LIVE UPDATES
Insights

AKSHI, transformim historik dixhital apo kopshti privat i kryeministrit?

Deri më tani çdo gjë duket e paqartë për sa i përket mënyrës se si të gjitha tenderat e qeverisë që kalojnë përmes AKSHI-t, të shkojnë vetëm në dy biznesmenë, të cilët krijuan kompani rishtasi dhe me kapital shumë të ulët, që nis nga 10 mijë lekë të vjetra, siç ishte në rastin e Ergys Agasit me kompaninë e tij EA Solutions. Por lidhjen do ta shpjegojmë mëposhtë, ku dhe shohim se si denoncimet e ish-z.kryeministrit Arben Ahmetajt, sjellin 'dritë në tynelin e errët' të korrupsionit me tenderat e AKSHI-t.

29 Dhjetor 2025, 12:36 Nga Izmir Akulli

AKSHI, transformim historik dixhital apo kopshti privat i kryeministrit?

Dosja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj tenderave të dhënë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka nxjerr në pah një skandal madhor në Shqipëri. Sipas të dhënave hetimore deri më tani, dyshohet se AKSHI është një ndër 'foletë kriminale' më të mëdha për drejtimin e tenderave në dy përfitues të vetëm dhe kompanitë e lidhur me ta, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

Deri më tani çdo gjë duket e paqartë për sa i përket mënyrës se si të gjitha tenderat e qeverisë që kalojnë përmes AKSHI-t, të shkojnë vetëm në dy biznesmenë, të cilët krijuan kompani rishtasi dhe me kapital shumë të ulët, që nis nga 10 mijë lekë të vjetra, siç ishte në rastin e Ergys Agasit me kompaninë e tij EA Solutions. Por lidhjen do ta shpjegojmë mëposhtë, ku dhe shohim se si denoncimet e ish-z.kryeministrit Arben Ahmetajt, sjellin 'dritë në tynelin e errët' të korrupsionit me tenderat e AKSHI-t.

Çfarë thotë kryeministri për AKSHI-n?

Kryeminstri Edi Rama ka reaguar ditën e djeshme për herë të parë mbi hetimet që SPAK po kryen për AKSHI-n, ku nuk ka nguruar që ta marrë në mbrojtje. Teksa po fliste në podkastin e tij, Rama ka thurur elozhe për drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, e cila tashmë është nën masë sigurie me urdhër të GJKKO-së.

Rama me ose pa dashje ka pranuar ditën e djeshme se Karçanaj ka ndjekur udhëzimet e qeverisë së tij për jetësimin e institucionit, që paratë e shtetit i drejton në dy biznesmenë të vetëm. Ndërkohë që për mediat që kanë raportuar mbi këtë çështje, Rama si gjithmonë e ka gjetur një epitet të ri, por këtë herë e ka zvogëluar ‘kazanin' në 'tenxhere’.

“E di që sot AKSHI përballet me një hetim nga SPAKU për përdorimin e fondeve dhe Linda Karçanaj, gruaja që ka udhëhequr jetësimin e vizionit tonë qeverisës, për transformimin historik digjital te qeverisjes se Shqiperise, me dije, vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vjet me radhë, gjendet nën nje mase sigurie me një akuze te hatashme, per te cilen duhet pritur me durim vetem nga drejtesia, e s’mund të pritet asgjë nga 700 tenxheret e çorbës politike mediatike, që të dalë dalja deri në fund e vërteta e saj ciladoqoftë ajo. Por unë di po ashtu, që falë saj dhe skuadrës së AKSHI-it, ku punojnë pa orar plot vajza e djem të talentuar të botës së re të teknologjisë, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh, krahasuar me vitin 2022 kur ka dalë raporti paraardhës i Bankës Botërore për qeverisjen digjitale,” tha Rama.

Hetimet e SPAK për AKSHI-n

Nga hetimet e deritanishme të prokurorëve special për AKSHI-n, bëhet me dije se vetë Karçanaj dhe zëvendësja e saj Hava Delibashi kanë skualifikuar oferta nga kompani private vetëm që tenderat të shkonin në duart e Agasit dhe Beqirajt.

“Formulari i njoftimit të fituesit me nr. 1428, datë 26.03.2024 nënshkruar nga shtetasja Mirlinda Karçanaj. Në këtë procedurë vihet re që fitues është subjekti "Communication Progress" sh.p.k. i cili ka lidhje me shtetasin Ermal Beqiri, pasi aksioneri dhe administratori i saj shtetasi Gentian Likaj është bashkëjetues me motrën e shtetasit Ermal Beqiri. Edhe në këtë procedurë vihet re futja e kriterit të pajisjes së punonjësve me CSP e cila është e pavend, pasi të dhënat e prodhuara dhe komunikuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil nuk janë të klasifikuara, si dhe vendndodhja e infrastrukturës nuk është e klasifikuar,” shkruhet në dosjen e SPAK për një tender që i është dhënë kunatit të Ermal Beqirajt.

Ndërkohë që një tjetër rast, SPAK evidenton se nga njohjet e drejtpërdrejta që Karçanaj ka me Agasin dhe Beqirajn, drejtoresha e AKSHIT e ka fryrë një tender të dhënë këtyre nga 2 milion euro në 4 milion euro.

“Znj. Mirlinda Karçanaj rezulton të ketë njohje të drejtpërdrejta me shtetasin Ermal Beqiri, ky i fundit ortak i shoqërive tregtare, operatorëve ekonomikë që marrin pjesë në procedurat e prokurimit publik të zhvilluar nga Autoriteti Kontraktor, AKSHI. Po ashtu, ky shtetas është lidhje e shtetasit Ergys Agasi, i cili ka në pronësi, pra është ortak i shoqërisë “EA Solutions” sh.p.k. Edhe ky shtetas është njohje e znj. Karçanaj. Të dhënat e përftuara nga pamjet filmike, të cilat ndodhen në pajisjen kompjuterike të sekuestruar “4-Smart Battery Camera”, tregojnë se këta shtetas janë lidhje e njëri-tjetrit dhe flasin edhe për procedura apo detyra që lidhen me projekte në dukje prokurimi, pasi përmendin se “projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4”, ose “nuk futet as në eksperiencë”, të cilat nënkuptojnë përcaktimin e kritereve të procedurave të prokurimit, vlera e kontratave që do të publikohen (fondi limit) etj”, shkruhet në një tjetër rast mashtrimi me tenderat e AKSHIT.

Vetë Karçanaj si e shpjegon njohjen me dy biznesmenët?

Në dëshminë e saj para prokurorëve të posaçëm, Karçanaj nuk e ka mohuar njohjen me dy biznesmenët apo takimet në zyrat e njëri-tjetrit. Por ajo takimet që ka patur me Ermal Beqirajn, i ka konsideruar rastësore në zyrën e Ergys Agasit, për të cilin ka pranuar miqësinë që ka. 

Por Karçanaj ka mohuar favorizimin që u ka bërë dy miqëve të saj, duke u dhënë atyre ‘tepsinë e plotë’ të tenderave të AKSHIT.

“Ka patur një rast ku kam takuar një operator ekonomik të cilin e kam takuar rastësisht në zyrën e një të njohurit tim, të cilin e kisha takuar për një kafe në zyrën e tij, për shkak të një konsulence private, konkretisht në zyrën e shtetasit Ergys Agasi, me të cilin kam njohje të vjetra, të cilin e kam takuar disa herë në zyrën e tij, për çështje private. Ergysi do të bënte një partneritet që donte të bënte me një kompani izraelite, dhe më pyeti për një zgjedhje teknike. Në këtë ambient ka qenë dhe shtetasi Ermal Beqiri, i cili rezultoi në mënyrë rastësore prezent në këtë takim,” tha Karçanaj para SPAK.

Dëshmia kontradiktore

Për takimet që ka patur me biznesmenin Ermal Beqiri, Karçanaj ka qëndruar shumë e rezervuar, por ka rënë dhe në kontraditë më vetën e saj. Në dëshminë e parë, drejtoresha e AKSHIT, ka deklaruar se takimet e Beqirajn kanë ndodhur njeherë në mënyrë rastësore në zyrën e Agasit.

“Me shtetasin Ermal Beqiri mund të jem takuar vetëm një herë jashtë zyre në një ambient privat por jemi takuar në ambientet e AKSHI si me çdo drejtues të kompanive private, për të mirëmenaxhuar implementimin projekteve shtetërore,” tha Karçanaj fillimisht.

Por kjo dëshmi ka rënë poshtë, kur vetë Karçanaj ka treguar dhe një takim tjetër me Beqirajn gjatë një udhëtimi për në Greqi me kërkesë të vetë kryeministrit Rama.

“Po kështu, deklaroj faktin se lidhur me njohjen time me shtetasin Ermal Beqiri, kam qenë gjithashtu në një udhëtim të përbashkët me shumë përfaqësues të tjerë të shoqërive të teknologjisë dhe informacionit, të cilat kanë krijuar një organizatë jofitimprurëse së bashku dhe gjatë kohës së fushatës, u kërkua nga kryeministri, që të shkohej në Greqi dhe t’u kërkohej emigrantëve që të ktheheshin në atdhe, me qëllim për t’u punësuar në institucione të ndryshme dhe institucionin tonë", përfundoi Karçanaj.

Çfarë paralajmëroi Ahmetaj një vit më parë?

Ka qenë zv.kryeministri i Ramës, Arben Ahmetaj që ka hedhur dritë mbi aferat dhe shkeljet me tenderat e AKSHIT. Gjatë intervistës me RAI 3,Ahmetaj e ka përmendur AKSHI-n si kopshtin privat të kryeministrit, ku tenderat shkojnë te njerëzit e lidhur me vetë atë.

“AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij, bëjnë çfarë ju do qejfi… Ju them gazetarëve investigativë, ‘follow the money'," shprehej Ahmetaj asokohe.

Ahmetaj vazhdonte duke e vendosur AKSHI-n në qendër të “kapjes” së shtetit nga grupet krimninale, që sipas tij pastronin lekët e drogës në sektorin e ndërtimit në Shqipëri. Madje Ahmetaj ka treguar dhe kërkesën që Rama ka patur për këto grupe kriminale që të mos vriten me njëri-tjetrin në mënyrë që të mos i hapin telashe.

Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre në ndërtim. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri-tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe”, theksonte Ahmetaj.

Ahmetaj ka përmendur dhe Ergys Agasin si një lloj ndërmjetësi të kryeministrit Edi Rama me bandat kriminale.

“Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri–tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve”, deklaroi Ahmetaj.

Sot çfarë po ndodh?

Duke parë faktet e mësipërme por dhe ato që janë nxjerr nga hetimet e SPAK, vërtetohet se AKSHI ishte kapur nga një kupolë kriminale, e cila vepronte në mënyrë të organizuar, duke thithur të gjitha lekët e tenderave në mënyrë korruptive apo në mënyrë të dhunshme siç ishte rasti me rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe. Por ajo që pritet tashmë është nëse SPAK do të ketë guxim për t’i shkuar deri në fund organizatës kriminale që drejtonte një nga institucionet më të rëndësishme të vendit./Dosja.al

izmir akulli akshi ergys agasi ermal beqiraj edi rama arben ahmetaj mirlinda karçanaj

Sondazh

Poll
Insights 22 Dhjetor 2025, 11:18 Meri Lika

Korrupsion nga minuta 1!

Meri Lika Diku kam lexuar se korrupsioni nuk lind rrugës, por ai projektohet që në fillim. Kjo fjali përshkruan më saktë se &...

Insights 12 Dhjetor 2025, 13:14 Klodian Tomorri

Busulla e humbur e PD-së

Partia Demokratike ka mbajtur nje qendrim shume te mire per dy projektligjet e Paqes Fiskale duke i kundershtuar si mekanizem pastrimi parash dhe falje taksas...

Insights 10 Dhjetor 2025, 11:09 Brisida Shehaj

Grupi Parlamentar si tren pa destinacion

Brisida Shehaj Si çdo ditë e nisa mëngjesin duke ndjekur Flavio Qarrin, i ftuar Saimir Korreshi Deputeti i Partisë Demokratike, tema ...

Insights 8 Dhjetor 2025, 09:53 Mimoza Picari

“Kazerma”! Klithma që duhet dëgjuar

Foto ilustruese Me filmin “Kazerma” Turjan Hyska, duke lëshuar një breshëri dimensionesh kinematografike mbi gjithë egë...

Insights 4 Dhjetor 2025, 07:46 Enver Robelli

Ku ishim më 1908?

Enver Robelli Lexojeni raportin e konsullit austriak Oskar Prochaska, të cilin ia dërgonte nga Prizreni ministrit të jashtëm austro-hu...

Insights 3 Dhjetor 2025, 14:09 Marko Prelec dhe Bernhard Knoll Tudor

Protektorati i Përjetshëm

Presidenti serb Slobodan Millosheviç, Presidenti kroat Franjo Tudjman dhe ai i Bosnjës Alija Izetbegoviç Fundi i Luftës së Bos...

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht