LIVE UPDATES
Insights

Platformat e Tregtisë Elektronike për Artizanët Vendas: Mundësi dhe Mjete për Sukses

Platformat e tregtisë elektronike janë bërë një mjet shumë i rëndësishëm për artizanët vendas për të shfaqur dhe shitur kreativitetin e tyre në internet. Kjo përbën një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si ata promovojnë dhe distribuojnë produktet e tyre, duke i hapur rrugë bizneseve dhe artizanëve për të arritur një audiencë më të gjerë dhe për të përmirësuar të ardhurat e tyre.

15 Nëntor 2023, 11:05 Nga Enkeleda Memisha Besmir Kanushi
Platformat e Tregtisë Elektronike për Artizanët Vendas:
Veshjet

Artizanati, kjo traditë e vecantë por shumë e bukur dhe me rëndësi kombëtare ka qënë drejt zhdukjes së plotë gjatë viteve të fundit, për shkak të mungesës së investimeve dhe gjetjes së një tregu solid. Shqipëria, është njohur për një traditë  të pasur të artizanatit, e krijuar prej shekujsh me aq përkushtim nga mjeshtrat popullorë, e cila është e vecantë në çdo krahinë të saj. Punimet në dru, në hekur, bakër, alabastër, në materiale të çmuara ari dhe argjendi, lëkure, leshi, materiale të endura apo të qëndisura janë dëshmi e identitetit tonë kombëtar. për të cilat shpesh ndihemi krenar kur i mbajmë në ambientet ku qëndrojmë apo i veshim.

Punimet artizanale, kanë ngjallur gjithmonë interes tek turistët e huaj dhe studiues të ndryshëm, të cilët kanë shfaqur kuriozitet mbi kuptimin që ato mbartin. Në Shqipëri janë disa zona të cilat e kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë traditë këtë mjeshtëri kaq të vecantë por delikate. Këto zona përfshijnë; Krujën, e cila dallohet për prodhimet e leshit siç janë: qilimat, tapetet, qeleshet, si edhe për llullat e drurit, prodhimet e vjetra prej bakri;  Lezhën, sidomos kjo e  shprehur më së shumti në zonat e Zadrimës dhe Kallmetit; Kavaja ku dominon tradita e prodhimit të objekteve prej balte; Kuçova  ku artizanët merren kryesisht me punimin e fletëve të arit; Tirana ku vazhdon prodhimtaria e hershme e qelesheve, punimet në gur-alabastër e materialeve të çmuara, argjend si dhe në bakër.

Zejtaria artistike në vendin tonë ka ekzistuar që në kohërat e lashta, e punuar nga mjeshtër artizanë me eksperiencë shumëvjecare, të cilët ndihmoheshin nga nxënësit e tyre. Tradita e punimit të veshjeve të leshta, shajakut, pëlhurave për veshje më të lehta, spikasin me artin e tyre tepër të hollë, ku qëndisjet e ndryshme me fije ari dhe argjendi janë shumë të veçanta.

Punimet artizanale kanë një rëndësi të vecantë në Trashëgiminë tonë Kulturore, sepse veç të tjerash janë dëshmi e identitetit tonë kombëtar. Këto vlera, tashmë të kaluara brez pas brezi, ngjallin gjithnjë interes të madh tek vizitorët dhe studiuesit vendas dhe të huaj.

Motivet shqiptare që përdoren nga artizanët tanë në objekte të ndryshme apo edhe në veshje si; qeleshe, opinga apo fustanella, pëlqehen jo vetëm nga vendasit, por edhe nga turistët e huaj, të cilët duan të kenë me vete objekte të tilla si kujtim kur të largohen nga Shqipëria.

Nuk është rastësi që këtë vit krahas objekteve të tjera të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore, u be pjesë e kësaj liste edhe Xhubleta.

Veshjet tradicionale shqiptare, edhe pse nuk janë pjesë e jetës së përditshme, u kanë mbijetuar shekujve, luftërave, krizave ekonomike dhe janë një pjesë e rëndësishme e identitetit kulturor shqiptar. Veshje karakteristike tradicionale e zonave të veriut të Shqipërisë, “Xhubleta”, është një kostum tradicional popullor i grave, i përbërë nga fundi në formën e ziles, me një valëzim të dukshëm në pjesën e pasme. Veshja e Xhubletës përbëhet nga elemente si: kemisha, corapet deri në gju, rripat e zbukuruar që mbajnë fundin, i shoqëruar me simbole me zbukurime të lashta. Veshja përfaqëson një pjesë të trashëgimisë kulturore shqiptare e përcjellë me fanatizëm nga paraardhësit tanë ilirët deri në kohët e sotme.

 Tregu shqiptar i artizanatit vitet e fundit eshte përballur me shumë probleme. Turistët e huaj dhe emigrantët që kanë ardhur në vendlindje, kanë qënë burimi i cili, e ka mbajtur gjallë këtë treg. Punimet tona të artizanatit, jo pak të preferuara, pasqyrojnë kulturën e këtij populli. Ato vazhdojnë të gjenden në treg nga ata njërëz që i punojne me shumë dashuri dhe e kanë trashëguar këtëe zanat.

 Problemet me të cilat ndeshen sot artizanët vendas lidhen me mungesën e vëmendjes dhe interesit shtetëror për të pasur një treg. Nëse do të kishte një ndihmë financiare nga shteti për ta trashëguar këtë traditë, do të shtohej interesi edhe tek brezi i ri në përvetësimin e këtij zanati. Koha e gjatë e përgatitjes me dorë në mënyrë artizanale e këtyre punimeve, mungesa e fondeve, mungesa e një tregu të qëndrueshëm apo e promovimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale duke përdorur teknogjinë e fundit, kostoja e lartë që u duhet për punimin e tyre, janë disa prej arsyeve që shumë prej tregtarëve të artizanatit të porosisin produkte nga Kina, duke dëmtuar rëndë punën e dorës sic është trashëguar nga të parët.

Kina, është shndërruar kohët e fundit në një nga prodhuesit më të mëdhenj të produkteve artizanale shqiptare. Kjo, ka sjellë prodhimin e tyre në masë, uljen e numrit të prodhuesve artizanale dhe humbjen e origjinalitetit.

Përshkrimi i Tregtisë Elektronike për Artizanët Vendas:

Tregtia elektronike është një modalitet tregtie që përdor internetin dhe teknologjinë e informacionit për të ofruar produkte dhe shërbime online. Ky është një ndryshim shumë i rëndësishëm në mënyrën se si bizneset operojnë dhe si konsumatorët bëjnë blerje. Për artizanët vendas, tregtia elektronike është një mjet i fuqishëm që i hap rrugë krijuesve për të eksportuar talentin dhe produktet e tyre në mënyrë globale.

Përzgjedhja e Platformave të Tregtisë Elektronike

Për të filluar një biznes tregtie elektronike, artizanët duhet të marrin një vendim të rëndësishëm: përzgjedhjen e platformës së tregtisë elektronike të përshtatshme për biznesin e tyre. Kjo përzgjedhje është kritike, sepse platforma e zgjedhur do të ndikojë në eksperiencën e klientëve, lehtësinë e menaxhimit të biznesit dhe mundësitë për të zhvilluar markën e tyre. Disa hapa të rëndësishëm për të përzgjedhur platformën e duhur të tregtisë elektronike përfshijnë:

1. Analiza e Nevojave të Biznesit:  Artizanët duhet të fillojnë me një analizë të hollësishme të nevojave të biznesit të tyre. Çfarë lloj produktesh kanë ata? Sa janë produktet e tyre? Cilat janë objektivat e tyre të shitjes? Për shembull, nëse një artizan prodhon veshje unike, atij mund t'i duhet një platformë e tregtisë elektronike që e lejon të ngarkojë shumë fotografi dhe të menaxhojë një inventar të madh.

2. Zgjedhja e Platformave të Specializuara: Një nga avantazhet e platformave të tregtisë elektronike të specializuara është që ato janë të krijuara posaçërisht për lloje të caktuara të bizneseve. Artizanët mund të zgjedhin një platformë të specializuar që është tërheqëse për artizanët dhe që ofron mjetet e nevojshme për të shfaqur kreativitetin e tyre. Disa prej këtyre platformave të specializuara përfshijnë Etsy për krijuesit dhe artizanët, dhe Big Cartel për artistët dhe dizenjuesit e vegjël.

3. Platformat e Tregtisë Elektronike të Përgjithshme: Nëse artizani ka një gamë të gjerë të produkteve dhe dëshiron të eksperimentojë në mënyra të ndryshme, mund të përdorë platforma të tregtisë elektronike të përgjithshme si Shopify, WooCommerce, ose BigCommerce. Këto platforma ofrojnë më shumë fleksibilitet dhe mundësi për të rritur dhe personalizuar biznesin e tyre.

4. Shqyrtimi i Komisioneve dhe Kostove: Artizanët duhet të kuptojnë kostot e përdorimit të platformës së tregtisë elektronike, përfshirë komisionet dhe çmimet mujore. Shpeshherë, platformat e tregtisë elektronike marrin një përqindje të shitjes si komision, kështu që është e rëndësishme të kuptojnë se si këto koste do të ndikojnë në fitimet e tyre.

5. Siguria dhe Mjetet e Pagesave: Siguria është e rëndësishme për kujdesin e të dhënave të klientëve dhe pagesat. Artizanët duhet të sigurojnë që platforma e zgjedhur ofron mjetet e nevojshme të sigurisë dhe të lejojë pagesa të sigurta dhe të besueshme.

Zgjedhja e platformës së duhur të tregtisë elektronike është një hap kritik drejt suksesit të një biznesi të artizanëve. Platforma e zgjedhur duhet të përmbushë nevojat specifike të biznesit dhe të krijojë një ambient të përshtatshëm për klientët dhe krijuesit.

Rastet e Suksesit të Artizanëve në Tregtinë Elektronike

Për të ilustruar rastet e suksesit të artizanëve në tregtinë elektronike dhe për të inspiruar të tjerët që janë në rrugën e tyre të biznesit, është e rëndësishme të shohim disa shembuj konkretë. Këtu janë disa raste të artizanëve të suksesshëm:

1. Etsy - Platforma e Artizanëve dhe Krijuesve: Etsy është një nga platformat më të njohura të tregtisë elektronike që është e specializuar për artizanët dhe krijuesit. Shumë artizanë kanë arritur sukses të madh duke përdorur Etsy për të shfaqur dhe shitur produktet e tyre unike. Për shembull, krijues të veshjeve të personalizuara, punime artistike, dhe produkte unike janë të pranishëm në Etsy dhe kanë ndërtuar një klientelë të besueshme.

2. Amazon Handmade: Amazon ka platformën e vet të specializuar për artizanët, të quajtur "Amazon Handmade." Kjo platformë ka bërë të mundur që artizanët të shesin produktet e tyre në një nga rrjetet më të mëdha tregtie në botë. Shumë artizanë janë të suksesshëm në këtë platformë, duke ofruar produkte të cilat shkojnë nga artizanati i gurëve të prekur nga deti deri te punime artizanale të argjilës.

3. Kickstarter dhe Crowdfunding: Disa artizanë kanë shfrytëzuar platformat e crowdfunding si Kickstarter për të mbledhur fonde për projektet e tyre të artizanatit. Duke prezantuar projektet e tyre dhe duke siguruar mbështetjen e komuniteteve të interesuara, ata kanë arritur të realiozojnë ide të reja dhe të krijojnë produkte në treg.

4. Marka të Njohura të Artizanatit: Një pjesë e suksesit të artizanëve vjen nga ndërtimi i markave të njohura dhe të besueshme. Artizanët që kanë investuar në prezantimin e profesionalizmit dhe cilësisë së produkteve të tyre kanë fituar besim të klientëve dhe janë bërë emra të njohur në fushën e tyre.

Sfidat e ardhshme dhe sfidat e artizanëve në tregtinë elektronike

Tregtia elektronike është një fushë e ndryshueshme dhe artizanët do të përballen me sfida të reja dhe të ardhshme në këtë mjedis. Disa nga sfidat e mundshme dhe të ardhshme të artizanëve në tregtinë elektronike përfshijnë:

1. Konkurenca në tregtinë elektronike është e ashper dhe pritet të rritet më tej. Artizanët duhet të jenë të përgatitur për të përballur konkurrentë të rinj dhe për të zbuluar mënyra kreative për të dalë në krye.

2. Siguria dhe Privatësia: Me rritjen e krimeve të internetit dhe rreziqeve të sigurisë, artizanët duhet të sigurojnë që të dhënat e tyre dhe të klientëve janë të mbrojtura. Kjo përfshin investimin në mjetet e sigurisë dhe edukimin mbi praktikat e sigurisë në internet.

3. Ndikimi i Ndryshimeve Ligjore dhe Taksave: Ndryshimet në ligje dhe rregullat e taksave mbi tregtinë elektronike mund të kenë ndikim në artizanët. Ata duhet të jenë të përgatitur për të përballuar çdo ndryshim të mundshëm dhe për të respektuar ligjet dhe rregulloret aktuale.

4. Ndryshimet në Preferencat e Klientëve: Preferencat e klientëve mund të ndryshojnë me kohën. Artizanët duhet të jenë të përgatitur për të ndryshuar produktet dhe strategjitë e tyre për të përputhur me këto ndryshime.

5. Teknologjia e Re dhe Inovacioni: Artizanët duhet të jenë të përditësuar me teknologjitë e reja dhe inovacionin në fushën e tregtisë elektronike. Ata duhet të jenë të gatshëm të eksperimentojnë me teknika të reja dhe të përdorin inovacionin për të përmirësuar produktet dhe shërbimet e tyre.

6. Mundësitë e Eksportit dhe Tregjeve Ndërkombëtare: Përdorimi i tregjeve ndërkombëtare është një mundësi e madhe për artizanët, por kjo mund të sjellë sfida të reja si logjistikën dhe menaxhimin e transportit ndërkombëtar.

7. Përgjegjësia Shoqërore dhe Mjedisore: Konsumatorët janë gjithnjë më të ndërgjegjshëm për çështjet shoqërore dhe mjedisore. Artizanët duhet të jenë të gatshëm për të raportuar për praktikat e tyre dhe për të përmirësuar ndikimin e tyre mjedisore.

Për të përballur këto sfida të ardhshme, artizanët duhet të jenë të përgatitur për të mësuar dhe të rritur në mënyrë të qëndrueshme. Ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ndryshimet në mjedisin e tregtisë elektronike dhe të jenë të gatshëm të adaptohen dhe inovojnë. Nëse ata janë të përgatitur dhe të përshtaten me këto sfida, ata kanë potencialin për të arritur suksesin në tregtinë elektronike edhe në të ardhmen.

Përgatitën: Enkeleda Memisha dhe Besmir Kanushi

Pedagogë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

enkeleda memisha besmir kanushi

Sondazh

Poll
Insights 10 Tetor 2023, 09:22 Enkeleda Memisha Besmir Kanushi

Turizmi mjekësor në Shqipëri

foto ilustruese Roli i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Turizmin Shëndetësor, Robotika në Stomatologji. ...

Insights 9 Tetor 2023, 16:00 Esiona Konomi

Kush po i frikëson gratë?

KQZ Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po paraqiten zinxhir një sërë dorëheqjesh nga këshilltaret bashkiake të cil...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet