LIVE UPDATES
Insights

Samiti Biden-Xi nuk do ta shpëtojë dot marrëdhënien problematike SHBA-Kinë

Kjo do të thotë se si Xi, ashtu edhe Biden, kanë arsye të mira dhe të natyrës taktike për të biseduar me njëri-tjetrin. Por nga ana tjetër, nuk nënkupton se Kina është më pak e vendosur për të kapërcyer SHBA-në si vendi që dikton kushtet e rendit global, apo që çdo nivel dialogu mund ta ndryshojë këtë fakt.

18 Nëntor 2023, 15:42 Nga Hal Brands
Samiti Biden-Xi nuk do ta shpëtojë dot marrëdhënien
Joe Biden dhe Xi Jinping

SHBA- Republika Popullore e Kinës, është një shtet leninist, i drejtuar nga një parti që beson se lufta për pushtet është e pandërprerë dhe e pamëshirshme. Kujtojeni pak këtë fakt, dhe do ta kuptoni se çfarë nënkupton dhe çfarë jo takimi i fundit midis presidentit amerikan Joe Biden dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping.

Kjo do të thotë se si Xi, ashtu edhe Biden, kanë arsye të mira dhe të natyrës taktike për të biseduar me njëri-tjetrin. Por nga ana tjetër, nuk nënkupton se Kina është më pak e vendosur për të kapërcyer SHBA-në si vendi që dikton kushtet e rendit global, apo që çdo nivel dialogu mund ta ndryshojë këtë fakt.

Puna përgatitore ishte thelbësore për këtë samit. Shumë zyrtarë amerikanë, e kishin vizituar Pekinin muajt e fundit. Ministri i Jashtëm kinez, Ëang Yi, u takua me homologët amerikanë në Maltë dhe Uashington. Të dyja palët e kuptojnë rëndësinë e diplomacisë së nivelit të lartë në këtë moment.

Biden dëshiron të tregojë se Amerika po e menaxhon me përgjegjësi një marrëdhënie shumë delikate. Ai ka nevojë për qetësi në Azi, për shkak të krizave akute në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Xi po përpiqet që të mos e frikësojë elektoratin në Tajvan përpara zgjedhjeve presidenciale të janarit 2024.

Ai mund ta shfrytëzojë një ulje të tensioneve ndërkombëtare, për të ndihmuar një ekonomi kineze që është ngadalësuar ndjeshëm kohët e fundit. Me ç’duket ai shpreson se më shumë retorikë qetësuese dhe një diplomaci më e moderuar, do të reduktojnë vrullin e politikave më të ashpra që vijnë nga SHBA.

Vetë takimi prodhoi disa rezultate:Përparim modest në negociatat mbi ndryshimet klimatike; një marrëveshje për të diskutuar rreziqet që lidhen me Inteligjencën Artificiale (AI); një angazhim të Kinës për të goditur më fort prodhimin dhe trafikimin e drogës shumë të rrezikshme fentanil, që po bën namin në SHBA, si dhe një progres të dukshëm drejt lidhjeve më të gjera në fushën e mbrojtjes.

Ashtu si më parë, Joe Biden shprehu dëshirën e tij për të bërë gjithçka “që konkurrenca të mos kalojë në një konflikt”. Nga ana e tij Xi tha se “Toka është një planet mjaftueshëm i madh, që të dyja vendet të kenë sukses”. Por të vërtetat që nuk u përmendën janë më të shumta në numër.

Kështu Kina synon të përdorë AI për të forcuar sistemin e saj autoritar; ndërsa SHBA-ja duhet të inkurajojë zhvillimin e saj në mënyra që i ndihmojnë demokracitë të ruajnë avantazhin e tyre global. Një takim midis Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologut të tij kinez, do të hapte një kanal ndërveprimi shtesë.

Por mos nxitoni të mendoni se Ushtria Çlirimtare Popullore, nuk do të sillet më në mënyrë të rrezikshme në Paqësorin Perëndimor, apo se do t’i përgjigjet në telefon zyrtarëve nga Pentagoni në rastin e një krize akute.

Një “përparim” tjetër në marrëdhëniet dypalëshe  - një dialog fillestar për kontrollin e armëve - nuk është ndonjë gjë e keqe, për sa kohë që të gjithë e kuptojnë se Kina nuk ka treguar asnjë shenjë për ndalimin e zgjerimit të shpejtë të arsenalit të saj bërthamor.Dhe e gjitha kjo tregon se sa pak e ndryshon ky takim trajektoren e një marrëdhënieje tashmë të përkeqësuar. SHBA-ja e kishte forcuar pozicionin e saj përpara samitit. Vitin e kaluar, Pentagoni zbuloi programe të reja armatimi, siç janë dronët “replikator” që synojnë të frenojnë aktivitetet dashakeqe të Kinës.

Po ashtu, Uashingtoni ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e bazave të reja në Azi, dhe është angazhuar në një diplomaci të palodhur për të ndërtuar koalicione - ushtarake, ekonomike, diplomatike, teknologjike - kundër Pekinit.

Ndërkaq Biden ka vendosur kufizime të reja, ndonëse shumë të vogla, për investimet e SHBA-së në Kinë, në një kohë që ka shtuar kontrollet mbi eksportet, që po reduktojnë fluksin e gjysmëpërçuesve të avancuar drejt kompanive kineze.

“Vendet perëndimore - me në krye SHBA - kanë përdorur kundër nesh taktikat e kontrollit, rrethimit dhe presionit të gjithanshëm”, deklaroi në mars Xi Jinping. Me shumë gjasa, ai nuk priste ndonjëherë diçka më pak sesa kaq.

Ashtu si shumica e pushtetarëve të Partisë Komuniste Kineze, Xi e ka parë prej kohësh si shumë antagoniste marrëdhënien e Pekinit me Uashingtonin. Një dokument i përgatitur afër kohës kur nisi sundimit i tij, argumentonte se midis demokracisë perëndimore dhe regjimit socialist të Kinës, ekziston një konflikt ideologjik i pa kompromis.

Ndaj nuk është e habitshme pse ai i sheh çështjet SHBA-Kinë përmes prizmit të një partie që e trajton politikën, vendase dhe atë ndërkombëtare, si një loje me shumën zero. “Ligjet e xhunglës” që e dominojnë konkurrencës ndërkombëtare nuk kanë ndryshuar”- u tha Xi zyrtarëve ushtarakë kinezë në vitin 2014.

Një vit më vonë, shtoi se gjithçka që ka rëndësi “është nëse ju keni forcën me vete, dhe nëse mund ta përdorni atë”. “Nuk vlen të mbështetesh tek një gjuhë e moderuar”- theksoi ai.

Në fakt, synimi i Xi është të krijojë një Azi dhe një botë, që frymëzohet nga modeli kinez - për të ndërtuar një “të ardhme, ku ne do të fitojmë iniciativën dhe do të kemi pozitën dominuese në botë” tha ai në vitin 2012. Pra edhe pse Xi bisedon me homologun e tij

Biden, Kina po përgatitet për telashet e radhës që mund t’i vijnë nga SHBA-ja. Sipas Pentagonit, që nga viti i kaluar Kina ka prodhuar 500 avionë të rinj luftarakë të avancuar. Çdo vit, ekuilibri konvencional në Azi po ndryshon në favor të Kinës, dhe deri në vitin 2030, arsenali bërthamor i Pekinit do t’i afrohet atij të SHBA-së.

Ndërkohë, Kina po kërkon një kontroll strategjik mbi elementët kryesorë të ekonomisë moderne, si mineralet e rralla dhe telekomunikacioni, ndërsa po përpiqet të reduktojë varësinë e saj nga bota demokratike. Siç e shpjegoi Xi në vitin 2020, Kina duhet të “zhvillojë beteja të vështira për të dominuar në teknologjitë kryesore”.

Ndoshta Kina do t’i përdorë ato aftësi në një përballje ushtarake. Apo ndoshta ajo shpreson të grumbullojë një fuqi të tillë, që lufta të bëhet e panevojshme. Sidoqoftë, Pekini po përgatitet për një provë të tregimit të muskujve. Ky është një mendim vërtet dëshpërues.

Por ruajtja e aftësisë për të mbajtur në këmbë sistemin ndërkombëtar që ndërtoi SHBA-ja pas fundit të Luftës së Dytë Botëore, kërkon fillimisht një ndjenjë realizmi në lidhje me sfidat me të cilat po përballet ky sistem. Nëse deklaratat e Xi mund të cilësohen njëfarë udhërrëfyesi, ai nuk do ta mashtrojë veten se çfarë mund të arrijë ky apo ndonjë takim tjetër. Dhe këtë gabim nuk duhet ta bëjë as Uashingtoni.

 

joe biden xi jinping

Sondazh

Poll
Insights 17 Nëntor 2023, 10:36 Edison Ypi

Mbreti i Panairit

Edison Ypi Të jetë për mua, unë i bie shkurt. Nxjerr një VKM (Vari Këmborën Mushkës) për të zgjedhur Mbr...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës