Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Të gjithë arrogantët që janë patetikë në sharje dhe poshtërim janë të tillë edhe në servile dhe nënshtrim. Ata nuk e njohin sensin e masës.
Sapo e lexova fjalimin e Kryeministrit Rama në Parlamentin e Izraelit. Një fjalim që fillonte me fjali patetike, fëmijënore ku shpallte kompleksin e tij të inforiteti, të tilla si:
“Ende nuk jam plotësisht i sigurt se jam vërtetë duke qëndruar pikërisht mbi dyshemenë nën këmbët e mia”
“Do të bëj çmos, i dashur Bibi, t’i mbijetoj gjykimin tënd,”
“e kam të vështirë të besoj se e meritoj një vlerësim kaq të jashtëzakonshëm.”
“për të qetësuar frymëmarrjen prej emocionit te thelle që e dija se do më pushtonte në këtë vend të veçantë.”
Të gjithë arrogantët që janë patetikë në sharje dhe poshtërim janë të tillë edhe në servile dhe nënshtrim. Ata nuk e njohin sensin e masës. Ndjesia që pata duke i lexuar këta rreshta ishte ajo që kam pasur kur lexova ato drejtuar futbollistit të ndjerë serb Sinisha Mihajlloviç:
"E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është një shprehje admirimi antik."
Po ti mbaje pak veten o burr...Lere admirimin antik ne pune te vet! Kjo mënyrë përkuljeje deri në përjargie nuk ngjall admirim te askush. As te ai të cilit i drejtohet. Kjo mënyrë sjelljeje të ngjall pak të përziera dhe autori i atyre fjalëve të duket si klloun.
Pjesa tjetër e fjalimit nuk ndryshonte shumë në thelb me patetikën e hyrjes. Fillonte me evokimin e Presidentit të vrarë egjiptian Anuar Sadat -një fitues i çmimit Nobel për paqe në vitin 1978, pastaj duke përmendur -sigurisht- raportet e shqiptarëve me hebrenjtë përmes një panegjiriku veletitës. Ndërsa nuk kujdesej aspak për të marrë anë duke e parë popullin palestinez, viktimat e tij si viktima të Hamasit:
“Kjo kujtesë e gjallë më ka bërë gjithmonë të ndiej keqardhje për figura apo organizata ndërkombëtare të respektuara dhe me qëllime të mira, që me të drejtë e kane përshkruar Gazën si një burg në qiell të hapur, por kane dështuar të identifikojne autorin e vërtetë të burgosjes se popullit të Gazës.
Ata ngatërruan gishtin me cka gishti tregonte dhe kesisoj dështuan të kuptojne se burgosesi i Gazës është Hamasi, askush tjetër përveç Hamasit: ideologjia e tij e terrorit kundër popullit të vet dhe kundër kombit hebre, dogma e tij totalitare se asnjë jetë palestineze nuk vlen të jetohet derisa Shteti i Izraelit të asgjësohet dhe hebreu i fundit të zhduket nga Toka e Shenjtë. Prandaj, derisa Hamasi të çmontohet plotësisht, dy milionë të burgosurit e tij nuk do të jenë kurrë vërtet të lirë dhe asnjë paqe nuk do të jete dot jetegjate.”
Një gjë më mbeti në mendje kur e mbarova. Shkruesit e talentuar -ku padyshim hyn zoti Rama -janë më të këqinjtë për të shkruar panegjirikë (fjalime lavdëruese patetike). E njëjta gjë që i bën interesante kur thonë të vërteta të guximshme (mungesa e sensit të masës) i bën të pakurrizorë, dhe veletitës kur bëjnë panegjitikun.
Kush pranoi të futet në “Bordin e Paqes” të Donald Trumpit, kush refuzoi dhe kush nuk iu përgjigj fare ose ende ftesës (s...
Sonila Bejtja Gjykata Kushtetuese ka zbardhur këtë të Martë vendimin e marrë në 16 Tetor 2025, me të cilin ndërpreu...
Të rritësh e vetme tre fëmijë pas një divorci dhe të gjykohesh për këtë nuk është debat publik.Ësh...
Hidrovori i zhvendosur është një çmenduri inxhinierike, e denjë për hetim. Kush e dha urdhrin? Cili inxhinier e projektoi? Kus...
Foto ilustruse Më 6 janar 2026 u mbushën plot 35 vjet nga krijimi i Degës së Partisë Demokratike në Fier. Një datë ...
Për shumicën e izraelitëve, Shqipëria mbetet pothuajse e fshehur midis Greqisë dhe Italisë, dy destinacione të njohura p&eu...
Klodian Tomorri Sistemi financiar në Shqipëri përballet me një situatë që në pamje të parë duket paradoksale. ...
Diella u ul sot përballë një pyetjeje që nuk kërkon algoritëm, por dy pare mend në kokë. Çfarë do të ...
Saranda Ademi Diskursi fyes ndaj mërgimtarëve është jo vetëm i padrejtë, por edhe i rrezikshëm. Të quash diaspor&eu...
Dosja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj tenderave të dhënë nga Agjencia Kom...