Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...

Kush pranoi të futet në “Bordin e Paqes” të Donald Trumpit, kush refuzoi dhe kush nuk iu përgjigj fare ose ende ftesës (sipas gazetës Washington Post) - dhe informata të tjera të rëndësishme...
Shtetet që kanë PRANUAR (Accepted)
Kjo listë dominohet nga shtete të Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore dhe disa vende të Ballkanit e Amerikës Latine.
Europë & Ballkan: Shqipëria, Kosova, Hungaria, Bullgaria.
Lindja e Mesme & Afrikë: Egjipti, Izraeli, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Bahreini, Kuvajti, Jordania, Maroku.
Azi: Turqia, Pakistani, Indonezia, Vietnami, Azerbajxhani, Armenia, Kazakistani, Uzbekistani.
Amerikë Latine: Argjentina, Paraguai.
Eurazi: Bjellorusia.
Shtetet që kanë REFUZUAR (Declined)
Deri më tani, refuzimet vijnë ekskluzivisht nga vendet e Bashkimit Europian dhe Skandinavia.
Danimarka
Franca
Norvegjia
Suedia
Sllovenia
Shtetet që janë FTUAR / Nuk kanë kthyer përgjigje (Invited)
Kjo kategori përfshin fuqi të mëdha botërore dhe pjesën dërrmuese të aleatëve tradicionalë perëndimorë që po tregohen të kujdesshëm.
Fuqitë e Mëdha: Kina, Rusia, India.
Amerika e Veriut: Kanadaja.
Europë: Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Spanja, Holanda, Zvicra, Austria, Finlanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Greqia, Irlanda, Qipro.
Azi & Paqësor: Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Zelanda e Re, Singapori, Tajlanda.
Amerikë Latine: Brazili.
Lindja e Mesme: Omani.
Vende në konflikt: Ukraina.
Gazeta konservatore britanike “Financial Times” shkruan se bordi përbëhet nga “gjashtë monarkë, tre aparatçikë të ish-Bashkimit Sovjetik, dy regjime të mbështetura nga ushtria dhe një udhëheqës i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime të dyshuara lufte. Këta janë ndër anëtarët nismëtarë të ‘Bordit të Paqes’ të Donald Trumpit”.
Sipas statutit, Trumpi do të jetë kryetari i parë dhe i përjetshëm i “Bordit të Paqes”. Prej 193 shteteve anëtare të OKB-së, 35 janë treguar të gatshme të jenë pjesë e trupës së Trumpit (sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë). Në ceremoninë e nënshkrimit në Davos morën pjesë vetëm 19 kryeministra apo kryetar shtetesh. Kryeministri i Shqipërisë nuk ishte i pranishëm.
Italia ka argumentuar se kyçja në këtë trupë do të përbente shkelje të Kushtetutës së vendit, andaj kryeministrja Giorgia Meloni nuk ka dhënë përgjigjje ende, përkundër raporteve të përzemërta që kjo politikane postfashiste ka me presidentin e SHBA-ve.
Sipas “Financial Times” kryetari i bordit “ka të drejtën e vetme të miratojë ‘vulosjen zyrtare’ të bordit, është ‘autoriteti përfundimtar’ për të gjitha mosmarrëveshjet dhe mund të dëbojë anëtarët - përfshirë, në teori, pasardhësin e tij si president i SHBA-së - për sa kohë që kjo nuk kundërshtohet nga një shumicë prej dy të tretash të bordit. Kryetari i ardhshëm do të zgjidhej nga një njeri i vetëm: Trumpi”.
Gazeta “Washington Post” shkruan se Trump u shoqërua në Davos nga 19 udhëheqës botërorë, "por vetëm nga dy përfaqësues europianë, nga Hungaria dhe Bullgaria". (Gazeta amerikane harroi të përmend si vend europian edhe Kosovën).
Ndonëse Shtëpia e Bardhë publikoi të enjten një listë të vendeve që i janë bashkuar bordit, ku përfshihej edhe Belgjika, zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme Maxime Prévot e mohoi njoftimin. Ai tha se Belgjika ka “rezerva” për propozimin, ashtu si kombet e tjera europiane.
Refuzimi i Sllovenisë ishte i pritshëm. Ky vend është ndër më kritikët sa i përket aksioneve izraelite në Gaza. Mediumi “The Slovenian Times” shkruan: “Nën kryesimin e Trumpit, bordi fillimisht ishte menduar të mbikëqyrte rindërtimin e Gazës, por qëllimi i tij që është zgjeruar për të trajtuar konfliktet në mbarë botën. Drafti i statutit, i propozuar nga Shtëpia e Bardhë, as nuk e përmend Gazën. Ndonëse nuk kufizohet vetëm te Gaza, koncepti i bordit ngre pyetje themelore mbi parimet dhe strukturën e sistemit të OKB-së, të cilat Sllovenia nuk mund t’i pranojë, tha Ministrja e Punëve të Jashtme, Tanja Fajon”.
Ministri i financave i Kanadasë tha se vendi i tij nuk është i gatshëm të paguajë 1 miliard dollarë për një vend të përhershëm në “Bordin e Paqes”.
Presidenti i Ukrainës Vollodimir Selenski u tregua skeptik për shkak të ftesës që Trump ia bëri Vlladimir Putinit për të qenë anëtar i bordit. Selenski tha: “Rusia është armiku ynë. Bjellorusia është aleati i tyre. Është shumë e vështirë për mua të imagjinoj se si ne dhe Rusia mund të jemi bashkë në këtë apo atë këshill”.
Zyrtarët në Poloni ngritën shqetësime të ngjashme, me përjashtim të presidentit.
Trump tha të mërkurën se Putini e kishte pranuar ftesën e tij për në bord, por kjo u demantua nga Kremlini, i cili njoftoi se ishte ende duke e studiuar propozimin.
Statuti i “Bordit të Paqes”, i siguruar gjatë fundjavës nga "Times of Israel", nuk e përmend fare Gazën. “Bordi i Paqes është organizatë ndërkombëtare që kërkon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisjen e besueshme dhe të ligjshme, si dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti". Në "Bordin e Paqes" nuk është asnjë palestinez. Nuk përmenden as krimet e luftës (të kryera së pari nga milicia terroriste Hamas dhe pastaj nga trupat izraelite). Në lidhje me këtë janë duke u zhvilluar hetime edhe kundër kryeministrit izraelit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, por qeveria e Trumpit ka vendosur sanksione kundër gjykatësve të kësaj gjykate.
Një zyrtar britanik i tha gazetës “”Financial Times”: “Pozicioni zyrtar është se ne po e shqyrtojmë atë (ftesën). Por nuk duhet të jesh gjeni politik për të kuptuar se pagesa e 1 miliard dollarëve nga paratë e taksapaguesve për t’u ulur në një bord me Putinin nuk do të pranohet. Nuk mendoj se njerëzit do të pranojnë të regjistrohen”.
Sonila Bejtja Gjykata Kushtetuese ka zbardhur këtë të Martë vendimin e marrë në 16 Tetor 2025, me të cilin ndërpreu...
Të rritësh e vetme tre fëmijë pas një divorci dhe të gjykohesh për këtë nuk është debat publik.Ësh...
Hidrovori i zhvendosur është një çmenduri inxhinierike, e denjë për hetim. Kush e dha urdhrin? Cili inxhinier e projektoi? Kus...
Foto ilustruse Më 6 janar 2026 u mbushën plot 35 vjet nga krijimi i Degës së Partisë Demokratike në Fier. Një datë ...
Për shumicën e izraelitëve, Shqipëria mbetet pothuajse e fshehur midis Greqisë dhe Italisë, dy destinacione të njohura p&eu...
Klodian Tomorri Sistemi financiar në Shqipëri përballet me një situatë që në pamje të parë duket paradoksale. ...
Diella u ul sot përballë një pyetjeje që nuk kërkon algoritëm, por dy pare mend në kokë. Çfarë do të ...
Saranda Ademi Diskursi fyes ndaj mërgimtarëve është jo vetëm i padrejtë, por edhe i rrezikshëm. Të quash diaspor&eu...
Dosja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj tenderave të dhënë nga Agjencia Kom...
Meri Lika Diku kam lexuar se korrupsioni nuk lind rrugës, por ai projektohet që në fillim. Kjo fjali përshkruan më saktë se &...