LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria merr vetëm 80 mln euro nga paketa 1 mld euro e BE-së, asgjë nga fondi i investimeve për energjinë

Nga granti 500 milionë euro Shqipëria përfiton 80 milionë euro. Pjesa e dyte e paketës prej 500 milionë eurosh do të ndahet në tre drejtime, 170 mln euro investime (në te cilat Shqipëria nuk është kualifikuar me asnjë projekt) 100 milionë euro për eficencën e energjisë dhe 230 milionë euro garanci për sektorin privat.

8 Dhjetor 2022, 07:08 Nga DOSJA
Shqipëria merr vetëm 80 mln euro nga paketa 1 mld euro e BE-së,
Foto Ilustruese

TIRANË- Bashkimi Europian akordoi në samitin e Tiranës të mbajtur pak ditë më parë një paketë ndihme për energjinë me vlerë 1 miliardë euro për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi. Sipas deklaratës zyrtare që lëshoi Brukseli menjëherë pas takimit paketa synon në adresimin e nevojave të menjëhershme, afatshkurtra dhe afatmesme në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e krizës së vazhdueshme energjetike.

Me këtë mbështetje Komisioni Europian synon të ndihmojë partnerët e Ballkanit Perëndimor që të ulin varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse, dekarbonizimi dhe të përmirësojnë sigurinë energjetike. Nga granti 500 milionë euro Shqipëria përfiton 80 milionë euro. Pjesa e dyte e paketës prej 500 milionë eurosh do të ndahet në tre drejtime, 170 mln euro investime (në te cilat Shqipëria nuk është kualifikuar me asnjë projekt) 100 milionë euro për eficencën e energjisë dhe 230 milionë euro garanci për sektorin privat.

Gjyma e parë 500 mln grant, Shqipëria merr 80 mln euro

Paketa për energjinë është e ndarë në dy pjesë, 500 milionë euro grant për të përballuar emergjencën që ka krijuar lufta në Ukrainë në tregun e energjisë dhe 500 milionë euro të tjera do të jepen për financimin e projekteve, në të cilat Shqipëria nuk është përfituese.

Nga 500 milionë eurot grant, Serbia është përfituesi më i madh me 165 milionë euro, Shqipëria me 80 milonë euro, Maqedonia me 80 milionë euro, Kosova me 75 milionë euro, Bonja 70 milionë euro dhe Mali i Zi me 30 milionë euro. Këto fonde do të ndihmojnë në zbutjen e ndikimit të çmimeve të larta të energjisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Mbrojtjen e familjeve në nevojë nga rritja e çmimeve. 90% e këtyre shumave do të alokohen nga janari 2023.

Gjysma e dytë 500 mln euro, 170 mln euro investime, Shqipëria nuk përfiton

Në gjysmën e dytë të paketës, prej 500 milionë eurosh rreth 170 milionë euro do të alokohen për investime në sektorin rajonal të energjisë. Në këtë paketë Shqipëria nuk ka asnjë projekt. Përfituesit kryesorë janë Kosova dhe Serbia dhe Maqedonia. Komisioni Europian njoftoi se kjo paketë do të gjenerojë investime që shkojnë gjithsej në 1.4 miliardë euro, ku 419 milionë euro do të mbulohen me garancitë e BE.

Projekti i parë është, impianti totovoltaik në Kosovë me një investim gjithsej 104.7 milionë euro, ku BE do të mbulojë 33.1 milionë euro, dhe pjesa tjetër me kredi nga Bankat e Zhvillimit. Punimet në këtë impiant do të përfundojnë në vitin 2027, që synon të prodhojë 110.1 MW.

Projekti i dytë është Solar Kosova, që synon ngrohjen Qendrore në Prishtinë. Në këtë projekt granti i BE do të mbulojë 31.6 milionë euro, ndërsa i gjithë invetsimi kushton 77 milionë euro dhe përfundon në vitin 2027.

Projekti i tretë është “Rehabilitimi i Gjashtë Hidrocentraleve” Faza 3, në Maqedoni. Granti i BE-së në këtë projekt është 11.2 milion euro, teksa e gjithë vlera e investimit është vlerësuar me 36.4 milionë euro. Projekti përfundon në vitin 2025. investimet do të zgjasin jetëgjatësinë e impianteve dhe do të rrisin kapacitetin e tyre gjenerues me 13.5 MW.

Projekti i katërt është parku i prodhimit të energjisë nga Era në Maqedoninë e Veriut në Bogdanc. Granti i BE -së në këtë projekt është 9.3 milionë euro dhe e gjithë kosto e invetsimit vlerësohet 30.4 milionë euro. Projekti përfundon në vitin 2025 me kapacitet të instaluar 36.8 MW. Në total do të furnizohen mbi 22,000 familje me energji elektrike.

Projekti i pestë është rindërtimi i hidrocentralit të Vlasinës, ku BE do të kontribuojë me një grant 16.1 milionë euro, teksa kosto e përgjithshme e investimit është 77,9 milionë euro.

Ky projekt do të zëvendësojë të gjitha njësitë gjeneruese, sistemet elektromekanike dhe hidromekanike dhe pajisjet e kontrollit. Këto investime do të sigurojnë një funksionim e sigurt të kaskadës gjatë 30 viteve të ardhshme, me një prodhim prej 136 MW. Do të plotësohet kërkesa për energji e 93,000 familjeve.

Projekti i gjashtë është parku i prodhimit të energjisë nga era në Kostolac të Serbisë. Në këtë projekt që kushton gjithsej 145 milionë euro Granti i BE-së është 31.2 milionë euro. Ky projekt do të instalojë një një prodhim 66 MW të mjaftueshme për 45,000 familje.

100 mln euro për eficencën rajonale të energjisë

Nga gjysma e dytë e grantit 500 mln euro, 100 milionë euro do të përdoren për të nxitur projekte që kanë të bëjnë me eficencën e energjisë. Kjo shumë ende nuk ka ndarje rajonale sipas shteteve por do të përdoret për projekte që nxisin kursimin e energjisë, reduktimin e ndotjes nga prodhimi i energjisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës që kanë të bëjnë me eficencën e energjisë.

230 mln euro garanci për sektorin privat, nuk ka ndarje sipas shteteve

Nga gjysma e dytë e paketës së energjisë prej 500 milionë eurosh 230 mln euro do të përdoren si garanci për sektorin privat. Përfituesit do të jenë SME të cilat do të mbështetën financiarisht nga BE për prodhimin e energjisë së pastër. Ky grant do të shpërndahet nëpërmjet 6 thirrjeve dhe do të ndahet në bazë të kritereve që do të plotësojnë bizneset e në të gjithë Rajonin. 

Marrë nga MONITOR.AL

bashkimi europian samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Lapsusi me datën/ Rama njofton samitin e madh me komunitetin Europian

Lapsusi me datën/ Rama njofton samitin e madh me komunitetin Europian

“Keni fituar më shumë zgjedhje se unë”/ Cameron batuta me Ramën

"Emigracioni është problem," Cameron i prerë: Partneritet dhe në luftën kundër krimit të organizuar

Emigracioni/ Rama me Cameron: Operacionet do të vazhdojnë, gadishmëria jonë është maksimale

“Anglia më e pranishme në vendin tonë”, Rama: Projekt strategjik për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Rama: Me Cameron kemi biseduar për marrëdhëniet bilaterale

Nis fuqishëm protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin molotov para godinës

Të pranishëm në protestë, akti fisnik i qytetarëve, u japin ujë efektivëve të policisë

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet