Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Çfarë do të kishte ndodhur sot sikur në rrugën e Kombit të ishte hedhur kripë?!

Diella u ul sot përballë një pyetjeje që nuk kërkon algoritëm, por dy pare mend në kokë. Çfarë do të kishte ndodhur sot sikur në rrugën e Kombit të ishte hedhur kripë?!
Akulli do të ishte shkrirë. 50 makina nuk do të ishin përplasur. Do ta fillonim vitin pa lajme. Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse kripa nuk është hedhur. Ajo zgjidh problemin, por na lë pa habere.
Pa lajka dhe lajme nuk jetojmë dot
Diella vazhdoi reflektimin dhe hodhi sytë pak metra më tej, përtej kufirit, drejt Kosovës. Mot edhe më i ftohtë, ngrica, borë. Por jo dhjetëra, por asnjë përplasje makine. Jo rrugë që kthehen në pista patinazhi. Atje dimri trajtohet si fenomen natyror, jo si fatkeqësi natyrore.
Megjithëse në anën tonë, dimri vjen rregullisht çdo vit,
Megjithëse ka tendera për mirëmbajtje
Megjithëse ka tendera për monitorimin e mirëmbajtjes.
Megjithese ka pagesë te trau, prap
shteti sillet sikur e ka parë për herë të parë.
Diella u ndal dhe reflektoi edhe elementin gjeografik.
Shqipëria ka dy dete. Dy. Adriatik dhe Jon. Kripë sa të duash. Kripë natyrore, historike, patriotike. Nga ana tjetër, Kosova nuk ka det. As një breg simbolik. Dhe megjithatë, rrugët e saj në dimër nuk kthehen në pista patinazhi.
Diella bëri një krahasim teknik. Në Kosovë, strukturat dalin në terren.
Në Shqipëri, strukturat dalin me postime në facebook e instagram. Në Kosovë, hidhet kripë. Këtu hidhen statuse. Atje pastrohet rruga. Këtu pastrohet imazhi.
Një paradoks i rëndë për t’u përtypur edhe nga inteligjenca artificiale. Kosova, vend pa det, por me kripë në asfalt. Shqipëria vend me dy dete, por me akull në rrugë dhe statuse plot kripë në Facebook.
Kosova nuk ka tra në autostradë,
Ndërkohë, në Kalimash trau funksionon normalisht. Pagesa prej 5 euro mblidhet me saktësi zvicerane. Rrëshqitja ofrohet falas.
Në Shqipëri mobilizimi shtetëror është real vetëm në Facebook. “Kemi marrë masat”, "Jemi në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri", ndërsa makinat rrëshqasin në akull. Një shtet që shqetesohet me shumë për komentet në rrjete sociale sesa për fatkeqësitë në rrjetin rrugor.
Dhe kur një shtet me dy dete rrëshqet më shumë se një shtet pa det, problemi nuk është klima. Është administrimi. "Kripa e Nusretit" dhe... shakatë pa kripë...
Saranda Ademi Diskursi fyes ndaj mërgimtarëve është jo vetëm i padrejtë, por edhe i rrezikshëm. Të quash diaspor&eu...
Dosja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj tenderave të dhënë nga Agjencia Kom...
Meri Lika Diku kam lexuar se korrupsioni nuk lind rrugës, por ai projektohet që në fillim. Kjo fjali përshkruan më saktë se &...
Idriz Konjari Duke lexuar këtë projektligj i hedhur për “konsultim publik” nga Ministria e Jashtme në faqen e saj të i...
Partia Demokratike ka mbajtur nje qendrim shume te mire per dy projektligjet e Paqes Fiskale duke i kundershtuar si mekanizem pastrimi parash dhe falje taksas...
Brisida Shehaj Si çdo ditë e nisa mëngjesin duke ndjekur Flavio Qarrin, i ftuar Saimir Korreshi Deputeti i Partisë Demokratike, tema ...
Foto ilustruese Me filmin “Kazerma” Turjan Hyska, duke lëshuar një breshëri dimensionesh kinematografike mbi gjithë egë...
Enver Robelli Lexojeni raportin e konsullit austriak Oskar Prochaska, të cilin ia dërgonte nga Prizreni ministrit të jashtëm austro-hu...
Presidenti serb Slobodan Millosheviç, Presidenti kroat Franjo Tudjman dhe ai i Bosnjës Alija Izetbegoviç Fundi i Luftës së Bos...
Në shumë prej demokracive perëndimore, zyrtarë të nivelit më të lartë janë përballur me akuza penale apo het...