LIVE UPDATES
Ekonomi

Shtrenjtimi i sheqerit 3,5%; Grosistët: Çmimi do mbetet i stabilizuar për 2-3 muaj

Në fillim të muajit qershor, konkretisht më 10 qershor, Bordi i Transparencës kishte marrë vendim për uljen e çmimit të sheqerit me 16% nga 121 lekë në 104 lekë për kg. Për shkak të  rënies së çmimit, disa dyqane të pakicës dhe supermarkete për disa javë të muajit qershor nuk mundën të tregtonin sheqerin, për shkak të mosfurnizimit nga pikat e tregtimit me shumicë.

21 Shtator 2022, 07:08 Nga A.B
Shtrenjtimi i sheqerit 3,5%; Grosistët: Çmimi do mbetet i
Sheqer

Pak ditë më parë Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të çmimeve për produktet e shportës shtrenjtoi rreth 3,5% çmimin e sheqerit krahasuar me muajin qershor. Për muajin shtator sipas vendimit të fundit të bordit çmimi i shitjes së sheqerit është 118 lekë nga 114 lekë për kg që tregtohej më parë.

Në fillim të muajit qershor, konkretisht më 10 qershor, Bordi i Transparencës kishte marrë vendim për uljen e çmimit të sheqerit me 16% nga 121 lekë në 104 lekë për kg. Për shkak të  rënies së çmimit, disa dyqane të pakicës dhe supermarkete për disa javë të muajit qershor nuk mundën të tregtonin sheqerin, për shkak të mosfurnizimit nga pikat e tregtimit me shumicë.

Mungesa e sheqerit u kthye në shqetësim edhe për konsumatorët të cilët ato ditë në disa pika pakice nuk kanë mundur të blejnë produktin. Distributorë e produkteve ushqimore në Shqipëri sqaruan se mungesa e produktit në treg nuk u ndikua nga problemet me importet, por për shkak të çmimit nën koston e furnizimeve të përcaktuar nga Bordi i Transparencës.

Përfaqësues të kompanisë “Ferro & Co” një nga importuesit më të mëdhenj të sheqerit në vend të kontaktuar nga “Monitor” pohuan se aktualisht shtrenjtimi i çmimit është ndikuar nga rritja e çmimit në bursa. Grosistët nuk arrijnë të parashikojnë se çfarë do të ndodhë në muajt në vijim me çmimin e sheqerit në tregjet e huaja. Por sipas tyre të paktën për 2-3 muaj çmimi do të jetë i stabilizuar në këto nivele për shkak të kohëzgjatjes së furnizimeve.

Produkti tjetër ushqimor çmimi i të cili monitorohet nga bordi është edhe për miellin masiv. Në vendimin e muajit shtator çmimi i miellit u ul në 83 lekë nga 90 lekë për kg që ishte përcaktuar më 10 qershor. Rënia e çmimit është ndikuar nga ndryshimet e çmimeve të grurit në tregjet e huaja. Pas përfundimit të sezonit të korrjeve çmimet pësuan rënie të lehtë, duke u kotuar nën nivelin e 400 USD/ton.

Stabilizohet çmimi i vajit

Prej disa muajsh sakaq stabilizim ka shënuar edhe çmimi i vajit të lulediellit. Pas rritjeve të njëpasnjëshme të çmimit, për muajin korrik vajit i lulediellit arriti 280 deri 290 lekë për litër nga 370 deri 380 lekë për litër që shitej më parë. Tendenca rënëse e çmimit nisi që në mesin e muajit qershor, ku çmimi i shitjes së vajit nga 381 lekë arriti në 370-375 lekë/litër (rënia 1,6 -3 %). Ndërkohë çmimet e shitjes së vajit vijojnë të jenë në nivelet e 280 deri 290 lekë për litër.

Importuesit pohojnë për Monitor se stabilizimi i çmimit është ndikuar nga importet e vajit në Ukrainë. Në kahun tjetër kostot e larta të transportit rrugor dhe vështirësitë e importit në këtë periudhë vijojnë të mbajnë çmimin e furnizimit rreth 20% më të lartë se në periudhë normalitetit. Grosistët thonë se nëse kostot e transportit nuk do të ishin të larta, vaji në Shqipëri do të vinte me çmim më të lirë.

Çmimet e larta të vajit të lulediellit dhe krijimi i rezervave familjare për shkak të panikut ndikoi te rënia e konsumit të këtij produkti. Për muajin gusht importuesit pohuan se konsumi ishte rreth 30-40% më pak se vjet. Për muajt janar-qershor 2022 konsumi ra 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-it. Ndërkohë për shkak të informalitetit të lartë dhe mungesës së marketimit të shitjes fermerët shqiptare që posedojnë disa rrënjë ullinj kanë ende stok të pashitur në shtëpitë e tyre vajin e ullirit vendas. Përfaqësues të hoteleve në qytetin e Beratit pohuan se shumë fermerë kanë të depozituara në shtëpitë e tyre 400 deri 500 litra vaj ulliri të pashitur, pasi mungon orientimi për tregtimin e tij./MONITOR

sheqer

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj