LIVE UPDATES
Insights

Pse ka vdekur PD-ja? Në Fier, mesa duket po

Një ditë që shënonte revoltën qytetare kundër diktaturës, guximin përballë frikës dhe lindjen e pluralizmit politik në një nga bastionet më të mëdha urbane të Shqipërisë së asaj kohe.

8 Janar 2026, 17:38 Nga TV Apollon
Pse ka vdekur PD-ja? Në Fier, mesa duket po
Foto ilustruse

Më 6 janar 2026 u mbushën plot 35 vjet nga krijimi i Degës së Partisë Demokratike në Fier. Një datë historike, jo vetëm për demokratët, por për vetë qytetin. Një ditë që shënonte revoltën qytetare kundër diktaturës, guximin përballë frikës dhe lindjen e pluralizmit politik në një nga bastionet më të mëdha urbane të Shqipërisë së asaj kohe. Por 35-vjetori kaloi… pa u ndjerë. Pa miting. Pa takim përkujtimor. Pa debat. Pa reflektim. Pa asnjë përpjekje për ta kthyer këtë datë në një moment bashkimi, kujtese dhe veprimi politik.

Në vend të kësaj, u publikua një status në Facebook nga deputeti Luan Baçi, kryetari de facto i PD-së së Fierit. Në fakt, një kolazh me foto, midis të cilave edhe një foto e re me ngjyra, ku shfaqej Sali Berisha dhe, sigurisht, jo larg tij edhe vetë Luan Baçi, një foto pa asnjë lidhje me ngjarjen e 6 janarit 1991, as me Fierin, as me mitingun historik, as me themeluesit realë të degës. Një simbol i përsosur i shkëputjes mes historisë reale dhe mënyrës se si Partia Demokratike sot e trajton atë histori.

Si pjesëmarrës dhe dëshmitar okular i atij mitingu të 6 janarit 1991, më kujtohet qartë, në Fier nuk kisha parë kurrë aq shumë njerëz. Sheshi përpara Turizmit ishte plot e përplot. Ura e re, ajo që sot të çon drejt kishës, dukej sikur do shembej nga pesha e qytetarëve. Ishte një shpërthim i vërtetë popullor, jo i organizuar nga zyra, jo i komanduar nga lart, por i lindur nga nevoja për liri. Një energji, kuriozitet, spontanitet e liri me të cilën nuk ishim mësuar.

Më 6 janar 1991, djem dhe vajza të Fierit, nën terrorin e një prej diktaturave më të egra në Europë, u ngritën në revoltë, ashtu si studentët në Tiranë. Ata u përballën ballë për ballë me regjimin dhe themeluan Degën e PD-së në Fier, duke organizuar një miting madhështor, ku qindra e mijëra qytetarë mbushën sheshin e qytetit si kurrë më parë.

Mitingun e përshëndetën Dr. Sali Berisha dhe Azem Hajdari, heroi i demokracisë.
Heronjtë e asaj dite ishin Fatos Mihali, bashkë me Viktor Margjilajn, që së bashku me trimat dhe guximtarët, sepse ose trim ose i çmendur duhet të ishe t’i dilje përballë asaj diktature, Edmond Ymeri, Sotiraq Aleksi, Arjan Nika, Muhamet Sherri, Veli Koçi, Stavri Furxhi, Mihal Pikuli, Vladimir Muçaj, Avdulla Dyrmishi, Ilmi Hoxha, Xhelal Tahiri, Shpëtim Kastrati, Hasan Misiri, Artur Çuni, Vasil Kalemi, Niko Vrushi, firmosën themelimin e Degës së PD në Fier. Dhe megjithatë, asnjë nderim për ta. Asnjë fjalë. Asnjë përkujtim.

Kjo nuk është thjesht harresë. Kjo është simptomë. PD-ja në Fier është bërë e flashkët, pa grintë, e përgjumur, e mekur. Nuk ka arritur të zbërthejë dhe shpjegojë të keqen lokale. Është marrë më shumë me të ndenjurit poshtë Ballkonit në Tiranë dhe me studiot televizive, duke sharë Sorosin dhe “narkoshtetin”, ndërkohë që Armando Subashi e kompani kanë livadhisur të qetë në Fier, pa një opozitë reale përballë.

Ironia është e hidhur. Partia Socialiste e Fierit jo vetëm feston ato festa dhe kujton ata heronj që janë për t’u kujtuar realisht, por feston edhe betejat imagjinare, të shpikura nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, i kthen në rituale gati fetare çdo përvjetor, çdo lapidar, edhe aty ku nuk ka ndodhur asgjë. Me ngjyra, muzikë, shami pionieri dhe ceremoni pompoze, edhe gënjeshtrat që nuk i beson as vetë dhe legjendat urbane kthehen në histori faktike patriotike. Edhe kanalet, ferrat dhe zhukat e Myzeqesë ku ato trillime kanë “ndodhur” i shndërron në “vende të shenjta”.

Ndërsa Partia Demokratike, edhe në ditën e saj më të rëndësishme në Fier, që përkon simbolikisht edhe me Epifaninë, nga greqishtja epifaneia, shfaqja e diçkaje të lartë, zbulimi, që në rastin e Fierit është rizbulimi i lirisë, e lë të kalojë në heshtje dhe me statuse Facebooku, sa për të larë gojën.

35-vjetori i Degës së PD në Fier nuk ishte thjesht një datë për t’u kujtuar. Ishte një mundësi për t’u mbledhur, për të reflektuar, por mbi të gjitha për të vepruar. Një mundësi e humbur. Dhe ndoshta kjo është përgjigjja më e dhimbshme për pyetjen, pse ka vdekur PD-ja. Në Fier, mesa duket, po.

tv apollon

Sondazh

Poll
Insights 22 Dhjetor 2025, 11:18 Meri Lika

Korrupsion nga minuta 1!

Meri Lika Diku kam lexuar se korrupsioni nuk lind rrugës, por ai projektohet që në fillim. Kjo fjali përshkruan më saktë se &...

Insights 12 Dhjetor 2025, 13:14 Klodian Tomorri

Busulla e humbur e PD-së

Partia Demokratike ka mbajtur nje qendrim shume te mire per dy projektligjet e Paqes Fiskale duke i kundershtuar si mekanizem pastrimi parash dhe falje taksas...

Insights 10 Dhjetor 2025, 11:09 Brisida Shehaj

Grupi Parlamentar si tren pa destinacion

Brisida Shehaj Si çdo ditë e nisa mëngjesin duke ndjekur Flavio Qarrin, i ftuar Saimir Korreshi Deputeti i Partisë Demokratike, tema ...

Insights 8 Dhjetor 2025, 09:53 Mimoza Picari

“Kazerma”! Klithma që duhet dëgjuar

Foto ilustruese Me filmin “Kazerma” Turjan Hyska, duke lëshuar një breshëri dimensionesh kinematografike mbi gjithë egë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet