LIVE UPDATES
Ekonomi

Tregu jep sinjale qetësimi, yield-i i obligacioneve dyvjeçare bie pas “kërcimit” të muajit nëntor

Në ankand u paraqitën kërkesa për më pak se gjysmën e shumës së shpallur për financim, ndërsa përfundimisht Ministria e Financave pranoi kërkesa vetëm për 2.3 miliardë lekë.

7 Dhjetor 2022, 07:16 Nga DOSJA
Tregu jep sinjale qetësimi, yield-i i obligacioneve dyvjeçare bie
Foto Ilustruese

TIRANË- Yield-i mesatar i obligacioneve 2-vjeçare pësoi rënie në ankandin e së martës, duke dhënë sinjale të reja inkurajuese për stabilizimin e tregut, pas një cikli disamujor të rritjes së shpejtë të interesave. Yield-uniform i pranuar i obligacioneve 2-vjeçare zbriti në 6.24%, nga 6.48% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, të datës 22 nëntor. Kërkesa e tregut u paraqit në përmirësim dhe arriti vlerën e 5 miliardë lekëve, nga 3.45 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Ankandi i ditës së martë ishte në fakt rihapja e dytë e ankandit të obligacioneve dyvjeçare, që u mbajt fillimisht në datë 5 tetor. Ankandi fillestar u mbyll me një kupon dhe yield prej 4.9%, por mbi të gjitha me një dështim të thellë për të siguruar shumën e planifikuar të huamarrjes, prej shtatë miliardë lekësh. Në ankand u paraqitën kërkesa për më pak se gjysmën e shumës së shpallur për financim, ndërsa përfundimisht Ministria e Financave pranoi kërkesa vetëm për 2.3 miliardë lekë.

Ankandi u rihap në datën 22 nëntor, për një shumë më të vogël, prej 3.45 miliardë lekësh. Këtë herë shuma e kërkuar u plotësua, por yield-i pësoi një kërcim të paprecedent në 6.48%, nga 4.9% që kishte qenë në ankandin fillestar të muajit tetor. Ankandi i kësaj jave ishte rihapja e dytë, ku u shënua një rritje e mëtejshme e pjesëmarrjes dhe një reduktim i yield-eve. Sinjale të ngjashme edhe ankandi i bonove 12 mujore, i mbajtur në fund të muajit nëntor, ku yield-i mesatar i ponderuar shënoi rënie për herë të parë pas katër muajsh.

Inflacioni i lartë dhe rritja e shpejtë e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë kanë krijuar një gjendje pasigurie te investitorët, që është reflektuar më së shumti në tregun primar të instrumenteve të borxhit qeveritar. Rritjet e njëpasnjëshme të normës bazë dhe pritshmëritë për rritje të mëtejshme në të ardhmen kanë bërë yield-et e kërkuara nga investitorët të rriten madje edhe më shumë se norma bazë e interesit. Për shembull, në fillim të muajit mars, kur nisi normalizimi monetar, yield-i i obligacioneve dy vjeçare shënonte nivelin 2.07%. Në fund të nëntorit, yield-i arriti në 6.48% ose 4.4 pikë më shumë, interval shumë më i lartë se rritja me 2.25 pikë përqindje e normës bazë të interesit.

Megjithatë, në javët e fundit, në tregje ka optimizëm se rritja e inflacionit mund të jetë afër pikut dhe bashkë me të edhe faza e rritjes me intervale të larta e normës bazë të interesit. Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se normalizimi monetar do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, por pritet që rritja të jetë më graduale dhe me intervale më të vogla.

Po t’i referohemi ankandeve të fundit, këto sinjale duket se po përcillen edhe në tregun primar të bonove të obligacioneve. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pritet të zhvillojë mbledhjen e fundit për vendimmarrjen e politikës monetare këtë vit më datë 21 dhjetor. Nëse sinjalet e ngadalësimit të rritjes së inflacionit bazë do të konfirmohen edhe këtë muaj, analistët mendojnë se këtë herë rritja e normës bazë do të jetë më e vogël, ndoshta në masën 0.25 pikë përqindje./E.Shehu

Marrë nga Monitor.al

ministria e financave dhe ekonomisë yeld

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime