LIVE UPDATES
Insights

A janë bankat dixhitale zgjidhja për demokratizimin e shërbimeve bankare në Shqipëri?

Këto shifra janë edhe më problematike në zonat rurale, ku popullata është thuajse e përjashtuar totalisht nga shërbimet bankare. Sipas një ankete të INSTAT vetëm 17 për qind e të rriturve në zonat rurale të vendit kanë llogari bankare kundrejt 47 për qind në qytet. Arsyeja e këtij hendeku të madh financiar janë disa. Por në krahun e ofertës, arsyeja kryesore mbetet leverdishmëria.

7 Janar 2026, 11:39 Nga Klodian Tomorri
A janë bankat dixhitale zgjidhja për demokratizimin e shërbimeve
Klodian Tomorri

Sistemi financiar në Shqipëri përballet me një situatë që në pamje të parë duket paradoksale. Për frymë popullsie, Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të bankave, me 1 bankë për më pak se 200 mijë banorë. Por në krahun tjetër, vendi ka një profil të cekët financiar dhe mbulim shumë të ulët bankar, ku 60 për qind e popullsisë në moshë madhore nuk ka një llogari bankare aktive.

Këto shifra janë edhe më problematike në zonat rurale, ku popullata është thuajse e përjashtuar totalisht nga shërbimet bankare. Sipas një ankete të INSTAT vetëm 17 për qind e të rriturve në zonat rurale të vendit kanë llogari bankare kundrejt 47 për qind në qytet. Arsyeja e këtij hendeku të madh financiar janë disa. Por në krahun e ofertës, arsyeja kryesore mbetet leverdishmëria.

Bankat tradicionale e kanë të pamundur të mbulojnë më shërbim të gjithë popullsinë për shkak se ky do të ishte një operacion me humbje të mëdha. Hapja e degëve fizike në zonat me pak banorë nuk paguan mbrapsht, pasi kostot e zyrave, stafit dhe shpenzimet e tjera operative do të tejkalonin disa herë të ardhurat, që mund të siguroheshin.

Nga ana tjetër kostot që bankat fizike vendosin mbi shërbimet e tyre për të financuar shpenzimet operative dekurajojnë dhe një pjesë jo të vogël të klientëve potencial edhe në zonat e urbanizuara. Por zhvillimet intensive në rrafshin teknologjik kanë hapur mundësi dhe autostrada të reja edhe në sistemin financiar. Dhe kryefjala e këtyre zhvillimeve është sigurisht dixhitalizimi.

Nëse më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është aktualisht jashtë sistemit bankar, thuajse 100 për qind e popullsisë zotëron një telefon. Dixhitalizimi bën të mundur që telefoni të jetë bankë ose banka të jetë në telefon.

Sot shumica e bankave tradicionale janë duke ofruar një numër të madh shërbimesh online. Por pak javë më parë Shqipëria përjetoi një zhvillim të rëndësishëm në këtë drejtim, ndoshta i dyti më i rëndësishëm pas anëtarësimit të vendit në Zonën Unike Europiane të Pagesave. Ky ishte liçencimi i bankës së parë plotësisht dixhitale në vend.

Jet Bank mori aprovimin paraprak të liçencës nga Banka e Shqipërisë, ndërkohë që me përmbushjen e plotë të kushteve dhe detyrimeve që rrjedhin nga kuadri ligjor pritet që së shpejti të lançojë zyrtarisht aktivitetin. Por çfarë do të thotë kjo për sistemin financiar dhe konsumatorët?

Një bankë tërësisht digjitale është një institucion bankar që ofron shërbime financiare ekskluzivisht përmes kanaleve online pa degë fizike, duke ofruar akses në llogari, pagesa dhe produkte të tjera përmes aplikacioneve dhe uebit, nën të njëjtat kërkesa rregullatore si bankat tradicionale. Ky lloj bankimi, i cili zanafillën e ka në Evropë po rritet me ritme shpërthyese në të gjithë botën, teksa aktualisht numri i bankave tërësisht dixhitale ka kaluar shifrën 300, ndërsa tregu i tyre në vlerë llogaritet në mbi 70 miliardë dollarë.

Sot bota ka banka tërësisht dixhitale, të cilat numërojnë 400 milionë përdorues si Webank e Kinës, apo Revolut e Britanisë, e cila ka tejkaluar tashmë 50 milionë klientë. Shumë nga këto banka ndonëse janë relativisht të reja në moshë, kanë arritur të kthehen sakaq fitimprurëse për shkak të avantazheve të mëdha që kanë në kosto ndaj bankingut tradicional.

Fjala vjen Webank e Kinës ka aktualisht një kosto operative dhe mirëmbajtje prej 40 cent të dollarit për llogari në vit. Ndërkohë që për bankat e madhe tradicionale kjo kosto është të paktën 10 fish më e lartë. Këto avantazhe në kosto dhe komoditeti i të paturit të bankës në shtëpinë tënde, e cila të lejon të kryesh veprime 24 orë në 24 pa patur nevojë të paraqitesh fizikisht në një degë dhe të presësh radhën për t'u shërbyer janë dy pika shumë të forta të bankave tërësisht dixhitale, veçanërisht në segmentin e konsumatorëve të rinj, por edhe atyre që sot janë të nënshërbyer nga bankingu tradicional.

Përgjithësisht modeli i bankinkut plotësisht dixhital mbështetet në mbledhjen e kursimeve të vogla online dhe kanalizimin e tyre në kredi po të vogla dhe po online. Kjo mund të krijojë hapësira të mëtejshme për kredimin e biznesve të vogla, të cilat për një arsye apo një tjetër nuk shërbehen nga bankat tradicionale. Ndërsa në rrafshin konsumator ky model bën që thuajse 100 për qind të depozitave të jenë të mbuluara nga skema e sigurimit, e cila në çdo skenar
përfshirë falimentimet e banave parashikon kthimin e plotë për depozitat deri në 2.5 milionë lekë ose 26 mijë euro.

Ndërkohë që një përfitim tjetër është ai se bankat dixhitale e zhvendosin punësimin drejt profileve me vlerë të shtuar si teknologjia, siguria kibernetike, analiza e të dhënave dhe përputhshmëria rregullatore duke ofruar rrjedhimisht edhe paga më të larta për punonjësit.

Megjithatë ashtu si çdo zhvillim madhor teknologjik edhe dixhitalizimi ka sfidat e veta. Së pari ato që lidhen me sigurinë kibernetike, e cila mbetet një element kritik jo vetëm për bankat tërësisht dixhitale, por edhe ato tradicionale. Ndërsa sfida e dytë mbetet ajo e masivizimit. Për shkak të kostove të larta të hyrjes, që vijnë nga shpenzimet për IT, bankat dixhitale kanë nevojë të arrijnë një bazë të caktuar konsumatorësh për t'u kthyer në entitete efiçente.

Gjithsesi një gjë është e sigurtë. Futja e bankave dixhitale mund të jetë e mirë për konsumatorët, të cilët do të përfitonin nga më shumë konkurrencë dhe mund t'i nxiste bankat ekzistuese tradicionale drejt përmirësimit të ofertës së tyre të shërbimeve.

klodian tomorri

Sondazh

Poll
Insights 22 Dhjetor 2025, 11:18 Meri Lika

Korrupsion nga minuta 1!

Meri Lika Diku kam lexuar se korrupsioni nuk lind rrugës, por ai projektohet që në fillim. Kjo fjali përshkruan më saktë se &...

Insights 12 Dhjetor 2025, 13:14 Klodian Tomorri

Busulla e humbur e PD-së

Partia Demokratike ka mbajtur nje qendrim shume te mire per dy projektligjet e Paqes Fiskale duke i kundershtuar si mekanizem pastrimi parash dhe falje taksas...

Insights 10 Dhjetor 2025, 11:09 Brisida Shehaj

Grupi Parlamentar si tren pa destinacion

Brisida Shehaj Si çdo ditë e nisa mëngjesin duke ndjekur Flavio Qarrin, i ftuar Saimir Korreshi Deputeti i Partisë Demokratike, tema ...

Insights 8 Dhjetor 2025, 09:53 Mimoza Picari

“Kazerma”! Klithma që duhet dëgjuar

Foto ilustruese Me filmin “Kazerma” Turjan Hyska, duke lëshuar një breshëri dimensionesh kinematografike mbi gjithë egë...

Insights 4 Dhjetor 2025, 07:46 Enver Robelli

Ku ishim më 1908?

Enver Robelli Lexojeni raportin e konsullit austriak Oskar Prochaska, të cilin ia dërgonte nga Prizreni ministrit të jashtëm austro-hu...

Insights 3 Dhjetor 2025, 14:09 Marko Prelec dhe Bernhard Knoll Tudor

Protektorati i Përjetshëm

Presidenti serb Slobodan Millosheviç, Presidenti kroat Franjo Tudjman dhe ai i Bosnjës Alija Izetbegoviç Fundi i Luftës së Bos...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet