LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria humb tregjet e Kosovës, eksportet në sasi shënuan rënie me 40% në 8-mujor

 Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, për periudhën janar-gusht 2022 sasia e eksporteve shqiptare në Kosovë shënoi rënie me 40%, gjithashtu edhe importet nga Kosova ishin me rënie 12%.

22 Shtator 2022, 13:56 Nga k.m.
Shqipëria humb tregjet e Kosovës, eksportet në sasi shënuan
Foto ilustruese

Rritja e çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare po “fsheh” atë që po ndodh më të vërtetë me sasitë e mallrave të tregtuara, të cilat duket se po pësojnë ulje të ndjeshme për shkak të krizës. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, për periudhën janar-gusht 2022 sasia e eksporteve shqiptare në Kosovë shënoi rënie me 40%, gjithashtu edhe importet nga Kosova ishin me rënie 12%.

Gjatë 8- mujorit u eksportuan në Kosovë 448 mijë tonë mallra, nga 748 mijë tonë ne të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 40 për qind më pak. Për të njëjtën periudhë u importuan nga Kosova 123 mijë tonë mallra në janar-gusht 2022, nga 141 mijë tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2021 ose 12 % për qind më pak.

Të dhëna më të detajuara nga INSTAT tregojnë se, rënia është krijuar nga volumet më të ulëta të eksportit të materialeve, ndërtimit, hekurit dhe naftës. Eksportet në sasi të naftës në Kosovë në 8 mujorin 2021 ishin 58% më të ulëta se më janar-gusht 2021, ndërsa eksportet e materialeve të ndërtimit (kryesisht hekuri) shënuan rënie me 22%. Burimet nga kompanitë që eksportojnë në Kosovë bëjnë me dijë se tashmë tregjet atje po  furnizohen direkt me naftë dhe hekur nga importet që shkarkohen direkt nga Porti i Durrësit. Më parë një pjesë e furnizimeve kryheshin nga Kurum, por për shkak të kostove fabrika e prodhimit të hekurit është mbyllur pasi hekuri nga importi vjen më lirë.

Të dhënat tregojnë se suficiti tregtar në volum u përgjysmua gjatë këtij viti. Bilanci tregtar me Kosovën tregon se këtë vit Shqipëria eksportoi në Kosovës 325 mijë tonë mallra me shumë se sa importoi. Një vit më parë bilanci tregtar në volum ishte plus 607 mijë tonë.

Tregtia me sasi ka pësuar uljen edhe me partnerët e tjerë Rajonale, por rënia nuk ka qenë kaq dramatike sa me Kosovën.

Të dhënat në vlerë tregojnë situatë krejt tjetër. Edhe pse 40 për qind më e ulët në sasi, vlera e mallrave të eksportuara në Kosovë në 8 mujor ishte 6 % më e lartë. Në 8- mujor vlera e përgjithshme e eksporteve shqiptare në Kosovë arriti në 25 miliardë lekë nga 23.5 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Importet e Kosovës drejt Shqipërisë kanë kapur vlerën  89.8 milionë euro në periudhën janar-gusht, duke u rritur me gati 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, ndërkohë që sasia e tyre ishte 12 % më e ulët se një vit më parë./Monitor

cmimi i mallrave

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni