LIVE UPDATES
Ekonomi

Fryma e “sovranizmit”? Ulet besimi tek institucionet e huaja, rritet tek ato vendase

Tendenca në rënie e besimit tek institucionet ndërkombëtare përkon me një periudhë kur kryeministri i vendit ka shfaqur tone gjithnjë e më kritike ndaj partnerëve të huaj dhe sidomos BE-së, sidomos në lidhje me pengesat dhe vonesat në procesin e integrimit europian.

21 Shtator 2022, 07:09 Nga A.B
Fryma e “sovranizmit”? Ulet besimi tek institucionet e huaja, rritet
Tirana

Shqiptarët vazhdojnë t’iu besojnë më shumë institucioneve të huaja, por shkalla e besimit tek to pësoi rënie vitin e kaluar. Sipas sondazhit të opinionit publik “Besimi në Qeverisje 2021”, përqindja e shqiptarëve që shfaqën besim te Bashkimi Europian pësoi rënie në 71% nga 75% që ishte një vit më parë, besimi tek Organizata e Kombeve të Bashkuara pësoi rënie në 71% nga 71% një vit më parë dhe besimi në NATO pësoi rënie në 73%, nga 76% një vit më parë.

Tendenca në rënie e besimit tek institucionet ndërkombëtare përkon me një periudhë kur kryeministri i vendit ka shfaqur tone gjithnjë e më kritike ndaj partnerëve të huaj dhe sidomos BE-së, sidomos në lidhje me pengesat dhe vonesat në procesin e integrimit europian. Ndërkohë, qeveria shqiptare ka shfaqur edhe nisma të tjerë që reflektojnë një frymë sovraniste përkundrejt spekticizmit të partnerëve europianë, si, për shembull, nisma e Ballkanit të Hapur apo ajo e amnistisë fiskale.

Institucionet vendase vazhdojnë të kenë një shkallë të ulët besimi, por niveli i besimit tek to u shfaq në rritje vitin e kaluar. Kështu, besimi tek qeveria qendrore u rrit nga 36% në 45% e të anketuarve, besimi tek qeveria vendore u rrit nga 42% në 44% dhe besimi te parlamenti u rrit nga 24% në 33%, ndërsa besimi te Presidenti ngeli i pandryshuar në nivelin 24%.

Rritje u shënua madje edhe tek institucione që historikisht kanë gëzuar një shkallë të ulët të besimit të publikut, si prokuria dhe gjykatat (nga 24% në 28%) dhe partitë politike (nga 20% në 26%).

Rritje e besimit u shënua edhe në ecurinë e reformës në drejtësi. 35% e të anketuarve në këtë sondazh beson se reforma në drejtësi po zbatohet me korrektësi dhe 57% e të anketuarve besojnë se reforma do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e vendit. Në 2021, përqindja e të anketuarve që mendojnë se reforma në drejtësi po zbatohet me korrektësi u rrit me 6 pikë përqindje krahasuar me 2020. Po ashtu, përqindja e të anketuarve që mendojnë se reforma në drejtësi do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e Shqipërisë u rrit me 4 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar.

Ndër institucionet vendase, ato fetare kanë shkallën më të lartë të besimit, me 67%, por edhe ato kanë pësuar një rënie nga niveli 70% i vitit 2020.

Në 2021, 38.8% e të anketuarve besojnë se informacioni i dhënë nga media në Shqipëri është

i saktë ose i vërtetë. Shqiptarët që përdorin televizionin (42%) ose portalet (40%) si burimin

e tyre kryesor të informacionit për lajmet për aktualitetin priren më shumë të besojnë se

informacioni i dhënë nga mediat shqiptare është i saktë ose i vërtetë.

Edhe pse mediat sociale (28.9%) dhe portalet (10.3%) po bëhen përherë e më shumë popullore për shqiptarët si burimi mediatik për marrjen e të rejave me të fundit për aktualitetin, televizioni (54%) mbetet burimi mediatik më popullor, veçanërisht për banorët e zonave rurale (60%).

Për Sondazhin e Opinionit Publik ‘Besimi në qeverisje 2021’ u përdor një kampion përfaqësues i

popullatës shqiptare prej 2,500 të anketuarish të shpërndarë në të 61 bashkitë nga 12 qarqet e vendit. Ky raport është përgatitur në kuadër të Projektit “Konsolidimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin në Shqipëri” (CSDA), një fond i përbashkët donatorësh, i cili zbatohet nga qeveria shqiptare në partneritet me Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe me Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim (ADC) si kontribues kryesor, bashkë me UNDP-në./MONITOR

besimi ne institucione

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj