LIVE UPDATES
Insights

Diskursi fyes ndaj mërgimtarëve është jo vetëm i padrejtë, por edhe i rrezikshëm

Mos na fyeni mërgimtarët, sepse disa e shitën atdheun, jo ne. Për ata që sot sulmojnë mërgimtarët, që na quajnë “gërrnaça” dhe na tregojnë me gisht sikur të ishim barrë për Kosovën, ka ardhur koha të thuhet e vërteta , pa zbukurime dhe pa frikë. Unë u largova nga Kosova pesë vite pas përfundimit të luftës.

1 Janar 2026, 13:18 Nga Saranda Ademi
Diskursi fyes ndaj mërgimtarëve është jo vetëm i
Saranda Ademi

Diskursi fyes ndaj mërgimtarëve është jo vetëm i padrejtë, por edhe i rrezikshëm. Të quash diasporën “barrë” apo “gërrnaça” është mohim i realitetit historik, social dhe politik të Kosovës.

Mos na fyeni mërgimtarët, sepse disa e shitën atdheun, jo ne. Për ata që sot sulmojnë mërgimtarët, që na quajnë “gërrnaça” dhe na tregojnë me gisht sikur të ishim barrë për Kosovën, ka ardhur koha të thuhet e vërteta , pa zbukurime dhe pa frikë.
Unë u largova nga Kosova pesë vite pas përfundimit të luftës. Jo sepse nuk e desha atdheun, por sepse atdheu nuk më mbrojti. Në atë kohë nuk qeveriste Albin Kurti, por një klasë njerëzish që u “doktoruan” pa ditur as sa shkronja i ka alfabeti ynë, pa dije dhe pa moral, duke e kapur shtetin për interesa personale. Në atë sistem u rrita, u formova dhe u thyeva.
Rinia ime rrezikohej çdo ditë. Nuk kishte perspektivë, nuk kishte drejtësi, nuk kishte siguri. Institucionet ishin të kalbura nga korrupsioni dhe heshtja kriminale. Në shkolla dhe institucione, aty ku duhej të kishte dije dhe mbrojtje, kishte frikë dhe abuzim. Disa nga ata që mbanin tituj profesorësh, disa njerëz të shtetit, e shiheshin një vajzë 15-vjeçare si objekt seksual, e jo si fëmijë që duhej mbrojtur.

Ky është krim. Dhe ky krim na dëboi nga vendi ynë. Por kjo nuk ishte e vetmja tradhti. Tradhtia më e madhe ishte se disa keqpërdorën emblemën e UÇK-së, u mbështollën me sakrificën e luftës dhe e përdorën gjakun e dëshmorëve për interesa personale për pushtet, pasuri dhe imunitet. Ata e dredhuan idealin e luftës, e deformuan qëllimin e shenjtë për liri dhe e shndërruan atë në monedhë politike. Kjo është plagë e hapur për Kosovën. Dëshmorët nuk ranë që sot fëmijët të ikin nga vendi i tyre. Nuk ranë që vajzat të mos ndihen të sigurta në shkollë. Nuk ranë që mërgimtarët të fyhen nga ata që e përdhosën luftën. Prandaj mos e fajësoni mërgatën pse e do atdheun e saj. Mos e fajësoni mërgatën pse e mban Kosovën gjallë me remitenca, me zë, me mall dhe me sakrificë. Ne nuk ikëm nga Kosova ne ikëm nga padrejtësia, nga korrupsioni dhe nga tradhtia e atyre që u fshehën pas flamurit për të mbushur xhepat e tyre.

Mos e sulmoni këtë pjesë të Kosovës që jeton jashtë, që ëndërron kthimin dhe që shpesh vdes në mërgim me emrin e Kosovës në buzë. Mërgimtari nuk është armik i Kosovës , armik është ai që e shiti Kosovën nga brenda. Edhe unë dua të kthehem një ditë. Por dua të kthehem në një Kosovë të drejtë: ku vajzat e mia vlerësohen, mbrohen dhe ndihen të sigurta; ku emri i UÇK-së nderohet me drejtësi, jo me korrupsion; ku gjaku i dëshmorëve respektohet, jo keqpërdoret. Dashuria për atdheun nuk matet me vendbanim, por me ndershmëri, drejtësi dhe guxim për ta thënë të vërtetën. Dhe ju që sulmoni diasporën, ju rikujtoj: votat tona nuk kanë shkuar vetëm për Vetëvendosjen, por për të gjitha partitë. Prandaj tregoni pjekuri politike. Hapuni për bashkëpunim për të mirën e Kosovës. Mos u sillni si ato vjehrra shpirtkëqija që, nga inati ndaj nuses, thonë: “le të vdesë djali”.

Sepse kur ju duhej zëri i mërgatës si në manifestimet masive para Hagës diaspora ishte e mirë, e bashkuar dhe e dobishme. Sot, kur kërkojmë respekt dhe bashkëpunim, papritur bëhemi “barrë”. Kjo hipokrizi duhet të marrë fund. Sepse duke e dëmtuar diasporën, po e dëmtoni vetë Kosovën. Urime Kosovë. Urime ty, shpresë e ndryshimit. Le të jetë kjo hera e fundit që atdheu i dëbon fëmijët e vet

saranda ademi

Sondazh

Poll
Insights 22 Dhjetor 2025, 11:18 Meri Lika

Korrupsion nga minuta 1!

Meri Lika Diku kam lexuar se korrupsioni nuk lind rrugës, por ai projektohet që në fillim. Kjo fjali përshkruan më saktë se &...

Insights 12 Dhjetor 2025, 13:14 Klodian Tomorri

Busulla e humbur e PD-së

Partia Demokratike ka mbajtur nje qendrim shume te mire per dy projektligjet e Paqes Fiskale duke i kundershtuar si mekanizem pastrimi parash dhe falje taksas...

Insights 10 Dhjetor 2025, 11:09 Brisida Shehaj

Grupi Parlamentar si tren pa destinacion

Brisida Shehaj Si çdo ditë e nisa mëngjesin duke ndjekur Flavio Qarrin, i ftuar Saimir Korreshi Deputeti i Partisë Demokratike, tema ...

Insights 8 Dhjetor 2025, 09:53 Mimoza Picari

“Kazerma”! Klithma që duhet dëgjuar

Foto ilustruese Me filmin “Kazerma” Turjan Hyska, duke lëshuar një breshëri dimensionesh kinematografike mbi gjithë egë...

Insights 4 Dhjetor 2025, 07:46 Enver Robelli

Ku ishim më 1908?

Enver Robelli Lexojeni raportin e konsullit austriak Oskar Prochaska, të cilin ia dërgonte nga Prizreni ministrit të jashtëm austro-hu...

Insights 3 Dhjetor 2025, 14:09 Marko Prelec dhe Bernhard Knoll Tudor

Protektorati i Përjetshëm

Presidenti serb Slobodan Millosheviç, Presidenti kroat Franjo Tudjman dhe ai i Bosnjës Alija Izetbegoviç Fundi i Luftës së Bos...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet