27 Tetor 2023, 15:05
Nga Dosja.al
FATF
Në 2020 Shqipëria u fut në listën gri të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Në bazë të raportit të FATF, Shqipëria kishte mungesë të bazës ligjore dhe të kontrollit kundër pastrimit të parave dhe rrezikut të financimit të terrorrizmit.
Klasifikimi i reflektua menjëherë te Moneyval, institucioni më i besueshëm ndërkombëtar, i drejtuar nga një Komitet ekspertësh të fushës.
Renditja dukej si një rrjedhim logjik i një vale të dyshimtë parash që mbuloi vendin në formën e betonit, me boom- in e ndërtimeve të pajustifikuara me financimet bankare, me deklarime të pamjaftueshme të kompanise investuese dhe me shtimin e fluksit te qarkullimit fizik të parave nga e gjithë bota.
Përtej kësaj, projekligjet për shtetësinë dhe pasaportat e arta, kërcënonin akoma më shumë besueshmërinë e sistemit financiar por edhe të sigurisë së Shqipërisë, duke e ekspozuar edhe ndaj terrorrizmit. Rënia e madhe e euros në favor të lekut në verë, nuk justifikohej dot nga boom-i turistik sipas ekspertëve dhe ngriti një tjetër dyshim të fortë për pastrimin e parave në Shqipëri.
Ende pa u rikuperuar euro, një skuader e qeverisë shqiptare, e drejtuar nga zëvendës- Kryeministrja, Belinda Balluku, arriti të bindë FATF që ta heqë Shqipërinë nga lista gri. Një vendim surprizë që vjen në kohën kur të gjitha dyshimet të çonin tek lista e zezë, në atë listë që FATF futi Kroacinë dhe Rumaninë, dy vende anëtare të Bashkimit Europian, ose dhunti e Ballukut, që tê shndërrojê pikat e dobëta nê tê forta, ose lobim, ose vêrtetë diçka ka ndryshuar por nuk êshtë reflektuar akoma në treg. Sepse kjo arritje ishte paralajmëruar pak kohë më parë nga Balluku, por, në kulmin e rënies së euros askush nuk e besoi dhe sigurisht që nuk mori vëmendje mediatike. Sot, kur të gjitha parashikimet ishin për të kundërtën, pra për kalimin në listën e zezë, dalja nga lista gri, është padyshim një lëvizje e fortë kundër erës, një lajm i mirë, që ka lënë me gojë hapur të gjithë ata që kanë hedhur dyshime dhe akuza për pastrimin e parave, në piruetat e çuditshme të biznesit dhe financave të vendit.
Tani mbetet për tu parë se si do të reflektohet ky vendim i FATF tek Moneyval dhe Global Initiativë, dy institucione të lira që raportojnë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorrizmit.
Nëse këto e konfirmojnë këtë renditje spektakolare, pothuajse të pashpjegueshme, atëherë pyetja që do të kërkojë një përgjigje mbetet; kush e financon ndërtimin?
Dosja.al
dosja.al fatf
Insights
26 Tetor 2023, 20:11
Suela Kalaja
Suea Kalaja
Nga Suela Kalaja, Psikologe
Nje mesuese sapo nisi te shkruaje kush do te jete ai djale 16 vjecar ne te ardhmen ! ? Nje njeri me i mire apo nje...
Insights
20 Tetor 2023, 21:37
I.A
Ervin Mete
TIRANË- Sufiçiti buxhetor i Shqipërisë, teprica mes të ardhurave që qeveria mbledh në arkën e saj...
Insights
18 Tetor 2023, 10:20
Foto
Në vitin 2022 në një anketë të zhvilluar nga PNUD në bizneset e hotelerisë, u nxorrën konkluzionet se, 5...
Insights
15 Tetor 2023, 11:43
Taulant Dedja
Taulant Dedja
12 vitet që pata fatin të punoj për strukturat e shtetit shqiptar, ndër të tjera dhe për qytetin e Tiranë...
Insights
10 Tetor 2023, 09:22
Enkeleda Memisha Besmir Kanushi
foto ilustruese
Roli i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Turizmin Shëndetësor, Robotika në Stomatologji. ...
Insights
9 Tetor 2023, 16:00
Esiona Konomi
KQZ
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po paraqiten zinxhir një sërë dorëheqjesh nga këshilltaret bashkiake të cil...
Insights
9 Tetor 2023, 15:42
Haaretz
Benjamin Netanyahu
Sulmi më vdekjeprurës në territorin izraelit në 50 vjet është përgjegjësi e qartë...
Insights
6 Tetor 2023, 16:17
Ben Blushi
Pishporo
Pishporo është një bashkim fshatrash mes Semanit dhe Vjosës. Një fshat quhet Poro dhe fshati tjetër quhet Pishë...
Insights
2 Tetor 2023, 15:37
Lolita
Albano Bogdo
Shprehja ne televizion publik se "filani i beri motren fistekut", me te qeshura dhe me synim poshterimin e nje personi, eshte tregues se ne 20...
Insights
2 Tetor 2023, 11:58
Mimoza Marjanaku
Ç'të të them Ambra? Po 'tradhëton" vatanin tha babai im dhe une nuk desha ta kundërshtoja sepse nuk doja ta shqetësoja më...