LIVE UPDATES
Insights

Ku ishim më 1908?

Politika e Portës së Lartë, e cila këtu ka ushtruar gjithmonë një ndikim të madh të drejtpërdrejtë, ka synuar që prijësit fisnorë më me ndikim t’i mbajë të bindur përmes shpërblimeve materiale dhe dekoratave, qëllim të cilit i ka shërbyer edhe punësimi i shqiptarëve të Gjakovës në administratën shtetërore në Kostandinopojë ose në Gardën Perandorake.

4 Dhjetor 2025, 07:46 Nga Enver Robelli
Ku ishim më 1908?
Enver Robelli

Lexojeni raportin e konsullit austriak Oskar Prochaska, të cilin ia dërgonte nga Prizreni ministrit të jashtëm austro-hungarez Alois Lexa von Aehrenthal.

- Kush e lexonte gazetën «Liria» në Prizren?
- Pse vetëm në teqetë e Gjakovës shiheshin fillesat e lëvizjes kombëtare, pasi që aty mblidheshin të rinj dhe nga dervishët mësonin leximin e shkrimin e gjuhës shqipe. Aty lexohej gazeta “Drita” si edhe disa libra shqip.
- Në Pejë, shkruante Oskar Prochaska, mbizotëron një indiferencë e madhe, pasi bejlerët e atjeshëm janë pothuajse të gjithë analfabetë dhe, për më tepër, kanë frikë nga reprezaljet e qeverisë.

Më 21 shtator 1908 konsulli Prochaska i shkruante nga Prizreni ministrit të jashtëm austro-hungarez Alois Lexa von Aehrenthal se ideja kombëtare shqiptare, e cila ndër toskë ka shënuar një përparim të madh prej disa vitesh, në këtë qark ka hasur gjithnjë në vështirësi të konsiderueshme. Në këtë trevë vazhdon të jetë i pranishëm rendi i vjetër fisnor, dhe masa e popullsisë ndjek verbërisht disa prijës, të cilët, vetë të paarsimuar, nuk kanë interes për çështjen kombëtare, por merren vetëm me rivalitetet dhe grindjet e tyre të vogla. Niveli i përgjithshëm është shumë më i ulët se ai i toskëve.

Politika e Portës së Lartë, e cila këtu ka ushtruar gjithmonë një ndikim të madh të drejtpërdrejtë, ka synuar që prijësit fisnorë më me ndikim t’i mbajë të bindur përmes shpërblimeve materiale dhe dekoratave, qëllim të cilit i ka shërbyer edhe punësimi i shqiptarëve të Gjakovës në administratën shtetërore në Kostandinopojë ose në Gardën Perandorake.

Përkrah kësaj, është bërë përpjekje që rivalitetet e tyre të mbaheshin të gjalla dhe që, qoftë nëpërmjet pjesëtarëve të fisit që shërbenin në Pallatin e Sulltanit, qoftë nëpërmjet krerëve besnikë ose emisarëve të veçantë, shqiptarët të forcoheshin në qëndrimet e tyre konservatore dhe t’u vihej në dukje se ruajtja e rendit të tanishëm ishte në interes të të dy palëve; në interes të Portës, e cila mbronte unitetin e shtetit dhe të krejt islamit dhe që në këtë zonë kishte nevojë për shqiptarët si roje kufitare kundër një pushtimi të mundshëm armiqësor. Dhe së dyti: në interes të shqiptarëve, të cilët, si shpërblim për besnikërinë e tyre, gëzonin privilegje të gjera, të cilat vetëm ky regjim mund t’ua garantonte dhe donte t’ua jepte.

Tre qendrat e kësaj konsullate janë Prizreni, Peja dhe Gjakova. Vetëm në këtë të fundit është vërejtur këto vitet e fundit një fillim i një lëvizjeje kombëtare, meqenëse në teqetë e shumta lokale mblidheshin të rinj dhe nga dervishët mësonin leximin e shkrimin e gjuhës shqipe. Aty lexohej gazeta “Drita” si edhe disa libra shqip.
Në Pejë mbizotëron një indiferencë e madhe, pasi bejlerët e atjeshëm janë pothuajse të gjithë analfabetë dhe, për më tepër, kanë frikë nga reprezaljet e qeverisë.

Të dy qytetet ndodhen nën ndikimin e Prizrenit, nga qëndrimi i të cilit varen drejtpërdrejt edhe qarqet e Prizrenit dhe të Lumës. Prizreni ka qenë qysh moti një pikë me rëndësi, seli e shumë autoriteteve, dikur edhe e valiut, si dhe qendër e forcave ushtarake. Sipas konsullit, për shkak të vendosjes në këtë qytet të nëpunësve dhe ushtarakëve, vërehet ndikimi u huaj t popullsia autoktone shqiptare, andaj, gjuha e qytetit është përgjithësisht turqishtja, ndërsa shqipja përdoret kryesisht në marrëdhënie me fshatarët. Kjo ka turbulluar ndjeshëm vetëdijen kombëtare, dhe jo pak banorë parapëlqejnë të deklarohen myslimanë para se të thonë se janë shqiptarë. Nën regjimin e kaluar, për shkak të ekzistencës ekskluzive të shkollave turke dhe mbikëqyrjes së rreptë të qeverisë, nuk ka qenë aspak e mundur të zhvillohej këtu ideja kombëtare.

Që prej rivendosjes së Kushtetutës, lexohen edhe këtu gazeta shqiptare, sidomos “Lirija”, por këtë e bëjnë pothuajse vetëm nëpunësit dhe oficerët toskë ose nga disa të rinj, të cilët nuk përfaqësojnë aspak masën e popullit. Këta të fundit dhe paria madje i dënojnë përpjekje të tilla dhe thonë se identiteti mysliman duhet vënë mbi atë shqiptar.

Dikur dëgjoheshin kërkesa të rastësishme për shkolla shqipe, por ato lindnin më shumë nga dëshira për t’iu kundërvënë qeverisë. Tani, kur kjo është e mundur, askush nuk mendon për to, dhe lajmet për hapjen e shkollave toske (në Vlorë, Elbasan) apo për themelimin e një klubi shqiptar në Shkup nuk hasin në asnjë interes.
Nëse sistemi kushtetues vazhdon, ka gjasa që, nëse agjitacioni vjen nga toskët ose nga Shkodra, me kalimin e kohës të arrihet të ndryshohet mendësia e shqiptarëve të këtyre anëve. Megjithatë, deri atëherë mund të kalojë mjaft kohë, dhe me shumë siguri mund të thuhet se këto vise nuk do të luajnë asnjë rol në lëvizjen kombëtare në të ardhmen e afërt, dhe edhe më vonë do të bashkohen vetëm me hezitim.

Burimi: Politika dhe shoqëria në Vilajetin e Kosovës dhe në Kosovën e sunduar nga serbët. Raporte të konsujve austro-hungarezë nga Ballkani qendror (1870-1914), botoi Akademia Austriake e Shkencave, Vjenë 2020. Edituar nga Oliver Jens Schmitt dhe Eva Anne Frantz. (Tekstet janë botuar në origjinal në gjuhët që kanë shkruar konsujt, gjermanisht dhe herë-herë frëngjisht).
[Përktheu dhe përgatiti: Enver Robelli]

Sondazh

Poll
Insights 3 Dhjetor 2025, 14:09 Marko Prelec dhe Bernhard Knoll Tudor

Protektorati i Përjetshëm

Presidenti serb Slobodan Millosheviç, Presidenti kroat Franjo Tudjman dhe ai i Bosnjës Alija Izetbegoviç Fundi i Luftës së Bos...

Insights 17 Nëntor 2025, 10:16 Meri Lika

Jam e lodhur nga protestat!

Para shumë vitesh kur vendosa për herë të parë syzet për të parë larg, pashë një qytet plot ngjyra të c...

Insights 14 Nëntor 2025, 11:27 Meri Lika

Hajduti bërtet kapeni hajdutin

Meri Lika Në leksionet e para, në fakultetin ekonomik, të gjithë mësojmë se qëllimi i biznesit është fitimi. P...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet