LIVE UPDATES
Ekonomi

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, 1 miliardë euro mbështetje për energjinë dhe infrastrukturën

Gjatë samitit pati kongres konkret sa i përket bashkëpunimit mbi pasojat e luftës dhe fushat e tjera, tha në fjalën e tij Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

7 Dhjetor 2022, 07:17 Nga DOSJA
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, 1 miliardë euro mbështetje
Samiti

TIRANË- 1 miliard euro është paketa mbështetëse për energjinë dhe infrastrukturën që Bashkimi Europian jep për Ballkanin Perëndimor. 500 milionë euro do të shkojnë si mbështetje buxhetore, ndërsa pjesa tjetër do të investohet në infrastrukturë për energjinë e së ardhmes, deklaroi Presidentja e KE, Europian Ursula Von Der Leyen, në konferencën përmbyllëse të samitit, të mbajtur sot në Tiranë

“Një samit partneriteti me biseda të thella, të qarta, të drejtpërdrejta dhe të sinqerta.

Një temë madhore, ne dëshirojmë të përballojmë pasojat e energjisë si pasojë e luftës. Ne përballemi me këtë sfidë të përbashkët, me atë që në reflektojmë në BE, reflektohet edhe këtu në Ballkanin perëndimor. P.sh. fakti që familjet dhe bizneset do të kalojnë po aq vështirësi sa edhe ne, e rëndësishme për ne është të japim zgjidhje të njëjta. Prandaj ndihma 1 miliardë euro për energjinë do të ndahet në dy pjesë.

500 milionë euro mbështetje buxhetore, ndihmë direkte për familjet në nevojë dhe bizneset në nevojë. Si dhe 500 milionë euro të tjera në infrastrukturë, në mënyrë që të bëhen investime të së ardhmes, sepse energjia e së ardhmes është energjia e rinovueshme, më pak e kushtueshme, më e mirë më e gjelbër për planetin dhe prodhohet këtu në vendet tona. Mbështetja jonë për rajonin vjen nga zemra. Kemi miratuar 6 projekte në sektorin energjetik”, deklaroi Von Der Leyen. Kryeministri Edi Rama ndau disa detaje në lidhje me çfarë u diskutua në samit, ndër të cilat ishte edhe lajmi që studentët shqiptarë mund të studiojnë në të gjitha universitetet europiane në mënyrë digjitale.

“Është hera e parë kur BE del nga kufijtë e BE-së për të mbajtur një samit dhe kjo ndodh në Ballkanin Perëndimor, është shenjë e jashtëzakonshme e një vetëdijesimi se sa ka nevojë BE-ja për Ballkanin Perëndimor dhe anasjelltas. E shoh rolin e Shqipërisë në rajon si një faktor i paqes, prosperitetet dhe bashkëpunimit. Është momenti që të gjithë njerëzve në rajon, e sidomos popullit shqiptar që tu përçohet mesazhi që BE është këtu për ne.

Nga ky samit ne vijmë me një lajm të shkëlqyer. Jo vetëm universitetet do të jenë në gjendje të angazhohen me Erasmus Plus por do të përfshihen me aleancën e arsimit të lartë në Europë. Në një moment kur të jenë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme, studentët/fëmijët tanë mund të studiojnë prej këtej në universitetet e Europës në mënyrë digjitale. Kjo ishte diçka që deri më sot ishte e mundur vetëm po të ishe anëtar.

Edhe korsitë e gjelbra me Kroacinë, Italinë apo me vend tjetër edhe kjo është diçka e re, e shkëlqyer. Tjetër gjë fantastike që diskutuam dhe morëm mbështetjen plotë të udhëheqësve për të pasur në Tiranë kampusin e Kolegjit të Evropës në Bruzh. Një universitet me reputacion mjaft të lartë. Është koha që këtë kampus ta ngremë në Tiranë. Jo më pak e rëndësishme është marrëveshja e Roaming, shumë shpejt qytetarët do të kenë tarifa më të ulta.

Së fundmi, kemi marrë mbështetje buxhetore, 85 milionë euro për energjinë për vitin e ardhshëm, ka dhe një paketë tjetër për projekte. Rajoni do të jetë përfshirë për të ndërtuar më shumë burime energjie, për tu distancuar më shumë nga ndikimi rus”.

Gjatë samitit pati kongres konkret sa i përket bashkëpunimit mbi pasojat e luftës dhe fushat e tjera, tha në fjalën e tij Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

“Kjo është një mbledhje historike që shkruam historinë se u organizua për herë të parë në rajonin e Ballkanin Perëndimor. Kjo mbledhje është deklarata që shoqëron punimet tuaja sepse përmban, kam pak emocion që jam në këtë tribunë, ka pritshmëri që reforma në drejtë, lufta nga korrupsioni të avancojë, BE duhet të përforcojë kapacitetin për të përforcuar tregun e përbashkët, Roaming është një hap përpara dhe do bëj të mundur që vitin e ardhshëm të zvogëlojmë shpenzimet e Roaming që është vërtetim i angazhim konkret dhe zhvillim turistik, ka pasur progres konkrete për të përballuar pasojat e luftës, ka pasur pasoja të rënda në energji, ekonomi.

Dua të them dhe disa fjalë për emigracionin, është një temë sfiduese, rritja e shifrave dhe ky bashkëpunim është konkret, dua të shpreh mirënjohjen se patën progres në politikën e vizave, duhet të merren vendime shtesë dhe të bëjmë progres të mëtejshëm. Është një mbledhje e rëndësishme, dua të falënderoj Ramën dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor, se pati respekt e besim. Kriza e COVID nga tronditi të gjithëve. Besoj se e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurtë dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE.  A duam që parimet demokratike të jenë baza është zgjedhja jonë, duhet të punojmë që të punojmë për një BE të qëndrueshme”, tha Charles Michel.

Marrë nga Monitor.al

samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet