Mbledhja e Qeverisë/ 50 mijë euro për familjen e efektivit Bunjaku, Sulmi në veri, Kurti: U cenua siguria kombëtare
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Qeveria ndan 50 mijë euro për familjen Bunjaku 27 Shtator, 10:42 ...
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Qeveria ndan 50 mijë euro për familjen Bunjaku 27 Shtator, 10:42 ...
Ekzekutimi i Dervishit në Sukth/ Pista kryesore ajo e hakmarrjes, vëllai i tij akuzohet për VRASJE në Lezhë 27 Shtator...
Ekzekutimi i Bardhit në Rrëshen/ Viktima po qëndronte në këmbë, u qëllua nga makina 'Jeep', autorë dysho...
Lista Serbe shpall 3 ditë zie për terroristët e vrarë në veri të Kosovës 26 Shtator, 10:10 ...
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor për muajt janar-gusht 2022 janë të regjistruara 41,220 mjete.
Kriza e rritjes së çmimeve nuk ka lënë pa prekur edhe përdorimin e automjeteve. Për 2022 shqiptarët po blejnë më pak makina se vjet. Numri i automjeteve të regjistruara për herë të parë për 8-mujorin 2022 është 12% më pak se e njëjta periudhë se viti i kaluar.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor për muajt janar-gusht 2022 janë të regjistruara 41,220 mjete.
Ndërsa për periudhën janar-gusht 2021 ishin të regjistruara për herë të parë 46,902 mjete. Nga totali i mjeteve të regjistruara për 8-mujorin e 2022, 34,019 prej tyre janë autovetura nga 39,908 që ishte numri i autoveturave për të njëjtën periudhë të 2021. Krahasuar me vjet numri i makinave të regjistruara për herë të parë është ulur rreth 15%.
Për 2022 numri mesatar mujor i mjeteve të regjistruara për herë të parë rezulton të jetë 5,152 mjete nga 5,862 që ishte vitin e kaluar.
Në janar- gusht 2022 qarku me numrin më të lartë të makinave të regjistruara është Tiranë duke zënë rreth 39% të totalit të 8 mujorit, më pas vjen qarku i Durrësit me 16% të totalit dhe ai i Fierit zë 10%. Rreth 50% e mjeteve këtë vit janë importuar nga Italia dhe Gjermania. Marka më e preferuar e shqiptarëve vijon të mbetet Wolsvagen dhe Mercedes Benz.
Përfaqaqësues të kompanisë “Landeslease” se në këtë periudhë shitjet për makinat e reja kanë shënuar rënie, jo vetëm për shkak të rritjes së çmimit të tyre 10 deri 15% më shumë krahasuar me vjet, por edhe për shkak të numrit të reduktuar të prodhimit të tyre për 2022 e ndikuar nga mungesa e pjesëve prodhuese.
Në kahun tjetër kompanitë e shitjes shtojnë se në këtë periudhë po tregtohen më tepër makina të përdorura, edhe te të cilat ka rritje të çmimit, por shtrenjtimi i tyre konsiderohet i fryrë i ndikuar nga mungesa e brandeve të makinave të reja.
Për DPSHTRR rënia e numrit të makinave të reja të regjistruara për herë të parë në 2022 nuk ndikohet nga tendenca botërore e rritjes së çmimeve, por për shkak të vitit pandemik 2020, ku mbyllja e ekonomisë dhe lëvizja e kufizimeve solli që shumë regjistrime të shtyheshin për 2021.
“Po të krahasohemi me 2019 janë rreth 10 mijë mjete më shumë. Periudha mars-qershor ka qenë pothuajse e mbyllur dhe tetor-dhjetor 2020 ishte kulmi i pandemisë në Shqipëri, e prandaj viti 2021 merr më shumë regjistrime të mbartura për 2020”.
Sakaq prej vitit 2021 për makinat që regjistrohen për herë të parë po zbatohet një rregull i ri për kontrollin teknik. Për këto mjete është përcaktuar që kontrolli teknik do të kryehet 3 vite pas regjistrimit.
Deri në dhjetor të 2021 sipas të dhënave të Drejtorisë së shërbimit të Transportit totali i mjeteve aktive ose të çregjistruara përkohësisht ishte 740,669 mjete ku 593,280 janë autovetura. Krahasuar me 2020 numri i autoveturave aktive është 10% më i lartë./MONITOR
Foto ilustruese Kosovës drejt Shqipërisë ka eksportuar mallra vlerë prej 89.8 milionë euro në periudhën jana...
Foto ilustruese TIRANË- Inflacioni i ushqimeve në Shqipëri gjatë korrikut dhe gushtit 2022 ishte 13.9 dhe 14.9%, respektivisht, sipas ...
Buke Shqipëria renditet ndër vendet që kanë para një rritje të lartë të çmimeve të bukës në E...
Foto ilustruese Në fillim të javës së ardhshme, Ministria e Financave do të zhvillojë ankandin e dytë të obligacion...
Foto ilustruese Stoku i detyrimeve të prapambetura ( borxhet e pashlyera për kontrata e pune publike) arritën në fund t&eum...
Durres Durrësi është qyteti me rritjen më të madhe të vizitorëve këtë sezon veror dhe si i tillë i ka dh&...
Tiranë TIRANË- Ndërtimi, lavatriçja e krimit? Në 3 vite u pastruan mbi 1.2 miliardë euro vetëm në Tiranë Par...
Të dhënat Eksportet kanë përshpejtuar sërish rritjen në muajin gusht, të ndihmuara kryesisht nga rritja e çmimeve...
Foto ilustruese Numri i pushuesve në strukturat akomoduese shënoi 13 për qind rritje në muajin korrik. Instituti i Statistikave raporto...
Transporti Transporti urban në kryeqytet vazhdon të mos rimëkëmbet, jo vetëm për shkak të kostove të larta nga shtr...