballkanit, që karakterizohet me vlera të rralla natyrore, përmban ekosisteme të pyjeve, me habitate të llojeve të rralla bimore e shtazore.

Parku Kombetar Bjeshkët e Nemuna, ndër masivet malore më karakteristike të Ballkanit për sa i përket shumellojshmërisë floristike dhe vegjetative. Në këtë aspekt Bjeshkët e Nemuna paraqesin masivin malor ndër më të begatshmit në Ballkan me prani të mbi 1.000 llojeve deri më tani të hulumtuara, 33 lloje endemike dhe 6 subendemike.

Ujëvarat e Mirushës. Lumi Mirusha në pjesën e poshtme të rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë pjesë e të cilit janë 16 ujëvara me liqene që e përbëjnë pjesën më atraktive të tij. Gjithashtu prania e shumë llojeve endemike bimore dhe shtazore si dhe fenomenet e ndryshme gjeologjike dhe morfologjike janë unikale dhe shumë të veçanta.

Gryka e Rugovës, kjo zonë përfaqëson një monument të rrallë të natyrës me vlera të veçanta gjeomorfologjike, gjeologjike, hidrologjike dhe me biodiversitet të pasur, që plotëson kriteret e kërkuara, duke e bere zonën potenciale për listën e objekteve të trashëgimisë natyrore të UNESCO-s. Gryka e Rugovës, prezanton bukuri të peizazhit, si dhe karakteristika hidrologjike që rrallëkund mund të gjenden.

Të qënurit anëtare e UNESCO-s, veç tjerash do t’i mundësojë Kosovës përfitimin e fondeve të ndryshme, implementimin e këtyre programeve sipas legjislacionit te BE-së si dhe zhvillimin e hulumtimeve shkencore në fushën e trashëgimisë natyrore.

UNESCO – Vazhdimi i një luftë të ashpër diplomatike dhe politike

U deklarua nga institucionet dhe qeveria e Kosoves si edhe nga organizata të huaja që ushtrojnë veprimtarinë në vend se  Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) në vjeshtën e vitit 2023.

Tentativën e parë, Kosova për anëtarësim në UNESCO e beri në vitin 2015, por nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për të kaluar pragun e kësaj organizate.

Ish-ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviq, u shpreh se paralajmërimi  pas një pauze tetë vjeçare, se Kosova do të tentojë sërish ne vitin 2023 të hyjë në UNESCO, nuk është befasi dhe se është pjesë e një programi më të gjerë të “sulmeve” ndaj disa organizatave ndërkombëtare.

“Prishtina, me ndihmën e patronëve të saj nga jashtë, ka kohë që po përgatitet për një fushatë të re lobimi për anëtarësim në UNESCO.

Ndërkohë, që në raste të tjera, ky do te ishte nje proces i thjeshtë votimi, kur vendi i plotëson të gjitha kushtet, në rastin e Kosovës pengesat nga shteti Serb dhe aleatët e tij, do te jenë problem madhor edhe në vitet në vazhdim, ku Kosovës do t'i duhet një shumicë prej dy të tretash të votave të shteteve anëtare.

Nga ana tjetër, lufta në Ukrainë ka shkaktuar një polarizim dhe riorganizim më të mrehtë në komunitetin ndërkombëtar, gjë që reflektohet në mënyrë të pashmangshme në zgjedhjen e shteteve kur votojnë në një kontekst diplomatik shumëpalësh. Megjithatë, këto lëvizje nuk janë njëkahëshe, dhe shumë do të varet nga kriza globale e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Pretekstet e deritanishme se, Kosova nuk është ende një shtet i pavaruar, pasi nuk është njohur ende nga të gjitha shtetet, nga ana tjeter preteksti se shteti i Kosovës nuk eshte i aftë per t’i ruajtur dhe të sigurojë mbrojtjen ligjore të trashëgimisë së tij, apo se ky shtet nuk është i aftë të bëj identifikimin e siteve që zotëron në territorin e tij, gjë që është edhe detyrim i cdo vendi anëtar të Unesco-s, sigurisht që nuk janë arsye për ta penguar këtë komb të vjetër por shtet të ri,  me një pasuri të jashtëzakonshme të trasheguara nga paraardhësit që nga antiktiteti, të cilat kanë nevojë të njihen edhe në arenën ndërkombëtare.

Objektet e trashëgimisë natyrore të Kosovës potenciale për Listën Botërore për fat të mirë janë të gjitha nën mbrojtje ligjore gjë që mundëson realizimin real të kërkesave të caktuara të UNESCO-s. Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është një domosdoshmëri për një garanci të mbrojtjes së duhur të vlerave të natyrës së Kosovës me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Ështe nje detyrim moral i kësaj organizate të ruajë, mbrojë dhe promovojë site të një shteti, i cili edhe pse i krijuar vonë, ka një histori që daton që në antikitet, provuar kjo nga objektet dhe vendbanimet e gjetura. Kjo pasuri  ka rëndësi për gjithë njërëzimin. Në rastin e Kosovës, si sitet e Trashëgimisë Natyrore të pasura me biodiversitet, specie endemike, apo peisazhe jashtëzakonisht të bukura, edhe në rastin e Trashëgimisë Kulturore, rëndësia historike që këto objekte, parqe arkeologjike, banesa, varre ilire, kisha, etj, është e një rëndësie shumë të vecantë.

enkeleda memisha unesco

Sondazh

Poll
Insights 17 Nëntor 2023, 10:36 Edison Ypi

Mbreti i Panairit

Edison Ypi Të jetë për mua, unë i bie shkurt. Nxjerr një VKM (Vari Këmborën Mushkës) për të zgjedhur Mbr...

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria